Connect with Us

Shtatë arsyet pse duhet të nisni të mësoni një gjuhë të huaj

Lajme

Shtatë arsyet pse duhet të nisni të mësoni një gjuhë të huaj

Publikuar

-

Gjysma e popullsisë botërore zotëron të paktën 2 gjuhë. Mësimi i një gjuhe të re, përveç shtimit të mundësive të komunikimit, sjell edhe shumë përfitime të tjera. Ja cilat janë ato:

1. Ju bën më të zgjuar

Studimet kanë treguar, se zotërimi i më shumë se një gjuhe, shoqërohet me një arsyetim më të mirë, dhe me një aftësi për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Ajo i ndihmon gjithashtu njerëzit të përballen me situata të panjohura. Përdorimi i një gjuhe tjetër, ka ndërkohë prirjen të vonojë fillimin e sëmundjes së dementias.

2. Nxit arritjet akademike

Zotërimi i një gjuhe të huaj, forcon rezultatet akademike në universitet. Të zotëruarit e dy gjuhëve, sjell përfitime sidomos për fëmijët e familje me të ardhura të ulëta. Një studim tjetër zbuloi se fëmijët, familjet e të cilëve flisnin një gjuhë të dytë në shtëpi, regjistronin rezultate më të mira në testet konjitive sesa ata, familja e të cilëve fliste vetëm një gjuhë.

3. Ofron avantazhe profesionale dhe në karrierë

Studimet e ndryshme kanë treguar, se kërkesa për punëtorë që flasin të paktën 2 gjuhë në Shtetet e Bashkuara, është dyfishuar përgjatë viteve 2010-2015. Rreth 11 milionë vende pune në SHBA-së janë të lidhura me eksportet, dhe shumica e partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së përdorin gjuhë të ndryshme nga anglishtja. Ndërkaq, 9 nga 10 punëdhënësit amerikanë mbështeten tek punonjës që zotërojnë një gjuhë tjetër përveç anglishtes, dhe 1 në 4 punëdhënës amerikanë, e humbën biznesin për shkak të mungesës së aftësive të tyre gjuhësore.

4. Siguron një qasje më të gjerë në sistemin arsimor, por edhe shumë informacion

Nëse flisni një gjuhë tjetër, mund të diplomoheni edhe në një vend tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për median e lajmeve. Për shembull ata që flasin vetëm anglisht në SHBA, nuk kanë akses në lajme dhe perspektiva nga pjesë të botës, ku dominuese janë gjuhë të tjera.

5. Ju jep më shumë aftësi sociale dhe globale

Ata që mësojnë gjuhë të huaja, kanë prirjen të kenë një qëndrim më pozitiv, si për gjuhën ashtu edhe për kulturën e vendit ku flitet ajo gjuhë. Gjithashtu, të mësosh një gjuhë të re të bën më tolerant. Në rastin kur një gjuhë mund të jetë pjesë e trashëgimisë tuaj kulturore dhe identitetare, grumbullimi i njohurive mbi atë gjuhë, bën të mundur që ne të lidhemi sërish me përvojën e brezave të dikurshme të familjes tonë.

LEXO EDHE:  Studimi/ Kush beson sëmuret më pak dhe jeton më mirë

Ndërkohë, të folurit e një gjuhe tjetër, krijon mundësi për të bërë biznes në pjesë të tjera të botës. Në përgjithësi, 75 për qind e popullsisë botërore nuk flet anglisht. Ndërkohë, ata që flasin vetëm anglisht, mund të jenë gjithashtu edhe më të kufizuar dhe më pak të prirur për të bashkëpunuar me të tjerët në mbarë botën, për zgjidhjen e problemeve globale.

6. Rrit sigurinë kombëtare

Agjenci dhe departamente të ndryshme federale që kanë lidhje me sigurinë kombëtare në SHBA, si FBI, CIA, dhe Departamentet e Shtetit dhe Sigurisë së Atdheut, kanë nevojë për më shumë agjentë dhe punonjës, që kanë mundësi të flasin dhe kuptojnë një gjuhë tjetër.

Kjo nevojë u nënvizua pas sulmeve të 11 shtatorit, kur u pa se mungesa e njohësve të gjuhës arabe, bëri që SHBA-ja të mos gjurmonte dot në kohë komunikimet e pjesëtarëve të Al-Kaidës në lidhje me sulmet e 11 shtatorit, vetëm një ditë para se ato të ndodhnin.

7. Jeta bëhet më interesante

Mendoni pak për të gjithë njerëzit në SHBA (rreth 60 milionë), dhe në mbarë botën (75 për qind e popullsisë botërore), dhe ata në internet me të cilët mund të jeni në gjndje të flisni në rast se zotëroni gjuhët e tyre./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Studimi alarmues/ Gjenden mbetje plastike në trupat e fëmijëve

LEXO EDHE:  Studimi/ Vdekja parandjehet përmes nuhatjes

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE