LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi italian/ Ja pse ngrënia e specave djegës ju zgjat jetën

1 Janar 2020, 12:45, Aktualitet CNA
Studimi italian/ Ja pse ngrënia e specave djegës ju zgjat jetën

Një darkë ?pikante?? I bën mirë seksit, por sidomos zemrës tuaj. Kjo është zbuluar nga një studim italian, i botuar së fundmi në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë (JAÇ), sipas të cilit njerëzit që konsumojnë zakonisht speca diegës, kanë një rrezik vdekshmërie nga të gjitha shkaqet 23 për qind më të ulët, në krahasim me ata që nuk i konsumojnë ato.

Studimi u krye nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Parandalimit, në bashkëpunim me Istitutin e Shëndetësisë në Universitetin Mesdhetar të Napolit. Ai u bazua në të dhënat e Projektit Molise, të nisur në marsin e vitit 2005, që e ka shndërruar rajonin e vogël italian në një laborator të madh shkencor, duke përfshirë rreth 25.000 qytetarë.

Objektivi:të njohim faktorët mjedisorë dhe gjenetikë, që janë shkaktarët bazë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumoreve. Studimi vëzhgoi gjendjen shëndetësore të 22.811 njerëzve për 8 vjet, duke e lidhur atë me zakonet e tyre të ngrënies. Duke analizuar në veçanti konsumin e specave djegës, studiuesit gjetën një lidhje midis ngrënies së tyre të rregullt, të paktën 4 herë në javë, dhe një uljeje me 23 për qind të rrezikut të vdekshmërisë në përgjithësi.

Ndërkohë, për të analizuar konkretisht 2 shkaqet e mundshme të vdekjes, siç janë sulmi në zemër dhe goditja në tru, studiuesit zbuluan se konsumimi i rregullt i specit djegës shoqërohej me një ulje të vdekshmërisë mbi 60 për qind nga shkaqet cerebrovaskulare (si goditja në tru apo sulmi në zemër).

?Njerëzit kanë folur gjithmonë, mbi përfitimet që sjell ngrënia e specit djegës në shëndetin e zemrës. Por vetëm vitet e fundit, ne kemi marrë konfirmimet e para shkencore?- thotë Marialaura Bonaçio, epidemiologe e ?Neuromed?, dhe pjesëmarrse në këtë studim.

?Ky nuk është një territor tërësisht i paeksploruar. Studime të tjera epidemiologjike të kryera në Azi dhe Amerikën e Veriut, kanë nxjerrë në pah rolin mbrojtës të specave djegës. Por ky është studimi i pare, i kryer mbi një popullsi mesdhetare?- theksoi ajo.

Megjithatë, arsyet e kësaj lidhjeje nuk janë ende të qarta. Gjithsesi, studiuesja thotë se ka të ngjarë që efekti mbrojtës i specit djegës të vijë nga kapsaicin, një përbërës aktiv që ndodhet tek specat djegës, por edhe tek bimët e tjera të familjes Kapsicum.

?Ne i krahasuam analizat e bëra mbi specin djegës me specat e ëmbël, që përmban më pak kapsaicinë, dhe lidhja me uljen e rrezikut të rrezikshmërisë është më e dobët?-theksoi ajo. Prandaj duhen studime të reja, për të sqaruar mekanizmat biokimikë, përmes të cilave speci djegës ka një efekt mbrojtës ndaj zemrës:pra nëse ndodh për shkak të kapsaicinës, apo një kombinimi me molekula të tjera, si karotenoidet dhe flavonoidet, që kanë një efekt antioksidant të provuar.

Po cilat është sasia e duhur e specit djegës që duhet konsumuar? ?Ne preferojmë të mos rekomandojmë ndonjë sasi specifike:ai është një ushqim, dhe jo një ilaç. Ndaj është veçanërisht e vështirë të përcaktohet sasia e konsumit të tij. Për më tepër, përfitimet shëndetësore prej tij, u zbuluan edhe me një konsum më të vogël se 4 herë në javë.

Duk nisur nga një konsum 2 herë në javë, ne vumë re një rënie me 14 për qind të rrezikut të vdekshmërisë. Kjo normë, rritet në 18 për qind për një konsum nga 2-4 herë në javë, dhe arrin në 23 për qind kur hani speca djegës më shumë se 4 herë në javë. Prandaj, këshillat që mund t?u japim atyre që  pëlqejnë specin djegës, është të vazhdojnë ta konsumojnë atë, edhe pse jo çdo ditë?./ Galileonet.it-Përshtati CNA.al

Lajmet e fundit nga