Connect with Us

Nga përgjimet, mandatet e opozitës, tërmeti dhe ngritja e SPAK/ Ngjarjet e bujshme që shoqëruan 2019

Politikë

Nga përgjimet, mandatet e opozitës, tërmeti dhe ngritja e SPAK/ Ngjarjet e bujshme që shoqëruan 2019

Publikuar

-

Viti që lamë pas është një vit i shoqëruar me një sërë ngjarjesh që do të mbahen mend gjatë në hostorinë e vendit tonë.

Në janar të vitit 2019, gazeta gjermane “Bild”, publikoi përgjimet në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër.

Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede ka publikuar audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama.  Ky i fundit dëgjohet teksa bisedon me ish-drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshin.

Rama e pyet Keshin nëse e ka realizuar obljektivin dhe drejtori përgjigjet pozitivisht.  Dosja.al ka zbardhur 16 audio-përgjimet e publikuara nga mediat gjermane dhe ka përshtatur në shqip të gjithë artikullin e prestigjiozes. (Lexo këtu)

Përgjimet e Bild, shërbyen si kauzë për opozitën, e cila filloi protestat kundër qeverisë.

Pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt, opozita e drejtuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha vendosi të djegë mandatet e deputetëve, në shenjë proteste kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

dhune ne proteste

Por, pas djegies së mandateve të deputetëve, të tjerë kandidatë nga listat shumëemërore të PD dhe LSI pranuan mandatet e lëna bosh, gjë që çoi në krijimin e një opozite të re parlamentare.

Më tej, opozita bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të cilat u zhvilluan në shumicën e bashkive në vend, me një kandidat të vetëm në garë. Kështu, Basha i dhuroi Ramës në tavolinë 61 bashki. Pra, të gjithë pushtetin lokal.

Një tjetër ngjarje është edhe dështimi për të hapur negociatat për anëtarësim në BE. Një ngjarje kjo në fakt e shumëpritur nga shqiptarët, por që lideret e BE vendosën të japin një përgjigje negative për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në 18 tetor 2019, Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes  Hahn, bëri të ditur se liderët e Bashkimit Europian përfundimisht nuk arritën të kishin një dakordësi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.(Lexo këtu)

Një tjetër ngjarje që do të mbahet mend është edhe atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit, Andi Maloku, dhe mbeti i plagosur vetë prokurori si dhe shoqëruesi i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Landi Muharremi, apo “Rrumi”, mësohet se ky i fundit ka lënë ambientet e spitalit.

Përsa i përket atentatit të Durrësit,  policia ka arrestuar  si të dyshuar 34-vjeçarin Redjan Rraja. Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi, pas gjetjes së shenjave të gishtrinjëve në automjetin e përdorur për kryerjen e atentatit, të braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit. (Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Një tjetër ngjarje që preku zemrat e të gjithëve është ajo e rastit të djalit 11 vjeçar, Alvin Berisha, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve me historinë e tij.

11-vjeçari prej 5 vitesh ndodhej në kampin e Al-Hol në Siri i plagosur nga shpërthimi i një bombe, që i kanë shkaktuar probleme serioze në ecje.

Alvini u mor në Siri nga nëna e tij e cila humbi jetën gjatë luftimeve më Siri.

Alvin Berisha u lirua nga kampi falë ndërhyrjes së mediave italiane, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe “Gjysmëhënen” siriane. (Lexo Këtu)

Më tej, një ndër ngjarjet më tragjike ishte tërmeti i 26 nëntorit.

Rreth orës 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë, i shkallës rihter.

Tërmeti zgjati mbi 30 sekonda dhe u ndie në të gjithë Shqipërinë, por zonat më të prekura ishin Durrësi, Thumana ku shumë ndërtesa u kthyen në gërmadha.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas një bilanc tragjik, ku 51 persona humbën jetën, qindra mbetën të lënduar, ndërsa me mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë për shkak se banesat e tyre janë shembur ose janë bërë të pabanueshme nga dëmet e mëdha që kanë pësuar. (Lexo këtu)

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK është një tjetër ngjarje e raportuar fort nga mediat dhe me një impakt të fortë në opinionin publik.

Ngritja e SPAK ka pritshmëri të lartë nga shqiptarët të cilët duan që drejtësia të jetë më në fund në krahun e tyre, por edhe nga ndërkombëtarët.

Por, pavarësisht pritshmërive të larta, ngritja e SPAK u shoqërua edhe me akuza. Pas zgjedhjes së prokurorit Arben Kraja në krye të Prokurorisë së Posaçme në media u publikuan akuza dhe dokumente, ku pretendohet se Arben Kraja është ish-hetues i regjimit komunist.

Autoriteti i Dosjeve konfirmon/ Arben Kraja hetues i komunizmit, trajtoi çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit

Ish-hetuesi i diktaturës në krye të SPAK/ Publikohen të tjera fakte tronditëse

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  “Përballjet e ashpra të Metës për faj të opozitës”/ Topi akuza Bashës: Bën politikë rurale

LEXO EDHE:  “Tragjedia e tërmetit, test i kaluar”/ Nano: Dhimbja u kthye në një spektakël të bukur solidariteti

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE