Connect with Us

Tek politikanët e sotëm evropianë, dominion kulti i individit

Blog

Tek politikanët e sotëm evropianë, dominion kulti i individit

Publikuar

-

Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”

* Mesazhi është njeriu. Nga shumë leksione mbi politikën bashkëkohore evropiane, që mund të nxirren nga fitorja e jashtëzakonshme e Boris Xhonsonit javën e kaluar, më e rëndësishmja mund të jetë njëherazi edhe më e dukshmja:kulti i individit.

Ndonëse fushata zgjedhore, la pak dyshime se përçarja mbi Brexit në Mbretërinë e Bashkuar është ende e madhe, gjëja e vetme për të cilën duket se bien dakord britanikët, është se shumica e pëlqejnë Xhonsonin. Sondazhet gjatë fushatës, treguan në vijimësi se kryeministri pëlqehej më shumë sesa lideri laburist, Xheremi Korbin.

Natyrisht, pëlqyeshmëria ka qenë gjithnjë një faktor në zgjedhjet që bëjnë votuesit. Por në të kaluarën, politikanët karizmatikë të Evropës (të paktën ata demokratë), ishin para së gjithash përfaqësues të një ideali, të një programi politik, dhe mbi të gjitha të një partie që kishte të njëjtën mendësi me ta.

Strategjia e Partisë Konservatore të Xhonsonit, ka qenë e thjeshtë. Pra ata mbështetën më shumë se tek një çështje të vetme, qoftë kjo Brexit apo kundërshtimi i emigracionit. Kujtoni pak Margaret Theçërin, Fransua Miteranin, Helmut Kolin apo Vili Brandin.

Në peizazhin e sotëm politik, ku ideologjia dhe parimi janë zëvendësuar nga pragmatizmi dhe një oportunizëm shpesh i pacipë, partitë politike shërbejnë shpesh si pak më shumë sesa një lloj ambalazhi për personalitetet e mëdha që i udhëheqin ato.

Kujtoni pak Xhonsonin, që shkruajti dy versione shkrimesh në rubrikën e tij periodike në gazetën “The Telegraph” në vitin 2016, duke shpallur pozicionin e tij mbi Brexit – një pro, dhe një kundra – ndërsa po përgatiste ngjitjen e tij në pushtet. Ose shihni “lëvizjen” e fortë të Emanuel Makron, të quajtur fillimisht “En Marche”, me inicialet që përputhen me liderin francez.

Parësia e personalitetit mbi ideologjinë, reflektohet sot edhe në gjuhën e përdorur. Këta lloj liderësh politikë, ndajnë edhe një cilësi tjetër:të qënit të pamëshirshëm. Kanë ikur kohët e “Zonjës së Hekurt”, një përcaktor vlerësues mbi atë që shumë e kuptuan si qartësinë e qëllimeve dhe vendosmërinë për t’i arritur ato nga ana e zonjës Theçër.

Yjet e rinj të politikës evropiane, duken sot më shumë si anëtarët e një grupi të ri muzikor, me pseudonime gazmore si “BoJo” (Xhonson), “Basti” (udhëheqësi konservator austriak Sebastian Kurc), “Manu” (Makron) ose “Il Capitano’ (Mateo Salvini) , udhëheqës i Legës së ekstremit të djathtë në Itali).

Ajo që ka sjellë ngjitjen në pushtet të figurave të tilla, është rënia institucionale e partive të vjetra politike të Evropës, thotë Jozef Janing, një analist i vjetër politik gjerman. Dështimi i partive kryesore, për të adresuar si duhet shqetësimet e votuesve mbi çështje të tilla si globalizimi, teknologjia dhe emigracioni, krijoi të çara, dhe politikanët e rinj e shfrytëzuan me shpejtësi situatën.

Ata e prezatuan veten si ikonathyes të gatshëm të shkatërrojnë statuskuonë, qoftë nga strukturat ekzistuese të establishmentit, si Xhonson dhe Kurc; apo nga jashtë, si Makron, që e braktisi Partinë Socialiste franceze për të krijuar lëvizjen e tij, dhe Salvini në Itali, që e ka riformatuar Legën në një parti kombëtare.

Nga frika e harresës politike, ish-kryeministri italian Mateo Renci u largua nga Partia Demokratike e qendrës së majtë këtë vjeshtë, për të themeluar një lëvizje të re me emrin tërheqës “Italia Viva”. “Ata kanë që të gjithë rebelin brenda vetes së tyre”- thotë Janning. Çështja është se ku do të çojë politika e orientuar nga personaliteti i liderëve.

LEXO EDHE:  Gënjeshtrat e mohuesve/ Ja sa është numri real i asimptomatikëve me Covid-19

“Ata mund të jenë si fishekzjarret, që shpërthejnë befas plot ndriçim dhe pastaj fiken”- tha Robin Niblet, drejtori i think-tankut londinez “Chatham House”. Megjithëse Evropa e pasluftës ka parë ngjitjen në pushtet të politikanëve me një përzierje tiparesh bombastike (si për shembull Silvio Berluskoni), nuk ka pasur kurrë më parë një përqendrim të tillë të tyre, sidomos në demokracitë e pjekura të Evropës perëndimore.

Disa vëzhgues druhen se nëse establishmenti i vjetër tashmë i rrënuar, nuk zëvendësohet me diçka të re, peizazhi politik i Evropës mund të bëhet shumë i ngjashëm me atë të Amerikës Latine:i dominuar nga politikanë populistë, të korruptuar, angazhimi i të cilëve ndaj demokracisë është në rastin më të mirë sa për sy e faqe.

Ky fenomen po ndodh tashmë në pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore, nga Hungaria e Viktor Orban, me “demokracinë e tij joliberale”, deri në Republikën Çeke, Bullgari dhe Rumani.

Gjermania, nën syrin vigjilent të Angela Merkelit, mund të duket se është e imunizuar ndaj sipërfaqësisë së politikës së kultit të inividit. Në fakt, Merkel lavdërohet shpesh jashtë vendit si një lloj “kundërhelmi” ndaj arrogancës që e ka kapluar sot politikën evropiane.

Por një analizë më e imtësishme zbulon se liderja gjermane, nuk personifikon thjesht epokën e politikës së kultit të personalitetit në Evropë, por ajo e ka nisur e para atë. Asnjë vend evropian nuk është më i ndërvarur nga lideri i tyre sesa Gjermania, pas 14 viteve të udhëheqjes së Merkel.

Merkel e ka kultivuar që në fillim me kujdes personalitetin e saj publik.

Në dallim nga Italia apo Britania e Madhe, ku votuesit e vlerësojnë disi arrogancën e politikanëve të tyre, gjermanët presin që lideri i tyre të jetë i kthjellët dhe modest, cilësi që Merkeli i ka ngritur në kult. Ashtu si homologët e saj meshkuj, Merkel nuk është vlerësuar kurrë mbi baza ideologjike.

Në vitin 2003, kur ishte ende në opozitë, dhe Gjermania shihej si “e sëmura e Evropës”, ajo bëri thirrje për një serë reformash radikale, të orientuara nga tregu “neoliberal’ ekonomik. Kur idetë e saj nuk u pritën mirë nga publiku, ajo i braktisi ato.

Në vitin 2009, ajo shpalli synimin e saj për të zgjatur përdorimin e e centraleve bërthamore në vend. Por nga frika e një reagimi publik pas katastrofës së Fukushimas në Japoni, ajo ndryshoi menjëherë kurs, dhe e përshpejtoi tërheqjen e Gjermanisë nga energjia atomike.

Përkundër një sërë humbjesh zgjedhore për demokristianët, Merkel mbetet politikania më e njohur e vendit, dhe e vetmja që besohet më shumë nga publiku. Ndërsa pjesa tjetër e Evropës dhe bota po bëhet gjithnjë e më shumë e çoroditur, gjermanët ngushëllohen kur e dinë se ”Mutti”, ose mamaja siç e quajnë Merkelin, është ende në krye të vendit.

Ironia është se joshja universale ndaj Merkelit, të cilën ajo e ka arritur duke mjegulluar kufijtë politikë tradicionalë në politikën gjermane, ka kontribuar në rënien e partive tradicionale të vendit, përfshirë edhe partinë së saj. Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë, po fitojnë terren me sloganet e tyre kundër emigracionit, ndërsa të Gjelbrit, po kapitalizojnë frikën nga ndryshimet klimatike./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Marija Oktiabrskaja, gruaja që shiti gjithçka për të blerë një tank/ Mori hak për burrin e saj të vrarë në luftë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët po përdornin taktikat e tyre të Blitzkrieg-ut(Luftës Rrufe)për të pushtuar qytet pas qyteti, sovjetikët po pësonin humbje

të mëdha jo vetëm për shkak të mungesës së burimeve, për t’u mbrojtur përballë trupave të blinduara të armikut, por edhe për shkak të moralit të ulët. Shumë burra sovjetikë kishin rënë në fushën e betejës, duke bërë që shumë gra të mbeten të veja. Por disa histori dashurie nuk përfunduan këtu.

Dashuri dhe luftë

Historia në fjalë nisi në Gadishullin e Krimesë, në një zonë të ashpër lufte sa i përket numrit e betejave që u zhvilluan atje. Një gjë ishte e sigurt:banorët e Krimesë nuk donin që të humbnin shtëpitë e tyre, ndaj organizuan një rezistencë të fortë përballë ushtarëve gjermanë.

Përkundër të gjitha përpjekjeve, gjermanët ishin më superiorë,ndaj shumica e ushtarëve rusë mbetën të vdekur në fushën e betejës. Por humbja e një njeriut të zemrës,kishte zgjuar zemërimin dhe urrejtjen e madhe për gjermanët tek një grua ne veçanti.

Marija Oktiabrskaja, ishte bashkëshortja e njërit prej ushtarëve që kishte vdekur në frontin e Krimesë në vjeshtën e vitit 1941. Marija ndjeu një dhimbje aq të madhe nga humbja që pësoi, saqë ajo e shiti të gjithë pronën e saj, për të porositur blerjen enjë tanku model T-34, dhe për t’ia dhuruar më pas ushtrisë sovjetike me disa kushte të caktuara.

Kushti i parë ishte që tankut t’i vendosej emri “E dashura e luftëtarit”, dhe i dyti që të ishte ajo që ta ngiste tankun gjatë luftimeve. Kjo kërkesë iu dërgua vetë udhëheqësit të vendit Josif Stalinit,e shoqëruar me një çek prej 50.000 rublash,aq sa ishte edhe kostoja e ndërtimit të një tanku të madhësisë mesatare të modelit T-34.

Diktatori ishte shumë krenar kur pa që një civil, donte jo vetëm të luftonte për vendin, por edhe t’i blinte vetë armët që do të përdorte në luftë. Kërkesa e saj u pranua menjëherë. Marija nuk ishte inxhiniere mekanike, por ajo kishte fituar shumë njohuri nga bashkëshorti i ndjerë,jo vetëm për aspektet teknike dhe mekanike të tankeve, por edhe kishte kryer disa trajnime ushtarake bazë.

Një luftëtare e lindur

Marija Oktiabrskaja lindi më 16 gusht 1905, dhe vinte nga një familje e varfër me 10 fëmijë në Krime të Ukrainës. Në fillim ajo punoi në një fabrikë konservimi, dhe më pas si operatore telefonike. Në vitin 1925, ajo u martua me një oficer të ushtrisë sovjetike, që e nxiti atë të kishte shumë interes mbi çështjet ushtarake.

LEXO EDHE:  Miratohen përfundimet për zgjerimin e BE, kuadri negociues mbetet për vitin tjetër

LEXO EDHE:  A ka jetë në Mars?



Më vonë, falë nxitjes edhe të bashkëshortit ajo nisi punë si infermiere në ushtri. Për këtë arsye, iu kërkua t’i nënshtrohej një trajnimi ushtarak bazë. Por bashkëshorti e kishte mësuar sesi të ngiste një tank, dhe madje se si të gjuante me të.

Me regjimin komunist në fuqi, shumë gra të ushtarëve dhe oficerëve sovjetikë, u detyruan t’i bashkoheshin shërbimit ushtarak si infermiere ose në departamente të tjera. Vetëm pas luftës gratë u lejuan të rekrutoheshin si ushtare, për shkak të mungesave të mëdha që kishte shkaktuar lufta.

Skuadrilja ushtarake ku ajo ishte caktuar, nuk ishte e sigurt nëse kjo grua ishte gati për t’u angazhuar në Frontin Lindor. Gjithsesi, ajo u kishte treguar atyre disa nga aftësitë e saj ushtarake të mësuara nga bashkëshorti i saj.

Meqenëse ishte larguar nga shtëpia për të luftuar në front me synimin kryesor hakmarrjen për burrin e saj, ajo ishte akoma shumë e pikëlluar, ndjenjë që iu shndërrua në zemërim. Marija u tregua jo vetëm një ushtare e aftë, por edhe një mekanike shumë e zonja.

Në betejën e saj të parë, tanku i saj u godit nga një predhë blind-shpues, që i dëmtoi motorin dhe sistemin hidraulik. Ajo doli nga tanku në mesin e një përleshje për ta rregulluar atë. Pasi e rregulloi, vazhdoi përpara duke gjuajtur sërish.

Marija Oktiabrskaja luftoi për një vit, dhe divizioni i saj arriti që t’i sprapsë gjermanët në Hungari. Me hyrjen e njësisë së saj në Hungari pasoi një betejë e ashpër, ku ajo pësoi disa plagë serioze nga një predhë mortaje që e goditi gjatë kohës që ishte jashtë tankut, për ta rregulluar nga një tjetër dëmtim që kishte pësuar.

Marija u promovua në gradën e rreshteres për trimërinë dhe aftësitë e treguar në beteja.

Në vitin 1944, në moshën 38 vjeçare, ajo vdiq për shkak të plagëve të marra. Pas vdekjes u shpall Heroinë e Bashkimit Sovjetik, që ishte në atë kohë medalja më e lartë për trimërinë e treguar në luftë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Tmerret e “Revolucionit Kulturor”/ Kur Garda e Kuqe e Mao Ce Dunit shtronte bankete me mishin e kundërshtarëve politikë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugore, është sot një zonë relativisht e qetë e vendit komunist, e karakterizuar nga fushat e mëdha të fermave bujqësore dhe qytetet e vogla të zhurmshme.

Asgjë që ekziston sot atje, nuk tregon ndonjë shenjë të tmerreve të përjetuara gjatë viteve 1960, në kulmin e Revolucionit Kulturor të drejtuar nga Mao Ce Duni, kur Gardistët e Kuq i nënshtruan kundërshtarët e tyre në nivele makabre poshtërimi dhe dhune.

Por shkalla e atij terrori do të kishte mbetur e panjohur, po të mos ishte për dëshmitë e një shkrimtari kinez në fillim të viteve 1990, që zbuloi nivelet e pashembullta të mizorisë, shthurjes morale, madje edhe kanibalizmit gjatë asaj që ka hyrë në histori si Masakra e Guangxi.

Në vitin 1958, udhëheqësi kinez Mao Ce Dun nisi zbatimin e të ashtuquajturit Hapi i Madh Përpara, një fushatë e konceptuar shumë keq për të transformuar vendin e varfër në një fuqi të madhe industriale. Rezultatet ishin katastrofike:mbi 50 milionë njerëz vdiqën gjatë Zisë së Madhe të Bukës që e pasoi atë reformë, dhe dhjetëra e mijëra të tjerë humbën jetën në një seri fatkeqësish të lidhura me të.

Mao u detyrua ta pranonte hapur dështimin e tij në vitin 1962 dhe të largohej nga drejtimi i qeverisë, por ai e mbajti udhëheqjen e Partisë Komuniste. Ndërkohë udhëheqësi i poshtëruar nga dështimet filloi të planifikonte hakmarrjen e tij.

Ai e bëri këtë më 16 maj 1966, kur akuzoi publikisht disa udhëheqës të rangut të lartë se ishin “revizionistë kundër-revolucionarë”, që po komplotonin për të sabotuar nga brenda Partinë Komuniste. Menjëherë pas atij fjalimi, Mao dha bekimin e tij për formimin e Gardës së Kuqe, një grup studentësh militantë, idealistë, të cilët e adhuronin Maon dhe kundërshtuan dhunshëm cilindo që dyshohej për pabesi ndaj kryetarit.

Ndërsa qeveritë lokale u shkatërruan nën sulmet e vazhdueshme të Gardës së Kuqe dhe përleshjeve midis fraksioneve, qytetarët e zakonshëm e humbën besimin tek politika kombëtare dhe u kthyen plot tërbim kundër njëri -tjetrit.

Në një atmosferë aq të tensionuar, qytetarët e zakonshëm e shihnin njëri-tjetrin si armiq të klasës që duheshin asgjësuar. Ajo që pasoi ishte një përplasje civile me linçime publike, tortura dhe një dhunë të përhapur në të gjithë rajonin.

Mao cilësoi “Pesë kategoritë e zeza” si kundërshtarë të tij, dhe këtu përfshiheshin të djathtët, kundërrevolucionarët, “ndikimet e këqija”, fermerët e pasur dhe pronarët. Në të gjithë vendin, shpërthyen rebelime të dhunshme.

Të ashtuquajturat “sesione të luftës” u bënë një formë e njohur e ndëshkimit, gjatë së cilës anëtarët e Partisë Komuniste Kineze poshtëruan dhe torturuan publikisht kundërshtarët e tyre. Por jo rrallë këto seanca u bënë jashtëzakonisht të dhunshme, dhe në disa rajone degraduan në kanibalizëm.

Ndërsa kanibalizmi kishte ndodhur në Kinë gjatë Urisë së Madhe, nga fundi i viteve 1960, furnizimet me ushqim ishin kryesisht të garantuara. Prandaj, dëshmitë masive të kanibalizmit në Guangxi, nuk mund të ishin për shkak të urisë.

Shkaku i vërtetë ishte urrejtja politike. Sipas një dëshmitari okular “Kanibalizmi ndodhte për shkak të përplasjes së luftës së klasave, dhe u përdor për të shprehur një lloj urrejtje. Vrasja e njerëzve ishte e tmerrshme, më e keqe se kafshët”.Disa nga shfaqjet më makabre ndodhën në qarkun Vuxuan, ku zyrtarët komunistë hanin zemrat, mëlçitë dhe organet gjenitale të rivalëve të tyre.

Kjo praktikë e tmerrshme filloi në vitin 1968, kur studentët në shkollën e mesme të Vuxuanit, rrahën për vdekje mësuesen e tyre të gjeografisë,dhe e çuan trupin e saj në bregun e lumit Qian. Aty ata e detyruan një mësuese tjetër që t’i nxirrte nga trupi zemrën dhe mëlçinë. Pastaj nxënësit shkuan në shkollë ku gatuan dhe hëngrën organet e mësueses së tyre.

Thuhet se në “bankete me mish njeriu” morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste. Për ta rezervoheshin zemrat dhe mëlçitë më të buta të kundërshtarëve të tyre, të cilat konsumoheshin të përziera me erëza dhe mish derri. Ndërkohë qytetarëve të rangut më të ulët “u lejohej të konsumonin krahët dhe kofshët e viktimave”.

LEXO EDHE:  A do të rikthehen në normalitet shkollat ​​dhe universitetet?/ Ja çfarë thonë ekspertët

LEXO EDHE:  Si t’i mbrojmë institucionet tona demokratike nga sulmet e Rusisë dhe Kinës?



Një anëtare e Partisë Komuniste, e quajtur Uang Uenliu, u bë e famshme për ngrënien e organeve gjenitale mashkullore apo ruajtjen e tyre në pije alkoolike. Pasi u promovua në detyrë, Pekini mësoi mbi zakonin e saj kanibalesk, dhe kërkoi shpjegime pse ajo nuk ishte dëbuar nga Partia.

Një hetim i mëvonshëm zbuloi se në fakt ajo kishte ngrënë vetëm mish dhe mëlçi njeriu.

Uang u shkarkua nga postet e larta drejtuese edhe pse u lejua të mbante një post modest në Parti. Pastaj në majin e vitit 1968, në një rebelim shumë të dhunshme në Partinë Komuniste, një nga drejtuesit e partisë u rrëmbye, trupi iu copëtua dhe u var me kokë poshtë në një shesh publik.

Militantët e Gardës së Kuqe gjetën edhe vëllain e tij, të cilin e rrahën rëndë, dhe e hodhën në një gropë të ujëra të zeza ku i shkulën zemrën dhe mëlçinë teksa ishte ende gjallë. Të tjerët zhveshën mishin nga kockat, dhe eshtrat e tij u hodhën në lumë.

Për gati një dekadë, qytetarët e Guangxit u shokuan nga aktet mizore të“prerjes së kokave, rrahjeve brutale, varrimeve përsëgjalli, vrasjeve me gurë, përmes mbytjes, vlimit në ujë të nxehtë, therjeve në grup, copëtimit të kufomës, vrasjeve me dinamit, duke mos kursyer asnjë metodë”.

Numri zyrtar i njerëzve, trupi i të cilëve u konsumua nga të tjerët në të gjithë rajonin

mendohet të jetë 137. Por numri realka të ngjarë të përfshijë edhe qindra të tjerë. Nga rastet e dokumentuara, të paktën 38 incidente të kanibalizmit ndodhën në Qarkun Vuxuan.

Siç pretendoi më vonë me krenari një pjesëmarrës në Masakrën Guangxi:“Në Vuxuan … hëngrëm më shumë njerëz se kudo tjetër në Kinë!”.

Faza më e dhunshme e Revolucionit Kulturor përfundoi në fundin e vitit 1968, kur Mao urdhëroi që mijëra Gardistë të Kuq të “dërgoheshin” me punë në fshat. Më 9 shtator 1976, Mao vdiq, dhe bashkë me të edhe Revolucioni Kulturor.

Por rastet e linçimit dhe dhunës politike vazhduan. Më pas nisi një periudhë spastrimi, në një fushatë që synonte të “eliminonte kaosin dhe rikthimin në normalitet”.Një pjesë e vogël e atyre që konsideroheshin përgjegjës për dhunën në Guangxi u dënuan me burg, dhjetëra të tjerë u përjashtuan nga Partia Komuniste, ndërsa shumë të tjerëve iu ulën rrogat.

Pas kësaj, qëndrimi zyrtar i Pekinit ishte të harronte dhe mohonte aktet e kanibalizmit në Guangxi. Megjithatë, qeveria qendrore kishte qenë në dijeni të rastit të Uang Uenliu, dhe studiuesit zbuluan 20 vjet më vonë, se ishte dërguar të paktën një letër në kryeqytet në lidhje me tragjedinë, ku thuhej:“Këtu njerëzit po hanë njëri-tjetrin”.

Ngjarjet e tmerrshme në Guangxi mund të ishin harruar, në rast se eseisti Zheng Ji nuk do të udhëtonte në Guangxi në vitin 1986 për të hetuar mbi këtë çështje. Duke qenë vetë një ish-gardist, që kishte kaluar disa muaj kohë në Guangxi gjatë Revolucionit Kulturor, Ji shmangu me sukses heshtjen zyrtare mbi atë masakër.

Ai pati qasje në regjistrat zyrtarë, të cilët vërtetuan se autoritetet vendore dhe kombëtare ishin në dijeni të makabriteteve gjatë dhe pas ndodhjes së tyre. I frikësuar për sigurinë e tij, Ji nisi të shkruante mbi ato ngjarje pasi u arrestua për pjesëmarrje në protestat e Sheshit Tiananmen në vitin 1989. Pasi qëndroi i fshehur për 2 vjet, ai shkroi një libër që fliste në detaje mbi dhunën në Guangxi, të cilin e botoi me një pseudonim, dhe më pas u arratis në SHBA përmes Hong Kongut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Zgjedhjet ruse “alla Putin”/ Persekutim, represion dhe blerje votash

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Max Seddon “Financial Times”

E vendosur buzë një liqeni në kufirin veriperëndimor të Rusisë me Evropën, statuja 20 metra e lartë dhe me peshë 50 ton, e përuruar nga Vladimir Putin të dielën e shkuar, përshkruan disa kalorës që mbajnë në duar shpatat, teksa përgatiten të zmbrapsin pushtuesit nga Perëndimi.

Mesazhi që jepet vështirë se mund të jetë më i qartë sesa kaq.

I rrethuar nga patriarku ortodoks, dhe një peshkop që thuhet se është këshilltari i tij shpirtëror, Putini u tregoi të pranishmëve sesi princi mesjetar Aleksandër Nevski kishte hedhur themelet për një “shtet rus të fortë dhe të centralizuar”, pasi arritur të zmbrapste kalorësit teutonë në një betejë të zhvilluar mbi akull.

“Asgjë nuk mund të prishë vazhdimësinë e shenjtë të kohërave dhe brezave!”- theksoi Putin një javë para zgjedhjeve parlamentare. Rezultati në parim mund të ishte i pashmangshëm:partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, pritet të ruajë shumicën e saj kushtetuese në Duma, dhomën e ulët të parlamentit prej 450 deputetësh, ndërsa vendet e tjera i takojnë një grupi partish që njihen si “opozita e kontrolluar”.

Por çmimet e larta të ushqimeve, dhe rënia e të ardhurave reale të rusëve, kanë bërë që popullariteti i partisë Rusia e Bashkuar të prekë nivelet më të ulëta historike, ndaj zgjedhjet e së dielës janë bërë një test për regjimin gjithnjë e më shumë autoritar të Rusisë, përpara se të përfundojë mandati aktual i Putinit në vitin 2024.

Reagimi i presidentit ndaj mbështetjes së vakët për Rusinë e Bashkuar, ka qenë shumë i fortë. Ai premtoi një fond shtesë prej 7 miliardë dollarësh për partinë e tij. Ndërkaq kundërshtarët janë përballur me një persekutim të paparë, dhe me një retorikë të zjarrtë në lidhje me rrezikun e ndërhyrjes së të huajve në punët e brendshme.

Qeveria ka akuzuar kompanitë amerikane të teknologjisë për “ndërhyrje”, kur ato refuzuantë fshijnë një aplikacion të “votimit të zgjuar”, të drejtuar nga interneti nga mbështetësit e kritikut të burgosur të Putinit, Aleksei Navalni.

Goditja e paparë e zërave kundër, tregon se Kremlini i cilëson kërcënimet e huaja si pengesën kryesore për mbijetesën e vazhdueshme të regjimit aktual.

“Jo të gjithë ata që janë kundër Putinit, janë njerëz të këqij. Por shërbimet e sigurisë mendojnë kështu”- më thotë një person që ka qenë dikur këshilltar i Putinit. Disa muaj para zgjedhjeve, zyrtarët e Putinit e kanë ndaluar organizatën e Navalnit, kanë penguar dhjetëra kandidatë që të garojnë në zgjedhje me akuzat për lidhje të dyshuara me Navalnin, si dhe kanë marrë në pyetje qindra mbështetës të zakonshëm, në një përpjekje të dukshme për t’i trembur ata, në mënyrë që të mos zhvillojnë më pas protesta kundër rezultatit.

Analistët thonë se synimi kryesor i presidentit, është të demonstrojë se nuk mund të ketë asnjë alternativë ndaj udhëheqje së tij. Vitin e kaluar, Putin ndryshoi kushtetutën për të zgjatur sundimin e tij potencialisht deri në vitin 2036, edhe pse ai nuk ka thënë nëse planifikon të kandidojë përsëri.

“Putini ka nevojë për një konfirmim personal të mandatit të tij dhe mungesës së alternativave ndaj tij. Zgjedhjet e të dielës janë një shans tjetër për të, që ai të bindë veten se njerëzit e mbështesin ende”-thotë Tatiana Stanovaja, themeluese e kompanisë së konsulencës politike “R.Politik”.

Pasi kandidatët e mbështetur nga Navalni fituan zgjedhjet për këshillin e një qyteti në Siberi vitin e kaluar, mbështetësit e opozitës planifikuan t’i shndërronin zgjedhjet parlamentare në objektivin e tyre kryesor. Navalni u arrestua në janar të këtij viti, kur u kthye nga Gjermania, pasi u kurua nga një helmim nga një agjent nervor, për të cilin ai akuzon direkt Putinin.

Por që atëherë, mbështetësit e opozitës që synojnë të shkaktojnë ndryshime përmes zgjedhjeve, kanë parë shuarjen e shpresave të tyre. Disa u ndaluan të mbanin lidhje me Navalnin, kur një gjykatë vendosi në qershor që Fondacioni i tij Anti-Korrupsion, të shpallej një organizatë “ekstremiste”.



Shumë nga aleatët kryesorë të Navalnit janë larguar nga Rusia. Ivan Pavllov, një avokat që e mbrojti në gjyq organizatën e Navalnit, u akuzua për dekonspirimin e informacionit nga një gjyq i mbyllur në lidhje me akuzën për tradhti kundër ish-gazetarit Ivan Safronov.

Edhe ekipi i tij i juristëve u shpërbë në korrik, kur Rusia e mbylli faqen e tyre të internetit, me pretekstin se kishin publikuar informacione nga një organizatë çeke “e padëshirueshme”. “Në Rusi po ndodh aktualisht një spastrim.

Ky proces ka të bëjë me zgjedhjet, apo me transferimin e pushtetit. Ata po përpiqen të heqin qafe këdo që mund të ketë ndikim tek opinioni publik”- deklaroi Pavllov gjatë një interviste

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 28 nëntor 2020

LEXO EDHE:  A ka jetë në Mars?

Goditja është shtrirë edhe tek mediat e pavarura, shpesh të financuara nga grante të dhëna nga organizatat perëndimore. Dhjetëra media dhe stafi i tyre, janë etiketuar si “agjentë të huaj”. Presioni i regjimit ka prekur edhe zgjedhjet lokale mijëra kilometra larg Moskës.

Kur aktivistja Violeta Grudina u tha miqve të saj në qytetin Murmansk, se donte të kandidonte për këshillin e qytetit, disa njerëz të panjohur shpërndanë fletushka në shkallëte pallatit të saj, duke e akuzuar atë për “çoroditje të fëmijëve”. Më pas plaçkitën dhe shkatërruan zyrën e degës lokale të fondacionit të Navalnit, të cilën Grudina e drejtonte deri pak kohë më parë.

Kur tentoi të regjistrohej si kandidate muajin e kaluar, një gjykatë e urdhëroi Grudinën të izolohej për shkak të koronavirusit, edhe pse ajo tha se ishte shëruar nga një formë e butë e Covid-19, dhe kishte rezultuar negativ në testin e bërë. Grudina nisi një grevë urie, dhe doli nga spitali disa ditë më vonë, ende në kohë për t’u regjistruar në zgjedhje.

Megjithatë ajo u hoq nga lista e kandidatëve, për shkak të lidhjeve të saj të shkuara me Navalnin. “Nëse ata do të donin të më përjashtonin, do ta bënin këtë. Por kjo që ndodhi ishte një shfaqje për njerëzit e tjerë, për t’i treguar banorëve vendas, se si është represioni politik”- thotë Grudina.

Ndërsa Putin si president, është në gjendje të qëndrojë disi mbi grindjet e zyrtarëve, zhgënjimi me standardet e dobëta të jetesës, infrastruktura e shkatërruar dhe korrupsioni i përhapur, ka bërë që rusët e zakonshëm ta drejtojnë zemërimin e tyre ndaj vasalëve të tij. Kremlini i ka detyruar zyrtarët lokalë të marrin përsipër kostot për bllokimet jopopullore dhe fushatat e vaksinimit të detyrueshëm.

“Putini është një pragmatist. Ai e di që disa njerëzve nuk u pëlqejnë mbylljet dhe mbajtja e maskave. Ndaj ai thotë gjërat që pëlqehen”- thotë njeriu që është pranë Putinit. Kandidatët kryesorë të partisë së tij janë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes Sergei Lavrov dhe Sergei Shoigu.

“Putin po përdor Shoigu dhe Lavrov, pasi ata janë ministrat më të njohur. Ata po e mbrojnë atdheun tonë, si në arenën diplomatike ashtu në fushën e betejës nga sulmet hibride”- thotë Andrei Kolesnikov, kreu i programit të politikës së brendshme në Qendrën Karnexhi në Moskë.

Por problemi për Rusinë e Bashkuar, është nëse ndjenja patriotike mund të dalë apo jo mbi problemet e jetës së përditshme. Të ardhurat reale kanë rënë me 11 për qind që kur Rusia aneksoi Krimesë në vitin 2014, ndërsa 20 milionë njerëz – një e shtata e popullsisë – jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Përfituesit më të mundshëm të pakënaqësisë së rusëve janë komunistët, partia e dytë më e madhe në parlament. Ata kundërshtuan rritjen e moshës së pensionit në vitin 2018, dhe ndryshimet kushtetuese të Putinit vitin e kaluar. Disa nga aktivistët më të rinj të komunistëve po kërkojnë ta sfidojnë Kremlinin në mënyrë direkte, madje duke kopjuar retorikën e Navalnit.

Gjithsesi pakënaqësia sociale në rritje, nuk ka gjasa të përkthehet në humbje për partinë e Putinit. Anketuesi shtetëror “Vtsiom” pret një pjesëmarrje prej rreth 48 për qind, 12 për qind më pak se në vitin vitit 2011. Vëzhguesit e zgjedhjeve janë ankuar se rregullat e reja, do ta bëjnë më të vështirë gjurmimin e shkeljeve të mundshme.

Moska dhe 6 rajone të tjera kanë miratuar votimin në internet, për të cilin kritikët thonë se është në thelb e pamundur të verifikohet. Në pamundësi për të regjistruar kandidatët e tyre, ekipi i Navalnit, po e fokuson strategjinë e tij në një aplikacion të “votimit të zgjuar”, që i nxit mbështetësit të përkrahin kandidatin me shansin më të mirë për të mposhtur partinë Rusia e Bashkuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE