Connect with Us

Patën fatin të jenë të famshëm që në fëmijëri/ Kush janë aktorët që shkatërruan “me dorën e tyre” karrierën

Lajme

Patën fatin të jenë të famshëm që në fëmijëri/ Kush janë aktorët që shkatërruan “me dorën e tyre” karrierën

Publikuar

-

/

Ndonjëherë fama është sa e bukur aq edhe e vëvshtirë për ta mbajtur. Disa fëmijë nëpërbotë kanë pasur fatin të jenë të famshëm që në moshë të vogël por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

Me kalimin e viteve dhe duke u rritur këta fëmijë të famshëm nisën të kishin probleme me alkoolin, drogën apo ligjin. Madje, disa prej tyre kanë ndërruar jetë në moshë fare të re.

Aaron Carter – Vëllai i vogël i anëtarit të grupit Backstreet Boys, Nick Carter, u bë i famshëm në fund të viteve ’90 si këngëtar. Në shkurt 2008 u arrestua për drejtim mjeti tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe iu gjet marijuanë me vete.

Brad Renfro – Ka debutuar si aktor në moshën 12-vjeçare. Ka marrë pjesë në 21 filma. Problemet me drogën i shkatërruan karrierën. Ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare pas një mbidoze me heroinë.
Brittany Murphy – Aktorja e famshme ndërroi jetë në 20 dhjetor 2009. Shumë thonë se jetën ia mori kokaina, por arsyeja e vdekjes së saj mbetet mister edhe sot.

Corey Feldman – U bë i famshëm me filmin “Stand By Me” në vitin 1986. Në 2008 rrëfeu se ishte abuzuar seksualisht në moshë të re.
Dustin Diamond – Skriçi i serialit “Na shpëtoi zilja” u arrestua në vitin 2015 dhe bëri 4 muaj burg për një incident me të fejuarën e tij.

LEXO EDHE:  Sa vjeç nuk i besohet më Babagjyshit të Vitit të Ri?

Edward Furlong – U bë i famshëm si djali në filmin “Terminator 2”. I varur nga kokaina dhe heroina, edhe pse nuk e ka pranuar kurrë. Ka pasur probleme edhe me ligjin, pasi është arrestuar dy herë për drejtim mjeti tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Judy Garland – U bë e famshme me interpretimin në filmin “Magjistari i Ozit” kur ishte 17 vjeç. Pasi u bë e famshme dhe mori disa çmime si aktore dhe këngëtare, nisi të abuzonte me alkoolin dhe amfetaminat. Ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare nga një mbidozë.

Lindsay Lohan – Idhulli i adoleshentëve në periudhën 2002-2006, kur u rrit nisi të abuzojë me drogën. Gjithashtu, është arrestuar për vjedhje bizhuterish.

Macaulay Culkin – U bë i famshëm me filmin “I vetëm në shtëpi”. Kur u rrit, nisi një proces gjyqësor ndaj prindërve mbi menaxhimin e pasurisë së tij dhe ka pasur probleme me drogën dhe qetësuesit.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

One Telecommunications mbështet programin e startup-eve UpLift Albania

Publikuar

-

Nga

One Telecommunications mbështeti eventin ballkanik UpLift Albania, organizuar nga ICTS Lab. Uplift është një program për mbështetjen dhe rritjen e biznese të reja, duke i ofruar mentorim profesional dhe financim planeve më të mira të biznesit.

Një prej mentorëve profesionist në investime ishte aksioneri kryesor i One Telecommunications, Z. Elvin Guri. “Që një biznes të jetë i suksesshëm nuk do të thotë që të jetë një ide e pa dëgjuar më parë” u shpreh Z. Guri, “mjafton të pershtasësh mirë një ide ekzistuese në tregun ku operon. Idetë nuk janë gjithmonë çelësi i suksesit, por zbatimi i tyre po. Fondet janë një burim i limituar, ndaj edhe bizneset që ju zhvilloni duhet të jenë të qëndrueshme, të mbajnë veten.” – u shpreh Z. Guri.



Përgjatë 20 viteve, Z. Elvin Guri ka investuar në industri të ndryshme si, shërbime shëndetësore, teknologji dhe së fundmi edhe në telekomunikacion. Sipas tij, për suksesin e një biznesi, ka rëndësi jetike grupi bashkëpunëtorëve; mënyra si adresohen konfliktet. “Nëse gjeni mekanizmin e duhur për të luftuar idetë, jo personat, atëherë keni hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt suksesit financiar. Megjithatë, si në shumicën e fushave, edhe në tërheqjen e investitorëve, duhet fat. Ka shumë ide që nuk arrijnë të tërheqin investitorë në evente të tilla, por janë shumë të suksesshme në treg, sikurse edhe anasjelltas. Mund të kenë një biznes plan fitues, por nuk janë rentabël ne realitet”

LEXO EDHE:  Aktorja që po çmend meshkujt/ Fotot më provokuese të Gianna Nicole

LEXO EDHE:  Ylli televiziv që “rrëmbeu” zemrat e ndjekësve/ Fotot më të bukura të Lauren Wood

One Telecommunications synon të ndihmojë në krijimin e një tregu të shëndetshëm për rritjen e sipërmarrjeve të reja, sidomos me fokus teknologjinë. Ndaj, investohet vazhdimisht përmes organizatave mbështetëse të bizneseve, që i japin jetë sipërmarrjeve novatore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mashtruesi Fatmir Cici/ Kush është kleriku i zhveshur, mashtrues dhe përdhunues

Publikuar

-

Nga

Foti Cici, një herë e një kohe klerik orthodhoks në Kanada, tashmë është i zhveshur nga priftëria dhe ka nisur një fushatë sulmesh dhe shpifjesh ndaj klerikëve, teologëve dhe besimtarëve orthodhoks.

Por opinioni publik duhet të dijë se kush është me të vërtetë ky pseudoklerik.

Gjithashtu, po publikojmë për herë të parë dokumente zyrtare që demaskojnë katërçipërisht këtë njeri të mbrapshtë e mashtrues, sipas asaj që raporton Radio Ngjallja.

Kush është Fatmitr Cici?

Fatmir Cici, i lindur në Nivicë-Bubar të Sarandës. Ai e ka ndryshuar emrin nga Fatmir në Fotaq, ndërsa paraqitet me emrin Foti ka mbajtur gjithmonë të fshehtë dhe në heshtje krimin e plagosjes me dashje që ka kryer ndaj bashkëfshatarit të tij dhe për të cilin Gjykata e Rrethit Sarandë e ka shpallur fajtor me vendimin nr. 64, datë 9/09/1988, duke e dënuar me 5 muaj heqje lirie. Nëse Kisha Orthodhokse do të ishte njohur në kohë me këtë fakt qëllimisht të fshehur, karriera e tij kishtare do kishte përfunduar që në hapat e parë të saj. Kjo e vërtetë u zbulua vite më vonë, kur personi në fjalë u ekspozua dendur në hapësirat mediatike.

Ishte fillimi i viteve 1990, kur Foti emigroi drejt Greqisë, ku deklaron se është minoritar me origjinë greke dhe lidhet me Mitropolitin e Konicës, Sebastianos. Edhe deklaratën e tij për origjinën greke, Foti është përpjekur ta mbajë po ashtu të mbuluar, por e vërteta nuk fshihet në mjegull. Kështu, doli në dritë dokumenti, që vërtetonte mohimin e origjinës së tij shqiptare, ndërsa deklaronte atë greke.

Ai gjithashtu ndoqi edhe studimet për teologji në Univeristetin e Athinës, duke u hequr si mbështetës i ideve të Sebastianosit.

Por pasi nuk arriti dot të përfundote në kohë studimet, bursa iu ndërpre. Foti Cici, u anëtarësua më pas në Shoqata anti-othodhokse dhe anti-shqiptare. Pasi u pajis me pasaportë greke, ai filloi një propagandë anti-orthodhokse.

LEXO EDHE:  Propozimi që u bë viral/ Aktorja e njohur shqiptare habitet në mes të parkut

LEXO EDHE:  Sa vjeç nuk i besohet më Babagjyshit të Vitit të Ri?

Por loja e tij e ndyrë u kuptua. Ai e pa se nuk kishte më vend në Greqi, të cilin e përzunë.



Sipas raportimit në media, në ShBA, Foti kishte vënë objektiv të shtinte në dorë klerikët vëllezër Arthur dhe Nikon Liolinin dhe, përmes metodave dredharake, të fitonte simpatinë dhe përkrahjen e tyre, duke iu shfaqur si patriot e punëtor i Kishës. S’vonoi gjatë dhe natyra e tij intriguese, përfituese dhe mosmirënjohëse doli në pah. I demaskuar, Foti hidhet publikisht kundra vëllezërve Liolini dhe klerikëve të tjerë orthodhoksë të diasporës shqiptare në ShBA, siç ishin edhe vëllezërit Katre.

 

Cici pasi u përzu edhe nga Amerika, u largua në Kanada. Aty, ende si endacak rrugëve të Kishës, sa në Kishën ukrainase, sa në Kishën e Sirisë, ku priste të merrte ndonjë fond duke i mashtruar si klerik.

Më e rëndë, më e rëndësishmja, është aktiviteti kriminal i Foti Cicit.

Foti Cici është akuzuar për dhunë dhe për përdhunim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë viktima që e ka denoncuar në instancat e drejtësisë. Ja pra kush është prifti Cici nga Nivica, një përdhunues ordiner, i veshur si prift.

Ajo që më habit më tepër, por që të paktën më bëri më shumë të kuptoj se kush është Foti Cici, është fakti se është dënuar për plagosje me dashje ku sipas vendimit të Gjykatës u dënua me 5 muaj burg.

Një dhunes, përdhunues dhe vrasës që nuk ka as të drejtën morale për t’i dhënë mësime patriotike asnjëriu në rrjete sociale, sepse ai përfaqëson llumin e shoqërisë shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pandemia rriti rastet e dhunës tek fëmijët

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë siluetat e vendosura nga Organizata Botërore e Fëmijëve UNICEF në Qendrën Historike të Gjirokastrës mbartnin sejcila nga një mesazh: atë të viktimavë të dhunës ndaj fëmijëve.

Vetëm për vitin 2021, Bashkia e Gjirokastrës ka menaxhuar 31 fëmijë në nevojë për mbrojtje, tre prej të cilëve raste të dhunës dhe 4 raste me fëmijë të larguar nga familja.

Në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin nuk kanë munguar këtë vit edhe incidentet e rënda me persona të akuzuar për ngacmime dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve.

Drejtoresha e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore në Bashkinë e Gjiroakstrës, Albana Allushi thotë se në dy raste të kohëve të fundit policia ka arrestuar bashkëjetuesit dhunues të fëmijëve, ndërsa 10 raste të tjera janë ndjekur në qendrën e posaçme kundër dhunës që funksionon në këtë bashki.

“Ka ardhur në rritje numri i denoncimeve dhe ajo që evidentohet është numri i lartë i denoncimeve që vijnë edhe nga zonat rurale. Duke iu referuar përbërjes së rasteve ajo që shihet është se ato evidentohen në familje me nivel të ulët ekonomik dhe arsimor”, thotë ajo.

Ndërsa Diana Haxhiaj, koordinatore e sektorit kundër dhunës në Policinë e Gjirokastrës thotë se në bashkëpunim me njësitë arsimore policia po i ndërgjegjëson si fëmijët edhe shtresat e tjera të popullsisë për denoncimin e rasteve.

“Këto aktivitete janë shtrirë kryesisht në grupmoshat në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të të gjithë Qarkut të Gjirokastrës. Për hir të së vërtetës dhuna ka qenë prezente edhe më përpara por për shkak të ndjeshmërisë, për shkak të turpit që mbartin vetë disa vepra penale, për shkak të frikës, rastet nuk janë denoncuar. Për këtë Policia e Shtetit organizon herë pas here aktivitete ndërgjegjësuese bashkëlidhur gjithë aktorëve të tjerë si arsimi, qeverisja vendore dhe vetë prindërit për t`u njohur me ndryshimet dhe për të parë interesin më të lartë të fëmijës, sepse kjo është pasqyruar dhe tek këto ndryshimet e fundit ligjore”, thotë Diana Haxhiaj.

LEXO EDHE:  Aktorja që po çmend meshkujt/ Fotot më provokuese të Gianna Nicole

LEXO EDHE:  Sa vjeç nuk i besohet më Babagjyshit të Vitit të Ri?

Policia ka tani një qendër të posacme të intervistimit të fëmijëve në rastet e denoncimeve të dhunës ndaj tyre. Herë pas here thotë zonja Haxhiaj kryhen trajnime për specialistët e sektorit nisur edhe nga përmirësimet e fundit ligjore.



“Ka një sektor që fillon në qendër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit sic është Sektori Kundër Dhunës dhe Mbrojtjes së të Miturve dhe është e shpërndarë në gjithë drejtoritë vendore. Për shkak të ndryshimeve në legjislacionin shqiptar si Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve apo procedurat standarte për shumë vepra që lidhen me këtë kategori Policia e Shtetit organizon trajnime me specialistët në këtë sector, të dedikuara vetëm për dhunën tek fëmijët”, thotë Diana Haxhiaj.

Sipas të dhënave zyrtare pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë e fëmijëve dhe ulur cilësinë e arsimit ndërkohë që në Shqipëri statistikat e kësaj periudhe flasin edhe për rritjen e rasteve të dhunën në familje.

Zonja Allushi thotë se shumica e rasteve të fëmijëve të dhunuar evidentohen pikërisht në këto familje.

“Ajo që evidentohet më shumë është numri i fëmijëve që janë ekspozuar ndaj dhunës si rezultat i konfliketve që lindin mes prindërve në familjet e tyre. Për këtë arsye në një qendër të posaçme të hapur nga Bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë prej vitti 2019 ofrohet shërbim psikologjik, shërbim ligjor dhe zhvillohen me fëmijët, viktima të dhunës, edhe aktivitete të ndryshme”, thotë zonja Allushi.

Sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për Kriminalitetin, në Shqipëri gjatë vitti 2020 u regjistruan 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.

Edhe këtë vit shifrat paraprake flasin për ritje të dhunës ndaj të miturve.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërveprim të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve që dhunohen./voa

 

LEXO TE PLOTE