Connect with Us

Njeriu i njeh tingujt familjarë brenda 100 nanosekondash

Lajme

Njeriu i njeh tingujt familjarë brenda 100 nanosekondash

Publikuar

-

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Londrës, truri i njeriut mund të identifikojë një tingull të njohur brenda 100 deri 300 nanosekonda.

Studimi i botuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, u përpoq të hulumtojë se sa shpejt përgjigjet mendja ndaj një melodie të njohur muzikore dhe të studiojë proceset e trurit që lejojnë këtë përgjigje.

Studiuesit kanë krijuar një lojë të quajtur “Emri që akordon” gjatë të cilës u kërkohet garuesve të identifikojnë një pjesë të muzikës disa sekonda pasi ajo fillon të luhet.

Grupi i pjesëmarrësve përbëhej nga pesë burra dhe pesë gra, ku secili prej tyre zgjodhi pesë këngë të cilat i njihte mirë. Pjesëmarrësit në studim dëgjuan pasivisht afërsisht 100 mostra audio (me më pak se një sekondë në kohëzgjatje) nga pjesë njohura dhe të panjohura, të cilat u prezantuan në mënyrë rastësore. Studiuesit përdorën “elektroencefalogramin” si një teknikë të imazhit të trurit, pasi regjistron aktivitetin elektrik të trurit dhe korometrinë (teknika e matjes së diametrit, treguesi i zgjimit).

U zbulua se pjesëmarrësve u duhej një mesatare prej 100 deri 300 milisekonda për të identifikuar një tingull të njohur, kjo u tregua nga studimi i syve të pjesëmarrësve, të cilët shfaqen stimulim të shtuar për shkak të tingullit të njohur dhe aktivizim të sugjerimit vizual. Tek pjesëmarrësit që u dhanë tinguj të panjohur por të ngjashëm, nuk u vërejt i njëjri reagim.

LEXO EDHE:  Vera po afron, po ashtu edhe mushkonjat/Zbulimi i çuditshëm tregon si t'i hiqni qafe

Maria Chait, profesoreshë në Universitetin UCL në Londër, theksoi se ky studim tregon se njerëzit i njohin tingujt e tyre menjëherë dhe shton se rezultatet janë shumë të dobishme në gjenerimin e një numri ndërhyrjesh terapeutike të bazuara në muzikë.

“Për shembull, ekziston një interes në rritje për shfrytëzimin e muzikës tek pacientët me simptoma çmendurie, tek të cilët kujtesa e muzikës mirëmbahet” tha Chait./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Vera po afron, po ashtu edhe mushkonjat/Zbulimi i çuditshëm tregon si t’i hiqni qafe

LEXO EDHE:  Apple publikon listën: Ja cilat janë aplikacionet më të shkarkuara për vitin 2018

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE