Connect with Us

Granatë kryebashkiakut të Lushnjes/ Policia vë shpërblim për gjetjen e autorit

Kronika

Granatë kryebashkiakut të Lushnjes/ Policia vë shpërblim për gjetjen e autorit

Publikuar

-

Pas ngjarjes së ndodhur përpara dy ditësh në bashkinë e Lushnjes, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij për shkak të një granate të hedhur nga një 49-vjeçar, janë regjistuar shumë telefonata në sallën operative të policisë, të cilët kanë dhënë informacion për lokalizimin e Gëzim Saraçit, gjë që e ka bërë policinë të marrë një vendim.

Dyshimet më të forta për fshehjen e tij lidhen me qytetin e Beratit, megjithatë, burime bëjnë me dije se ky nuk është qyteti i vetëm ku po kërkohet për Saraçin.

Për kapjen e autorit, policia ka vënë në dispozicion 1 milion lekë, për këdo që në kushtet e anonimatit do të mund të japë informacione të sakta për lokalizimin, gjë që do të sjellë vënien në pranga të ish-shoferit të kryetarit Tushe.

Mëngjesin e datës 31 dhjetor, Gëzim Saraçi hyn në zyrën e ish shefit të tij, ku pas një debati për disa minuta hodhi një granatë dore, duke lënë të plagosur jashtë rrëzikut për jetën, kryetarin Fatos Tushe dhe Erisa Qalliun, e cila kishte hapur derën e zyrës për të parë se çfarë po ndodhte mes tyre.
Në ato moment, pas hedhjes së granatës, Saraçi u largua nga godina e bashkisë, për të humbur më pas gjurmët e për tu shpallur në kërkim nga policia, e cila po heton mbi ngjarjen./CNA.al

I hodhi granatën kryebashkiakut të Lushnjes/ Zbulohet rruga që ndoqi autori për tu arratisur

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas biçikletën në Vlorë/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se në “Pyllin e Sodës” një automjet ka përplasur një biçikletë duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ndalimin e autorëve.

Ndërkaq, një tjetër aksident u regjistrua pak më herët në fshatin Peshkëpi me 5 të palgosur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen copë në Vlorë/ Pesë të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident  i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, ku janë përfshirë tre automjete.

Paraprakisht flitet për pesë persona  të plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësisa e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla/ Arrestohet 22-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë i ndaluari është shtetasi me inicialet XH. A, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë në rrugën e Xhabrahimëve, ku dyshohet se do të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit me inicialet O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me të cilin lëvizte 22-vjeçari.

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë

LEXO EDHE:  Ishin shndërruar në “makthin” e qytetarëve/ Arrestohen dy “skifterët”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE