Connect with Us

Drejtonte biçikletën/ Përplaset për vdekje 40 vjeçarja

Kronika

Drejtonte biçikletën/ Përplaset për vdekje 40 vjeçarja

Publikuar

-

Një grua me biçikletë është përplasur për vdekje ditën e djeshme në zonën e Institutit.

Policia nuk ka dhënë të dhëna për identitetin e viktimës, ndërkohë që është ndaluar drejtuesi i mjetit që kreu aksidentin.

“Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  "Çmendet" 43-vjeçari/ Dhunon ish-gruan dhe djalin e mitur

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” , thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas biçikletën në Vlorë/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se në “Pyllin e Sodës” një automjet ka përplasur një biçikletë duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ndalimin e autorëve.

Ndërkaq, një tjetër aksident u regjistrua pak më herët në fshatin Peshkëpi me 5 të palgosur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen copë në Vlorë/ Pesë të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident  i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, ku janë përfshirë tre automjete.

Paraprakisht flitet për pesë persona  të plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësisa e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla/ Arrestohet 22-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë i ndaluari është shtetasi me inicialet XH. A, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë në rrugën e Xhabrahimëve, ku dyshohet se do të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit me inicialet O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me të cilin lëvizte 22-vjeçari.

LEXO EDHE:  Plani i masave rrugore/ Policia arreston 24 drejtues mjetesh

LEXO EDHE:  Lleshaj takim me Gjendjen Civile dhe policinë/ Për çfarë u diskutua

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE