LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Preku zemrat e të gjithëve dhe na mbërtheu para ekranit / Cila është historia rrëqethëse e vitit 2019

1 Janar 2020, 14:30, Aktualitet CNA
Preku zemrat e të gjithëve dhe na mbërtheu para ekranit / Cila

Lot, përqafime, mall dhe një fëmijë i mbetur peng mes kampeve të Sirisë?.

Kjo është historia e një familjeje shqiptare e cila preku zemrat e të gjithëve.

Historia e dhimbshme e Alvin Berishës mbajti mbërthyer përpara ekranit mijëra njerëz.
Ishte emisioni investigativ italian ?Le Ienne? ai që pati mëshirë për dëshpërimin e Afrim Berishës, babait shqiptar që prej pesë vitesh kërkonte të birin, Alvinin, që e shoqja ia kishte degdisur në kampet e ISIS për ta kthyer në luftëtar.

Babai i Alvinit, iu drejtua emisionit italian, për të rikthyer të birin pranë familjes.
Pa shumë përpjekjesh dhe peripecish, Alvini arriti të kthehet pranë babait dhe dy motrave të tij.

Gjatë qendrimit në kapm, Alvini kishte humbur nënë e tij nga një shpërthim me bombë, ndërkohë që kishte marrë plagë në këmbë e cila ia vështirësonte ecjen.
Pas kthimit në shtëpi, Alvini i është nënshtruar një operacioni i cili kaloi me sukses.

Tashmë vogëlushi ka pësuar një ndryshim drastik në pamje dhe në gjendjen e tij shëndetësore.

Alvini do kalojë festat e fundvitit pranë gjirit të familjes larg tmerrit të kampit të Siri ku jetoi për pesë vite.

Historia e Alvinit, ishte një ndër lajmet më të rëndësishme të vitit 2019, pasi historia e tij e dhimbshme preku zemrat e të gjithëve dhe me sytë nga ekrani prisnin me padurim lirimin e tij nga kampi i ?ferrit?./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga