Connect with Us

Banorët në Thumanë lajmërojnë grevë urie/ 4 kërkesat e PD për qeverinë

Politikë

Banorët në Thumanë lajmërojnë grevë urie/ 4 kërkesat e PD për qeverinë

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas një takimi me banorët e Thumanës, është autorizuar në emër të PD që t’i drejtohet qeverisë për plotësimin e disa kërkesave elementare, me anë të dërgimit të një letre.

Partia Demokratike ka deklaruar se familjet e dëmtuara nga Thumana kanë paralajmëruar grevë urie për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për largimin deri më 3 Janar nga hotelet ku janë strehuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Bardhi ja ka dërguar letrën përkatëse qeverisë dhe bashkisë Krujë, duke listuar 4 kërkesa të banorëve të Thumanës.

Më kryesorja prej tyre, theksohet në deklaratën e PD-së, lidhet me strehimin, pasi bashkia e Krujës, ka vendosur një bonus qeraje vetëm prej 3 mijë lekësh për person, shumë me të cilën nuk mund të gjendet askund një banesë me qera.

4 Kërkesat e Partisë Demokratike për situatën e banorëve të Thumanës pas tërmetit të 26 nëntorit

1- Ofrimin e menjëhershëm të ndihmës shëndetësore për të gjithë banorët që kanë nevojë dhe që ndodhen në strehuar në Hotel Rafaelo.

2- Krijimin e kushteve për strehim të përkohshëm, në kushte normale jetese për këta banorë, gjatë periudhës që nevojitet për sistemimin e tyre në banesat e reja. Deri në përmbushjen e kësaj mase, asnjë banor nuk duhet të detyrohet të dalë jashtë ambientit ku strehohen aktualisht dhe Qeveria duhet të paguajë strehimin e tyre në Hotelin ku ndodhen. Bonusi i qirasë, në vlerën 3 mijë lekë për person, është i pamjaftueshëm për gjetjen e një strehimi nga vetë banorët. Vlera e qirasë është shumë herë më e lartë sesa masa që mbulon bonusi i qirasë. Këshilli Bashkiak i Krujës, duhet të rishikojë menjëherë vlerën e bonusit të qirasë për të gjitha familjet që kanë mundësi të gjejnë banesa me qira, duke bërë kompensimin e vlerës së plotë të qirasë. Ndërkohë që për familjet që janë në pamundësi për ta gjetur vetë banesën me qera, për shkak të gjendjes shëndetësore apo shkaqeve të tjera, të jenë autoritetet lokale që gjejnë dhe sigurojnë strehimin e tyre në kushte normale jetese.

LEXO EDHE:  Profesori i njohur paralajmëron ndryshime në qeveri/ Kush janë ministrat që rrezikohen

3- Dërgimin e përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe lokale, për të informuar banorët e strehuar atje sesi do të veprohet me banesat e tyre, si dhe për t’u ofruar asistencë ligjore për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke shmangur burokracitë e panevojshme dhe kërkesat për dokumentacion jashtë mundësive të qytetarëve. Autoritetet përgjegjëse të sigurojnë banorët për kompensimin e plotë të vlerës së dëmit të pësuar, duke qenë se shumicës prej tyre u janë prishur banesat pa patur mundësi që të marrin gjerat e nevojshme që ndodheshin brenda në banesë. Për pasojë, këta qytetarë kanë humbur gjithçka kishin siguruar gjatë jetës së tyre, me vështirësi dhe mundësi të kufizuara financiare.

4- Ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për të siguruar që asnjë prej banorëve të prekur dhe që përkohësisht është strehuar larg qendrës së punës, të humbasë punën për këtë shkak. Autoritetet lokale duhet të marrin masat për të siguruar transportin e qytetarëve që janë në marrëdhënie pune larg vendit ku strehohen aktualisht, nga vendi i strehimit për në qendrën e tyre të punës.

Partia Demokratike vë në dukje se qeveria dhe autoritetet lokale kanë përgjegjësi ligjore për t’u paraqitur banorëve të prekur nga tërmeti një plan të plotë masash.

“Askush prej banorëve nuk kërkon nga Qeveria apo Bashkia as bamirësi dhe as përfitime të padrejta për shkak të situatës“,- thuhet mes të tjerash në letrën që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i dërgoi qeverisë dhe bashkisë së Krujës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta pret ministrin e jashtëm turk/ Shqipëria dhe Turqia, potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”, u shpreh Presidenti Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti zbulon pazaret/ Pse mazhoranca ka frikë ta shkarkojë Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, teksa mbati fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka frikë të shkarkojë Ilir Metën dhe se ata po “flirtojnë”, ashtu siç kanë bërë dhe më herët për të ndarë pazaret e pushtetit.

“Mazhoranca pretendon që Ilir Meta ka shkelur kushtetutën por nuk ka guximin ta shkarkojë dhe ta shpie për gjykim shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuse sepse mazhoranca po flirton me Ilri Metën.

Mos kujtoni se janë ndryshe. Edi Rama është njësoj si Ilir Meta, siç kanë qenë në 2003 dhe 2005 kur deshën të mundnin Fatos Nanon, siç kanë qenë në 2007 për të ndarë pazaret e bashkisë, siç u bënë në 2013 duke harruar 21 janarin dhe siç ishin në 2015 për të ndarë  pushtetet. Janë të dy njësoj dhe sot duke qenë se Edi Rama nuk është këtu dhe gjithmonë Edi Rama nuk është këtu, sot të paktën numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka për detyrë ti shpjegojë shqiptarëve përse po e sjellin këtë ligj në këtë parlament.

LEXO EDHE:  Rama tërheq kandidatin/Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike

LEXO EDHE:  Profesori i njohur paralajmëron ndryshime në qeveri/ Kush janë ministrat që rrezikohen

A ka shkelur Ilir Meta kushtetutën apo jo! Nëse Ilir Meta ka shkelur kushtetutë ju keni detyrë ta sillni këtë ligj në Parlament duke shkarkuar Ilir Metën, duke e shpënë para gjykimit.

Nëse ju nuk shkarkoni Ilir Metën, i bie që Ilir Meta nuk ka shkelur kushtetutën dhe rrjedhimisht ju po bëni një ligj për ti vjedhur kompetencat Ilir Metës sepse nuk keni guximin ta shkarkoni atë.

Zoti Balla unë ju ftoj ti shpjegoni shqiptarëve pse keni frikë të merrni vendimin për Ilir Metën.” theksoi Përmeti me tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me armë në Shkodër/ PD ngre alarmin: Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ulqinaku ngre alarmin teksa thotë se jeta e shkodranëve po kërcënohet çdo ditë.
Sipas Ulqinakut, kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

“Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm”, shkruan Ulqinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE