Connect with Us

Përplasen dy makina në Elbasan/ Njëra shpërthen në flakë

Kronika

Përplasen dy makina në Elbasan/ Njëra shpërthen në flakë

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Thanë në aksin rrugor Elbasan- Cërrik.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetërn dhe njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë.
Paraprakisht nuk raportohen persona të lënduar dhe nga informacionet mësohet se personat që udhëtonin me dy mjetet kanë dalë jashtë tyre në kohë.

Drejt vendngjarjes janë nisur policia dhe zjarrfikësja dhe pritet të mësohet më shumë rreth këtij aksidenti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Zbardhet konflikti mes 3 të rinjve, 2 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Ata kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ 3 persona në luftë me vdekjen

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e gazetarit Hoxha/ Bandat në Elbasan po godasin shtetin pa i'u dridhur qerpiku, prokuroria dhe policia kanë dështuar

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë dhe para pranë selisë së PS-së/ Çfarë tha Vladimir Gjuta pas arrestimit

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur deklarata e Vladimir Gjutës dhënë pas arrestimit, teksa u prangos në afërsi të selisë se PS-së.

Gjuta ka treguar që armën dhe një dorezë hekuri i kishte me vete për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje raporton “Top Channel”.

“Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë është shprehur Gjuta”, tha zyrtari i policisë për gazetaren Anila Hoxha.

Më tej Gjuta ka deklaruar se: “Lekët janë të miat dhe të familjes. Unë gjendesha aty për t’i thyer në dollarë pasi kështu e kishim lënë me familjarët dhe me babanë”.

LEXO EDHE:  Kaos në mes të Tiranës/Makina rrotullohet në ajër dhe përmbyset

LEXO EDHE:  Ndalimi i importit të makinave me mbi 10 vite prodhim/ Rama publikon statistikat

Në total Gjutës iu sekuestruan 121 mijë euro, 27 mijë dollarë amerikanë, 22 mijë paund dhe 664 mijë lekë, ku përfshihen edhe shumat që ju gjetën në banesë.

Vladimir Gjuta pritet të dalë për masë sigurie i akuzuar për kosumimin e tre veprave penale dhe konkretisht për “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtje e armëve të ftohta” (doreza). Pistoleta dhe 23 fishekët, tha një burim i laboratorit të kriminalistikës, janë dërguar për ekspertim balistik për të saktësuar nëse ishte apo jo kjo armë në gjendje të rregullt./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas biçikletën në Vlorë/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se në “Pyllin e Sodës” një automjet ka përplasur një biçikletë duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ndalimin e autorëve.

Ndërkaq, një tjetër aksident u regjistrua pak më herët në fshatin Peshkëpi,ku rezultojnë të palgosur pesë persona./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE