Connect with Us

Zbulimi mbresëlënës/ Njeriu mund të jetojë vetëm me njërën hemisferë

Lajme

Zbulimi mbresëlënës/ Njeriu mund të jetojë vetëm me njërën hemisferë

Publikuar

-

Heqja totale e një hemisfere të trurit është një praktikë mjekësore e zhvilluar në vitet 1920 si një kurë për neoplazmat malinje në këtë organ. Suksesi i kësaj praktike te fëmijët që vuanin nga keqformime ose dëmtim të trurit brenda njërës prej hemisferave, befasuan edhe shkencëtarët bashkëkohorë. Pasi dolën nga salla e operimit, fëmijët ecnin, bisedonin, lexonin dhe përfundonin aktivitetet e tyre të përditshme normalisht. Rreth 20% e pacientëve që i nënshtroheshin procedurës ishin në gjendje të punonin në moshë madhore si të rriturit e tjerë.

Hulumtimet e publikuara në revistën “Cell Reports” sugjerojnë se suksesi tek pacientët që shërohen mirë pas operacionit, vjen falë një riorganizimi radikal të gjysmës së mbetur të trurit.

Siç është vërejtur nga Ralph Antolfs, një neurolog konjitiv në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, kur pacientët iu nënshtruan rezonancës magnetike, mjekët fillimisht menduan se këto “gjysma” të trurit nuk do të funksiononin.

“Nëse merrni ndonjë sistem tjetër organi që është i përbërë nga dy pjesë, funksioni i të cilit është i ndërvarur, siç është zemra, dhe heq gjysmën e tij, atëherë ai me siguri nuk do të funksionojë më” shpjegon Dr. Adolfs.

Shumica e funksioneve të trurit përdorin të dy hemisferat, por studiuesit zbuluan se megjithëse sinapset mbetën të njëjta tek njerëzit me vetëm një hemisferë cerebrale, rajone të ndryshme ishin përgjegjëse për përpunimin e informacionit të tyre estetik, vizual dhe njohës. Vëmendja dhe sinjalet sociale i përforcuan lidhjet ekzistuese, duke komunikuar më shpesh sesa në një tru normal, duke rikthyer kështu funksionin e tij. Zbulimet e studimit janë jashtëzakonisht inkurajuese për studiuesit por edhe për familjet e pacientëve që përpiqen të kuptojnë se si truri përshtatet dhe funksionon pas heqjes së një hemisfere.

LEXO EDHE:  Has/ 32-vjeçari braktis makinën me kanabis

Sigurisht, operacioni tetë-orësh për heqjen e një hemisferë cerebrale, e kryer në mënyrë ideale në fëmijë shumë të vegjël, paraqet rreziqe. Heqja e indeve të trurit duhet të bëhet gradualisht dhe me shumë kujdes. Nëse disa fibra vazhdojnë të jenë aktive, ato mund të shkaktojnë komplikime të reja, duke ndikuar negativisht në hemisferën e shëndetshme.

Ekziston gjithashtu një rrezik i migrenave të vazhdueshme ose i grumbullimit të lëngjeve në tru. Pas operacionit, fëmijët zakonisht bëhen dukshëm më të dobët në fytyrë dhe në gjymtyrë. Ata mund të humbasin aftësinë për të njohur origjinën e një tingulli. Gjithashtu, në pjesën dërrmuese të rasteve, ato pjesë të trurit që ishin dëmtuar në njërën hemisferë, kishin ndikuar ndjeshëm edhe pjesën tjetër, duke e bërë situatën të pashpresë./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Has/ 32-vjeçari braktis makinën me kanabis

LEXO EDHE:  Njeriu i njeh tingujt familjarë brenda 100 nanosekondash

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE