Connect with Us

Moti i ftohtë/ Si të parandaloni virozat

Lajme

Moti i ftohtë/ Si të parandaloni virozat

Publikuar

-

Tani që dimri na ka mbërthyer më së miri, shanset tuaja për të rënë pre e gripit. Por, ajo çfarë nuk dijmë është se, nuk është vetëm moti i fohtë që sjell pasojat e gripit, por edhe mënyra se si reagoni ndaj tij. Për këtë, ekzistojnë disa “manovra”, për t’ju ndihmuar që të parandaloni gripin.

Lani duart

Lani duart shpesh. Viruset që shkaktojnë ftohjen dhe gripin sezonal përhapen zakonisht kur një person i infektuar kollitet, nga teshtitjet ose bisedimet. Virusi është në ajër dhe futet në trupin tuaj përmes hundës ose gojës, ose nga duart tuaja pasi të keni prekur një objekt të kontaminuar me virusin. Për shembull, nëse ndani një telefon ose një tastierë kompjuteri, ose prekni dorezat e dyerve publike dhe vendosni duart afër fytyrës tuaj, virusi mund të hyjë në gojë ose hundë.
Larja e duarve për të paktën 20 sekonda duke përdorur sapun dhe ujë është më e mira për pastrimin e viruseve nga duart tuaja. Nëse nuk keni akses në sapun dhe ujë, konsideroni të mbani me vete një pastrues dore me bazë alkooli.

Përdorini facoletat vetëm një herë

Pasi të jeni fshirë, mos i lini facoletat e përdorura përsëri në xhep. Hidhini ato menjëherë!

LEXO EDHE:  Flokët ju dërgojnë mesazhe sekrete mbi shëndetin e trupit tuaj

Shmang kontaktin me të infektuarit

Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë. Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë për të parandaluar përhapjen e virusit tuaj. Kur kolliteni ose teshtitni, mbuloni gojën dhe hundën me një facoletë.

Praktikoni zakone të mira shëndetësore

CDC rekomandon që të ndiqni këshilla të përgjithshme për të qëndruar të shëndetshëm. Këto sugjerime përfshijnë: jini aktiv fizikisht, menaxhoni stresin, pini shumë lëngje dhe hani ushqime të shëndetshme.

Flini mjaftueshëm gjumë

“Të fjeturit sa duhet është një zakon i mirë për funksionimin optimal të sistemit imunitar dhe për të parandaluar viruset e frymëmarrjes si gripi”, thotë Dr. Adalja. Një person i rritur duhet të flejë mesatarisht 7 – 9 orë gjumë, në natë.

Konsumoni më shumë proteina

Dhe, së fundi, një studim në Gazetën e Sëmundjeve Infektive tregon se dietat me pak proteina mund të dobësojnë sistemin imunitar. Pra, shtoni ushqime të pasura me proteina të tilla si qumështi, kosi, vezët dhe peshku në menunë tuaj të përditshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Tre arsye pse duhet të pini çdo ditë ujë me limon

LEXO EDHE:  Ja ç'tregon ngërçi i gishtave të këmbës, për shëndetin tuaj

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE