Connect with Us

Radio-teleskopi më i madh në botë/ Zbulimet e para

Bota

Radio-teleskopi më i madh në botë/ Zbulimet e para

Publikuar

-

Radio teleskopi më i madh në botë, me diametër 500 metra, gjigandi FAST (Aperture Spesical Radio Telescope), i njohur gjithashtu si “Syri i Parajsës”, ka nisur zyrtarisht punën duke siguruar aksesin për astronomë nga e gjithë bota.

Ky teleskop është në gjendje të mbledhë valët e radios përmes një sipërfaqe dy herë më të gjerë se radio-teleskopi më i madh deri tani, Aresibo në Porto Riko, i cili ka diameter prej 305 metrash. Ndjeshmëria e madhe e FAST do të lejojë zbulimin e fenomeneve misterioze kozmike, të tilla si, radio-shpërthime të shpejta (FRB), yje të rrotullueshëm pulsantë si edhe përplasje midis vrimave të zeza. FAST do të përdorë gjithashtu radio-valët për të zbuluar eksoplanetet.

Teleskopi që kushtoi 171 milion dollarë dhe për ndërtimin e të cilit u deshen 10 vjet, filloi testimin në vitin 2016. Ai ka zbuluar 130 pulsantë të shpeshtë (krahasuar me 200 të tillë që Aresibo ka zbuluar që nga viti 1968), si dhe një radio-shpërthim të rrallë, të përsëritur qindra herë.

Teleskopi ndodhet në një lokacion shumë të izoluar në jug-perëndim të Kinës, në një sipërfaqe prej 30 fushash futbolli, gjë që e ka vënë në vështirësi stafin e tij shkencor dhe teknik.

LEXO EDHE:  Studentja shqiptare kthehet nga Kina/ Shtrohet në spitalin infektiv në QSUT

“Pllaka” e FAST prej 500 metrash përbëhet nga 4,450 panele alumini individuale. Megjithëse ka një rezolutë më të ulët sesa grupi i madh i radio-teleskopëve (duke kombinuar më shumë se një “pjatë”), është unik në ndjeshmërinë ndaj të dhënave të radio-astronomisë, në rang ndërkombëtar.

FAST është përgjegjës për funksionimin e Observatorit Kombëtar Astronomik të Akademisë së Shkencave Kineze. Ai u financua ekskluzivisht nga qeveria kineze./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Kinë/Treg online për shitjen e fëmijëve

LEXO EDHE:  Foto/ Qendra tregtare ka menduar dhe për burrat që presin gratë teksa bëjnë shopping

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Pekin/Mblidhet Asambleja Popullore për ekonominë

LEXO EDHE:  Si të çlodheni sipas shkencës

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE