Connect with Us

Zbulohet misteri i Nilit, lumit 30 milion vjeçar

Bota

Zbulohet misteri i Nilit, lumit 30 milion vjeçar

Publikuar

-

Lumi Nil, i konsideruar nga egjiptianët e lashtë si burimi i jetës, është rreth 30 milion vjet i vjetër dhe gati gjashtë herë më i gjatë nga sa kishin menduar shkencëtarët, sipas studimeve të reja.

Nili ka ndjekur një kurs veriperëndimor me rrjedhën e tij dhe ka bërë pjellore luginat e Afrikësverilindore për miliona vjet, ndërsa ka luajtur një rol vendimtar në rrjedhën e qytetërimit njerëzor. Shkencëtarët, në një studim të ri, vlerësojnë se përveç moshës së tij shumë më të vjetër, Nili, nëse manteli i tij nuk do të ndikohej nga morfologjia dhe lëvizja e shkëmbinjve në thellësitë e Tokës, do të ishte kthyer në perëndim me kohë, diçka që ndoshta do të ndryshonte rrjedhën e historisë egjiptiane (dhe jo vetëm).

Rrjedha e qëndrueshme e lumit me kalimin e kohës ka qenë gjithmonë një mister gjeologjik, pasi lumenjtë e gjatë zakonisht lëvizin gradualisht dhe ndryshojnë rrjedhën. Studiuesit nga SHBA, Italia dhe Izraeli, të udhëhequr nga profesori Claudio Fachena i Universitetit të Romës, i cili edhe botoi studimin në revistën Geoscience Nature, hodhën dritë mbi këtë mister, duke lidhur lëvizjen shumë të ngadaltë të Nilit, me mantelin e nëndheshëm poshtë ujit.

Topografia e nëntokës nga malësitë e Etiopisë deri në Deltën e Mesdheut krijon një pjerrësi specifike që e ka mbajtur Nilin në të njëjtin shtrat për miliona vjet. Shkencëtarët kanë i verifikuar zbulimet e tyre me stimulime kompjuterike që kanë rindërtuar 40 milion vjet aktivitet tektonik në rajonin e Nilit.

LEXO EDHE:  Breshkë me dy koka

Studiuesit synojnë të përdorin metodën e re për të datuar lumenjtë e tjerë të mëdhenj, të tillë si Yangtze në Kinë dhe Kongo në Afrikë./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Foto/ Kina hap dyert për festivalin e akullit

LEXO EDHE:  Falsifikuan të dhënat e vaksinave/ Drejtori dhe 15 zyrtarë të kompanisë në pranga

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Presidenti Obama nis viziten ne Afrike

LEXO EDHE:  Breshkë me dy koka

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE