Connect with Us

10 vendet me ushqimet më të mira në botë

Lajme

10 vendet me ushqimet më të mira në botë

Publikuar

-

Shumë shtete të botës identifikohen nga gatimet tradicionale shumë të shijshme dhe vendin e parë  e zë si gjithmonë Italia, duke u pasuar nga Kina, Franca, Spanja dhe disa shtete të tjera. Por le t’i prekim pak nga afër 10 shtetet me ushqimin më të mirë në botë.

Italia

Italia është shteti kryesues për ushqimin më të mirë në botë me picat dhe pastat e mrekullueshme. Ushqimi italian ka skllavëruar me shijen të gjithë globin për shekuj me radhë. Nga rizotto me djathë deri tek mishi i freskët i skuqur, kuzhina italiane është një përmbledhje e ushqimit të shijshëm.

Shumë njerëz e kanë mirëpritur atë në shtëpitë e tyre, veçanërisht kuzhinierët e rinj. Ndër ushqimet më të preferuara rendisim: Ragu alla bolognaese (spageti bolonjez), pica, kafja, kryesisht kapuçinoja dhe djathi mozzarella.

Kina

Kina është një tjetër shtet kampion përsa i përket ushqimit. Kina është vendi ku mund të shkosh për të ngrënë një ushqim të mrekullueshëm që mund t’ju mbetet në mendje gjatë gjithë jetës. Kuzhinat rajonale të Kinës janë kaq të larmishme, sa është e vështirë të besosh se janë nga i njëjti komb. Ndër ushqimet më të veçanta mund të rendisim: Mishin e derrit të ëmbël dhe të thartë, derri i pjekur dhe rosë Peking, xiaolongbao dhe supa e bishtit të peshkaqenit.

Francë

Të gjithë ata që besojnë në rëndësinë e ushqimit të mirë, duhet të shkojnë me patjetër në Francë.  Kombinimi i verërave dhe djathrave është i mrekullueshëm në të gjithë vendin. Francezët njihet për: Escargot, makaronat, baguettet apo foie gras (rosat e pjekura).

Spanja

Po ashtu edhe Spanja është një nga vendet kampion për ushqimin e shijshëm. Nga frutat e Detit Mesdhe deri tek plaçkat e Pirenejve, nga shënimet e shafranit dhe qimnonit të Maurëve e deri te eksperimentet e çmendura të Ferran Adria, ushqimi spanjoll është i përjetshëm por avangard. Spanja njihet për ushqimet tepër të shijshme ku përfshihen: Jamon Iberico, churros dhe gazpacho.

Japonia

Ky shtet njihet për ushqimin tradicional që e ka huazuar e gjithë bota, sushit. Kur përmendim këtë ushqim, shumë prej nehs mund ta marrin  me mend mjeshtërinë që kinezët ushtrojnë në gatim. Japonia kryesisht njihet pëë supën Miso, sushin dhe sashimin, tempurën dhe fugun.

India

Kur një kuzhinë përdor erëza në një bollëk të gjithë mbeten pa fjalë. Në Indi nuk ka rregulla për përdorimin e erëzave për sa kohë që rezulton në diçka të shijshme. E njëjta erëz mund të shtojë gjallëri në pjata të këndshme dhe të ëmbla. Dhe, çdo vend që arrin të bëjë të veçantë shijen ushqimore, sigurisht që meriton një lloj çmimi Nobel. Ndër ushqimet më të preferuara mund të rendisim: Dal (thjerrëza të ziera), dosa, chai apo pulën Balti.

LEXO EDHE:  Art me njerëz të vegjël dhe ushqime

Greqia

Greqia, ky vend i Ballkanit Perëndimor, nuk kishte mundësi të renditet në shtetet me ushqimin më të mirë, duke pasur parasysh ullinjtë, djathin, sallatërat apo mishërat e pjekur. Vaji i ullirit është ajo që ndikon jo vetëm në eksportin e madh, por edhe në mënyrën se si njerëzit nëpër botë mendojnë për ushqimin dhe të ushqyerin shëndetshëm. Teksa bëjmë një përmbledhje të ushqimeve më të shijshme, nuk mund të lëmë pa përmendur spanakopitan, gyros apo lachanorizon.

Tajlanda

Me ndikime nga Kina, Malajzia, Indonezia dhe një traditë e kuzhinës mbretërore, kuzhina Thai është më e mira e shumë botëve. Krahas ushqimit të shijshëm, Tajlanda njihet edhe për mikpritjen. Dielli, plazhi, shërbimi me një buzëqeshje, kjo është jeta e mirë. Ndër ushqimet më të preferuara në Tajlandë rendisim: Tom yam kung, Curry Massaman, Som tam dhe Pla som.

Meksika

Nëse do t’ju lejonin të hani ushqimin e vetëm një vendi pjesën tjetër të jetës tuaj, do të ishte e zgjuar ta bëni atë Meksikë. Kuzhina e vendit ka pak nga të gjitha dhe nuk do të mërziteni kurrë.

Në mesin e enchiladas, tacos apo helados do të gjeni edhe sallatërat greke apo disa nga më të mirat e ushqimit indian dhe ushqimit Thai. Në një menu do të gjeni me siguri ushqimet si: Mole (salcë e lashtë), tacos al pastor, tamales dhe tostadas.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA renditet e 10-ta në listën e vendeve me ushqimet më të mira dhe kjo për shkak të shumicës së ushqimeve të huazuara nga e gjithë bota. Kritikët kanë vlerësuar se ushqimet tradicionale të SHBA nuk duhen anashkaluar, duke përmendur këtu karavidhet prej molusku, byrekët me limon dhe sallatën Cobb. Gjithashtu nuk mund të lemë pa përmendur cheeseburgerin, cookie-t me çokollat apo ushqimet e KFC./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Fakte që (mbase) nuk i dinit për disa ushqime

LEXO EDHE:  Art me njerëz të vegjël dhe ushqime

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE