Connect with Us

Aksidenti me dy viktima te “Xhamlliku”/ Policia jep detaje

Kronika

Aksidenti me dy viktima te “Xhamlliku”/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Policia jep detaje për aksidentin e para disa minutave në Tiranë, ku humbën jetën dy kalimtarë, konkretisht burrë e grua.

Blutë bëjnë me dije se dy makinat me drejtues shtetasit me iniciale E.L. dhe E.M.  u përplasën në rrugën “Xhanfize Keko” për shkaqe që ende nuk janë bërë me dije.

“Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Ndërkohë blutë ndodhen në vendngjarje, ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me armë dhe para pranë selisë së PS-së/ Çfarë tha Vladimir Gjuta pas arrestimit

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur deklarata e Vladimir Gjutës dhënë pas arrestimit, teksa u prangos në afërsi të selisë se PS-së.

Gjuta ka treguar që armën dhe një dorezë hekuri i kishte me vete për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje raporton Toip Channel.

“Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë është shprehur Gjuta”, tha zyrtari i policisë për gazetaren Anila Hoxha.

Më tej Gjuta ka deklaruar “lekët janë të miat dhe të familjes dhe unë gjendesha aty për t’i thyer në dollarë pasi kështu e kishim lënë me familjarët dhe me babanë”.

Në total Gjutës iu sekuestruan 121 mijë euro, 27 mijë dollarë amerikanë, 22 mijë paund dhe 664 mijë lekë, ku përfshihen edhe shumat që ju gjetën në banesë.

Vladimir Gjuta pritet të dalë për masë sigurie për tre vepra dhe konkretisht për pastrim të parave, armëmbajtje pa leje, mbajtje e armëve të ftohta (doreza). Pistoleta dhe 23 fishekët tha një burim i laboratorit të kriminalistikës janë dërguar për ekspertim balistik për të saktësuar nëse ishte apo jo kjo armë në gjendje të rregullt./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas biçikletën në Vlorë/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se në “Pyllin e Sodës” një automjet ka përplasur një biçikletë duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ndalimin e autorëve.

Ndërkaq, një tjetër aksident u regjistrua pak më herët në fshatin Peshkëpi,ku rezultojnë të palgosur pesë persona./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen copë në Vlorë/ Pesë të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident  i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, ku janë përfshirë tre automjete.

Paraprakisht flitet për pesë persona  të plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësisa e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE