LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje sizmike në Mars/ Tërmetet kapërcejnë planetin Tokë

1 Janar 2020, 21:15, Aktualitet CNA
Lëvizje sizmike në Mars/ Tërmetet kapërcejnë planetin

Laboratori gjeologjik robotik i Shërbimit Hapësinor amerikan (NASA) InSight ka gjasë të ketë zbuluar tërmetin e parë nga Marsi. Është hera e parë që një tërmet zbulohet në një vend tjetër përveç Tokës dhe satelitit të tij, Hënës.

Kjo është ?dridhja? e parë që duket se vjen nga brendësia e planetit fqinj dhe jo nga forca të jashtme mbi sipërfaqen e tij, siç është era. Shkencëtarët ende po studiojnë sinjalin për të zbuluar shkakun e saktë.

“Me këtë sinjal të parë, zyrtarisht është nisur një fushë e re: sizmologjia marsiane”, tha shkencëtari kryesor i NASA-s për InSight, Bruce Baner.

Për momentin, ky tërmet i parë i vogël ishte tepër i zbehtë për të nxjerrë konkluzione rreth brendisë së Marsit, që është qëllimi kryesor i InSight. Sipërfaqja e Marsit është zakonisht shumë e qetë, duke lejuar sizmografinë e laboratorit robotik të “kapë” edhe sinjale sizmikë shumë të dobëta. Përkundrazi, toka është e përmbytur nga zhurma të vazhdueshme sizmike.

Astronautët Apollo të NASA-s kishin montuar pesë sizmografë në Hënë midis viteve 1969 – 1077, duke zbuluar ekzistencën e aktivitetit sizmik në satelitin e tokës.

“Ne kemi pritur me muaj për një sinjal si ky. Është kaq emocionuese të kesh përfundimisht prova që Marsi është akoma aktiv sizmikisht, “tha profesori Philip Lyon nga Instituti i Gjeofizikës në Paris, i cili ishte i përfshirë në ndërtimin e sizmografit SEIS nga ky institut dhe nga Qendra Kombëtare e Hapësirës . Ai u shpreh se pret që InSight të kapë tërmete shumë më të fortë në Mars.

Në Tokë, tërmetet ndodhin kryesisht në frakturat e krijuara nga lëvizja e pllakave tektonike. Marsi dhe Hëna nuk kanë pllaka tektonike, por kanë tërmete për shkak të një procesi të vazhdueshëm kontraktimi që shkakton lëvizje në brendinë e tyre./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Lajmet e fundit nga