Connect with Us

Jeton e vishet si i moshuar/ Kush është 20-vjeçari kosovar

Kosova & Rajoni

Jeton e vishet si i moshuar/ Kush është 20-vjeçari kosovar

Publikuar

-

Është vetëm 20 vjeç, por vishet dhe jeton si një i moshuar i kohëve të hershme. Yll Raçi nga Podujeva ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës.

Ylli nuk shoqërohet me moshatarët e tij, por me njerëz të moshës 70-80 vjeçare. Ai nuk del me shokët në kafe, por i fton t`i bashkohen në odën e tij në fshat. Siç shprehet ai, jetën në qytet nuk e pëlqen, ai ka zgjedhur të jetojë si në të kaluarën, e të merret pa përtesë me bagëti, raporton Insajderi.com.

“Mu më pëlqen me qenë çoban, në bjeshkë. Në qytet nuk mbahet as kal e as dhi. Bjeshka e ngre njeriun, vetë natyra”, tha i riu.

LEXO EDHE:  Thaçi: E mirëkuptoj reagimin e Drenicës

Veshjet i gjen nëpër zona ku ende ruajnë traditën e nganjëherë edhe i qep vetë. Ndërsa thotë se kudo që shkon nuk e largon plisin nga koka, shton se këtë e bën për të ruajtur vlerat e kombit shqiptar.

Me veshje të pleqve Ylli ka shkuar edhe në shkollë, aty ku thotë se mori komente të mira nga profesorët.

Ylli, pasi e ka përfunduar shkollën ka nisur një punë interesante. Msitninë (bashkimin) e çifteve. Deri tash thotë se ka bashkuar 30 çifte. Përvec këtij aktiviteti ai merr pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Kosova perfshihet nga shirat dhe stuhite, ne Gjakove edhe bresher

LEXO EDHE:  Zyra per Kosoven ne qeverine e Beogradit, akuzon Edita Tahirin

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Zyra per Kosoven ne qeverine e Beogradit, akuzon Edita Tahirin

LEXO EDHE:  Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi/ Shoqëria civile letër Mogherinit

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE