Connect with Us

Shkoi me pushime në Spanjë/ Ndërron jetë në mënyrë misterioze 24-vjeçarja

Bota

Shkoi me pushime në Spanjë/ Ndërron jetë në mënyrë misterioze 24-vjeçarja

Publikuar

-

Një nënë e re ka ndërruar jetë papritur, teksa ishte me pushime në Tenerife të Spanjës.

Megan Brannan, 24 vjeç ishte duke shijuar pushimet me vajzën e saj një vjeçare Kaedy në Kosta Adeje, kur ajo papritur vdiq në 14 tetor.

Ajo ishte ankuar se nuk ndjehej mirë prej dy ditësh dhe një mëngjes u gjet e pajetë në shtrat nga babai i saj Thomas. Dyshimet janë fokusuar te një sulm i ndodhur në vendin e saj të lindjes gjashtë javë para vdekjes.

Autoritetet mendojnë se një dëmtim i marrë gjatë atij sulmi mund t’i ketë shkaktuar vdekjen, ndërsa familja e tronditur kërkon të dijë shkakun e kësaj ngjarjeje tragjike.

Para se të ngrihej kjo pistë hetimi, familja mendonte se vajza mund të kishte pasur ndonjë sëmundje të pazbuluar më parë, ndërsa motra e 24-vjeçares ka prekur me një dedikim.

LEXO EDHE:  Pushimet inteligjente të Mateo Salvinit

“Nuk mund ta përtyp fare këtë dhe nuk mund të mos pretendoj me veten time se është një ëndërr e keqe nga e cila do të zgjohem, nuk e di se si do të shërohem ndonjëherë nga kjo, por do të përpiqem të bëj më të mirën për të qëndruar e fortë për ty Megan, nuk ka vend që ti të kishe kaluar më mirë, se vendi jot i preferuar Tenerife”, shkruajti ajo në rrjetet sociale, teksa i premton se do kujdeset për vajzën që e reja la pas.

Pas vdekjes së Megan Brannan, një faqe GoFundMe është hapur për të ndihmuar familjen e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Pa asnjë cent vendos të udhëtojë, fiton miliona dhe një të dashur sexy

LEXO EDHE:  Foto/Një bombë si Aurela

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Pa asnjë cent vendos të udhëtojë, fiton miliona dhe një të dashur sexy

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta regjisori Mihal Luarasi

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE