LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarret masive në Australi/ Humbin jetën 7 persona

1 Janar 2020, 13:23, Kosova & Bota CNA
Zjarret masive në Australi/ Humbin jetën 7 persona

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga zjarret në Australi që nga 30 dhjetori.
Zjarret masive që përfshinë vendin këtë javë kanë shkrumbuar 200 shtëpi.

Zjarret e mëdha kanë djegur më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi.
Një rrugë e madhe që ka qenë e mbyllur në qytetin e Viktorias, u rihap për dy orë më 1 janar, në mënyrë që njerëzit të largoheshin nga vatrat e zjarrit.

Por, megjithatë shumë njerëz mbeten të bllokuar në zona të goditura nga zjarri. Në një qytet, policia dërgoi 1.6 ton ujë të pijshëm me anije.

Komisioneri i Emergjencës në Viktoria, Andreë Crisp tha se ?anijet e policisë po lundronin nga Melburni për të dërguar ushqim, ujë dhe 30.000 litra karburant, në zonat e prekura nga zjarret?./CNA.al

Lajmet e fundit nga