Connect with Us

“Ballkani, i paaftë për përballimin e tërmeteve”/ NYT: Mësime nga tërmeti shqiptar

Lajme

“Ballkani, i paaftë për përballimin e tërmeteve”/ NYT: Mësime nga tërmeti shqiptar

Publikuar

-

Ekspertët besojnë se vendet e Gadishullit Ballkanik nuk janë të përgatitur mjaftueshëm për tërmete të shkallës së lartë, sipas një artikulli të New York Times me titull “Mësime nga Tërmeti shqiptar: Ballkani nuk është i gatshëm për një tërmet të madh”.

Duket se rasti i tërmetit tragjik të Shqipërisë e ka ndihmuar studimin e përkatës për të dalë në konkluzionin se vendet e ballkanit nuk janë të parapërgatitura për të përballuar fatkeqësi të tilla natyrore që shkaktojnë dëme të mëdha.

Autoritetet e Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit e kanë të pamundur arrijnë parandalimin e rreziqeve që vijnë kryesisht nga banesat dhe pallatet e vjetra si edhe nga ndërtimi i dobët në përgjithësi, gjë që vë në rrezik miliona njerëz, pasi këto ndërtesa për të cilat askush nuk përkudjeset mund të shemben lehtë me rastin e një tërmeti.

Sipas ekspertëve, autoritetet e vendeve të Ballkanit inkurajuan bumin e ndërtimeve në vitet 1990, gjatë kalimit nga komunizmi në kapitalizëm, ku standardet e sigurisë shpesh janë ndryshuar për të përfituar më shpejt e më shumë, gjë që ka vijuar edhe përgjatë viteve në vijim me disa shtete.

E përditshmja amerikane kujton tërmetin e fundit me madhësi 6.4 në Shqipëri, i cili vrau më shumë se 50 njerëz në 26 nëntor të vitit të shkuar.

“Ndërtimi shpesh kompromentohet nga korrupsioni, një model i përsëritur në të gjithë Shqipërinë, një komb i vogël ballkanik. Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë. Ndërsa tronditja bie, tragjedia ofron një paralajmërim të zymtë për një rajon që është shkatërruar nga tërmetet shumë më të fuqishme në të kaluarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër të madh”, shkruan The New York Times.

LEXO EDHE:  Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Avramopulos thirrje liderëve të BE: Rishqyrtoni vendimin

Në artikull shkruhet se duke udhëtuar nëpër zonat më të goditura pas tërmetit të fundit në Shqipëri, shkalla e sfidës ishte e dukshme. Tërmeti i kishte bërë godinat e ndërtuara dobët edhe më të rrezikuara, duke ekspozuar dhjetëra mijëra të tjera në rrezik të mundshëm në të ardhmen.

“Vendi nuk ka mjaftueshëm inxhinierë dhe ekspertë për të vlerësuar të gjitha pronat që janë dëmtuar dhe madje edhe kur rreziku dihet, kostoja e kryerjes së riparimeve të nevojshme është shpesh e pamundur në një nga vendet më të varfëra të Evropës”, shkruan New York Times.

Tërmete të tillë të fuqishëm kanë ndodhur më parë në Maqedoni, Bullgari dhe Rumani, kryeqyteti i të cilit ende sheh rrathë të kuq në qindra ndërtesa që janë të rrezikuara në rast tërmeti.

Toka në rajonin bregdetar është akoma duke u formuar gjë që e bën atë zonë të ndjeshme nga tërmetet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Shmanget tragjedia e mëtejshme/ ISHTI largon 6 depozita gazi nga hotelet e shembura në Durrës

LEXO EDHE:  Emri-Foto/Kush është "i forti" që dhunoi deputetët në Kuvend

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE