Connect with Us

Syri i keq/ Shkaktari i sëmundjeve në shoqëritë tradicionale

Politikë

Syri i keq/ Shkaktari i sëmundjeve në shoqëritë tradicionale

Publikuar

-

Pavarësisht se, mbërritëm në dekadën e dytë të shekullit ’21, besimi tek “syri i keq”, djalli, magjitë apo forcat demonike në përgjithësi nuk është shuar. Madje, këto fenomene merren si shkaqe për shumë sëmundje, edhe pse këto të fundit mund të shpjegohen fare mirë me metoda mjekësore.

Studimi me titull “Shpjegimi i sëmundjeve përmes të keqes”, i cili gjithashtu përfshiu një pjesë të mirë të Ballkanit, tregon se jo vetëm në të kaluarën e largët, por edhe në kohën tonë, shumë njerëz kanë tendencë të interpretojnë ekzistencën e sëmundjeve me veprimin e forcave demonike.

Studiues nga vende të ndryshme, të udhëhequr nga profesori Brock Bastian i Shkollës së Psikologjisë në Universitetin e Melbourne në Australi, publikuan artikullin përkatës në revistën “Proceedings B”. Ky studim u bazua në pyetësorë mbi besimin tek forcat e errëta dhe gojëdhëna të vjetra ku përfshiu rreth 58,000 njerëz, nga 50 vende. Në fokus ishte shpjegimi i sëmundjeve përmes “miteve” popullore.

Është zbuluar se në vendet ku sëmundjet infektive historikisht janë më të përhapura, njerëzit kanë qenë dhe kanë më shumë të ngjarë të besojnë në fuqinë e së keqes dhe në përgjithësi në veprimin e forcave demonike të padukshme për syrin e njeriut. Kur murtaja preku Europën në Mesjetë, u vranë shumë gra me anë të “gjuetisë së shtrigave”, të cilat dyshoheshin si shkaktare të sëmundjeve apo fatkeqësive të tjera. Fenomene të tilla vërehen edhe sot, sidomos në Afrikë ku sëmundjet infektive si ebola janë shumë të përhapura.

Mendësia që bën shkaktare forcat e errëta për sëmundjet është e përhapur më tepër në vende si Nigeria, Bangladeshi, Filipinet, Kina etj. Nga ana tjetër, në Finlandë, Gjermani, Austri, Zvicër, Suedi, këto pikëpamje janë më të zbehta, për shkak edhe të një informimi shkencor më të mirë mbi sëmundjet. Çuditërisht, kjo nuk vlen për vendet e tjera të zhvilluara si SHBA dhe Japonia, ndërsa Ballkani dhe Spanja, ndoshta si vende që baraspeshojnë traditën me jetën moderne, ndodhen diku në mes.

LEXO EDHE:  Mjeshtri i humorit shqiptar, në gjendje të rëndë/Gazetari bën thirrje për ndihmë

Nëse besimet arkaike, të cilat i atribuojnë sëmundjet shpirtrave të këqij janë bërë pjesë e kulturës popullore, e kanë të vështirë të zhduken plotësisht, sipas shkencëtarëve. Kjo është arsyeja pse edhe sot një mentalitet i tillë zë vend edhe në shumë shoqëri moderne, si rezultat i të cilave problemet shëndetësore i atribuohen vullnetit të Zotit ose djallit dhe shpresë për ta janë vetëm shëruesit shpirtërorë.

Sidoqoftë, dikur ekzistonte një aspekt i dobishëm dhe praktik rreth besimit se të sëmurët janë nën ndikimin demoniak, pasi nga frika i izolonin ata, duke shmangur kështu përhapjen e sëmundjeve./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Betohen para KLP 10 prokurorët e rinj/ Soreca: Panorama e drejtësisë shkon përtej jetës personale

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme u bë betimi i prokurorëve të rinj që u emëruan ditën e djeshme.

Mësohet se ceremonia e organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë u zhvillua në prani të anëtarëve të Këshillit, Ambasadorit të BE Luigi Soreca, përfaqësueseve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS-it, OPDAT-it, drejtuesit të SPAK Arben Kraja, etj.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi uroi prokurorët e rinj dhe i shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton.

“Është moment i rëndësishëm për ju, por është moment i rëndësishëm edhe për ne si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë por edhe më gjerë , për të gjithë shoqërinë shqiptare. Të gjithë e dimë se viti 2020 është një vit i rëndësishëm por edhe delikat sa i përket sistemit të drejtësisë. Ndërsa viti 2019 u karakterizua nga proceset që në si këshilla kemi ndjekur për të ardhur tek rezultatet tona dhe rezultatet tona jeni ju. Rezultatet e Reformës në Drejtësi janë puna juaj. Pra, viti 2020 duhet të jetë viti i rezultateve dhe në këtë kuptim mendoj që ne kemi bërë pjesën tonë dhe tani ju merrni stafetën për të bërë pjesën tuaj”, tha ai.

LEXO EDHE:  Vende të lira pune në Gjermani/ Ja 4 hapat që duhet të ndiqni

LEXO EDHE:  Mjeshtri i humorit shqiptar, në gjendje të rëndë/Gazetari bën thirrje për ndihmë

Ndërkohë, Soreca shprehu urimet e tij, duke i kujtuar se lufta për drejtësi shkron përtej jetës personale.

“Ju përfaqësoni brezin e ri. Kjo ceremoni është një ogur i mirë për ju, për drejtësinë që pret populli shqiptar gjithashtu edhe për vendin. Më besoni që edhe vetë delegacioni evropian ka pritur nga Shqipëria pikërisht këtë ditë dhe ju jeni pjesë e panoramës së madhe së drejtësisë në këtë vend, e cila shkon përtej jetës personale të secilit prej jush. Qëllimisht i kërkova Kryetarit të më linte disa sekonda për t’ju përshëndetur personalisht dhe t’ju përcillja këtë mesazh. Kështu që besoj se kur të vijmë në zyrat tuaja do të kemi mundësi të takohemi sërish bashkë. Urime dhe suksese,” theksoi ambasadori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anti-KÇK batutë turshie”/ Ironizon Zheji: Edhe modelin e syzeve e ka skicuar Rama

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artur Zheji e ka cilësuar si batutë kafeneje paketën Anti-KÇK, duke shprehur se mosbesimin te aksionet e Operacionit Forca e Ligjit.

“KÇK nuk ekziston që ti si kryeministër t’i imponosh opinionit një batutë kafeneje që thuhet duke ngrënë salçiçe me birrë, qofte dhe turshi. Kap ça të kapësh është një batutë turshie. Kjo shoqërohet me meze, shtrydhet birra dhe hahet dhe thuhet KÇK”, tha ia në studion e lajmeve të Ora News.

Gazetari nuk i kurseu ironitë, teksa komentoi paraqitjen e agjentes bjonde që jep njoftimet për hapat e hedhura nga OFL.

LEXO EDHE:  Solidarizimi i diasporës shqiptare në Gjermani/ Mbledhin 28 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

LEXO EDHE:  “Kini durim!” Tuna tregon vështirësitë mes sëmundjes dhe punës për klipin e ri

“Pse i duhet një bionde, shumë e lezetshme ajo, por nuk është për atë rol. Atë e dinë të gjithë, nga kush ruhet, nga cili kriminel ruhet. Ajo bën një show dhe ngre standardin skenik televiziv kinematografik të policisë. Ajo le të shkojë të konkurrojë për ndonjë film diku. Jam i sigurt, por nuk mund ta provoj që edhe modelin e syzeve e ka skicuar vetë ai dhe ja ka miratuar Lleshaj edhe kapelën edhe ato shallet që mbajnë në kokë”, theksoi Zheji./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali i mësuesit që kërkonte favore seksuale/ Malaj kërkon dorëheqjen e ministres Shahini

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar për ndalimin nga policia të mësuesit të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.

Malaj kërkon që pas kësaj të japë dorëheqjen ministrja e Arsimit Besa Shahini, me pretendimin që së paku të mos e quajnë njësh me pedofilët.

“Teksa ndoqëm me shumë shqetësim raportimin që emisioni investigativ STOP i Televizionit KLAN, bëri mbi dhunën seksuale të një profesori në një shkollë të mesme të qytetit të Fierit, vërej me shqetësim dhe indinjatë se ky nuk është as rasti i parë, por as rasti i fundit, në të cilin mediat dhe emisionet investigative arrijnë të regjistrojnë me zë dhe figurë praninë e dhunës seksuale në shkollat tona, duke treguar sa se të pambrojtur janë fëmijët dhe nxënësit në mjediset shkollore”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ish-deputetja kujton të gjitha vendimet e marra nga Gjykatat përgjatë 2019-ës, për rastet kur janë dhunuar apo ngacmuar seksualisht nxënësit.

Sipas saj, përhapja e fenomenit të dhunës seksuale në institucionet e arsimit publik në vend, është kthyer në pjesë të jetës së përditshme të procesit mësimor.

Malaj pretendon se shkollat po kthehen në streha të pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë dhe i quan përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit këtto raste.

“Natyrshëm pyetjet që i përkasin drejtueses së ketij institucioni znj. Shahini, për këtë gjendje të jashtëzakonshme janë:

LEXO EDHE:  I refuzuan lejen e qëndrimit/ Shqiptari vret veten

LEXO EDHE:  Vendimi pozitiv i Gjermanisë/ Balla: Dy ditë në Bundestag për të falenderuar deputetët

1. Në një vit ka kaq shumë raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në brendësi të mjediseve arsimore publike, saqë ato janë kthyer në mjedise frike dhe të pasigurta. A e njihni ketë situatë realisht, apo thjesht mjaftoheni të paraqisni disa “suksese të arsimit” në Facebook dhe kështu mendoni se keni realizuar detyrën tuaj , në menaxhimin e ketij institucioni?

2. A keni krijuar si Ministre aktuale e Arsimit, mekanizmin për të raportuar çdo rast të dyshuar apo të vërtetuar të dhunës dhe ngacmimeve seksuale ndaj fëmijëve? Apo thjesht jeni mjaftuar me teorinë e strucit, fusni kokën brenda dhe trupin e lini jashtë e fëmijët mbeten në mëshirën e fatit?

3. Çfarë masash keni propozuar si ministre , për të eleminuar nga trupat pedagogjike të gjithë ata mësues që tentojnë apo edhe kryejnë krime seksuale ndaj nxënësve e fëmijëve? A mund ta kuptoni çfarë traume përjetojnë fëmijët e pambrojtur dhe prindërit që ju kanë besuar fëmijët e tyre?

4. Përballë kësaj situate çfarë bën ende Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Infromimit Publik, që nuk thërret urgjentisht, Ministren e Arsimit në interpelancë , që të jepet llogari përpara deputetëve, shoqërisë civile, prindërve , mësueseve , fëmijëve mbi këtë situatë alarmante që po nëpër këmbë fëmijët tanë”, thekson ajo.

Ish-deputetja këshillon Shahinin të dorëhiqet, teksa i thotë se kjo do të ishte “Kapak floriri”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE