Connect with Us

Kujdes! Ja çfarë ndodh në trurin tuaj kur debatoni me dikë

Lajme

Kujdes! Ja çfarë ndodh në trurin tuaj kur debatoni me dikë

Publikuar

-

Nga Andreas Kappes “The Conversation”

* Të gjithë mund të keni qenë në një situatë të tillë. Pra në mesin e një debati të fortë, kur humbni çdo lloj respekti për palën kundërshtare. Pavarësisht nëse po diskutohet mbi zgjedhjet e fundit patrlamentare në vend, apo kujdesin ndaj fëmijëve, ju ndiheni sikur argumentet tuaja nuk vlerësohen, dhe madje as që merren parasysh.

Por a keni menduar ndonjëherë, se çfarë po ndodh saktësisht në mendjen e njeriut përballë? Në një studim të kohëve të fundit, të botuar në “Nature Neuroscience”, unë bashkë me kolegët regjistruam aktivitetin e trurit të njerëzve gjatë një debati.

Në eksperimentin tonë, ne u kërkuam 21 çifteve vullnetare për këtë eksperiment, të marrin disa vendime të natytës financiare. Secili duhej të vlerësonte vlerën e pasurive të patundshme, dhe të vinte bast një shumë parash mbi vlerësimin e tij. Sa më të sigurtë të ishin në vlerësimin e tyre, aq më shumë para do të fitonin.

Secili nga vullnetarët, iu nënshkrua një skaneri në tru gjatë kryerjes së detyrës, në mënyrë që ne të regjistronim aktivitetin e tyre celebral. Të dy skanerët ndaheshin nga një mur prej xhami, dhe vullnetarët mund të shihnin në ekranin e tyre, vlerësimet dhe bastet e vëna nga personi.

U vu re se kur vullnetarët binin dakord për çmimin e pasurive të paluajtshme, secili prej tyre ishte më i sigurt në vlerësimin e vet, ndaj vinin bast më shumë para për të. Kjo është diçka që ka kuptim. Nëse unë bie dakord me ju, atëherë ti ndihesh më i sigurtë, se duhet të kesh të drejtë. Aktiviteti i trurit të secilit nga vullnetarët, reflektoi ndërkohë kodimin e besimit të partnerit të tyre.

Në veçanti, aktiviteti i një rajoni të trurit, të quajtur korteksi frontal anësor i poshtëm, që ne e dimë tashmë se përfshihet në disonancën konjitive, gjurmoi besimin e partnerit. Ne zbuluam se sa më i sigurt ishte një vullnetar, aq më i sigurt bëhej partneri dhe anasjelltas. Sidoqoftë – dhe kjo është pjesa interesante – kur njerëzit nuk binin dakord, truri i tyre bëhej më pak i ndjeshëm ndaj forcës së argumentit që kishin të tjerët.

Pas debateve, korteksi frontal nuk mund të gjurmonte më besimin e partnerit. Për rrjedhojë, mendimi i partnerit që nuk binte dakord me mendimin e kolegut, kishte pak ndikim në bindjen e tjetrit se ai kishte. Ne dyshojmë se kur mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me tema të nxehta si politika, njerëzit kanë edhe më pak të ngjarë të marrin parasysh forcën e mendimeve të kundërta, me ato që kanë vetë ata.

LEXO EDHE:  Si është dita e Donald Trump/ Kur zgjohet dhe sulmet e forta

Gjetjet në studimin tonë, mund të hedhin dritë mbi disa prirje shqetësuese të kohëve të fundit në shumë vende. Për shembull, gjatë dekadës së fundit, shkencëtarët e klimës janë shprehur të bindur se ndryshimet klimatike po shkaktohen nga njeriu. Por, një studim i Qendrë Kërkimore Pju në SHBA, tregon se përqindja e republikanëve që besojnë se ky koncept është i vërtetë, ka rënë shumë.

Ndërsa ekzistojnë arsye komplekse, kjo mund të lidhet edhe me një paragjykim se si forcohen mendimet e njerëzve të tjerë në trurin tonë. Gjetjet e studimit, mund të përdoren për të kuptuar edhe ngjarjet e fundit politike. Shihni seancat e fundit të fajësimit kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Studimi ynë sugjeron që nëse një dëshmitar shfaqet “i qetë, i sigurt dhe që i qëndron fakteve” (siç u përshkrua zyrtari i qeverisë Bill Tejlor gjatë seancave dëgjimore) ose “i paqëndrueshëm dhe i pasigurtë” (siç u përshkrua ish-shefi i FBI-së, Robert Myler kur dëshmoi mbi hetimin ndaj Trump në korrik), kjo ka pak rëndësi për ata që tashmë e kundërshtojnë impeachment-in kur dëshmitë janë kundër presidentit.

Por ato ndikojnë në bindjen e atyre, që janë në favor të fajësimit. Pra, si mund t’i rrisim shanset tona, për t’u dëgjuar nga anëtarët e një grupi kundërshtar? Studimi ynë ofron mbështetje të re për një “recetë të provuar dhe të testuar”, që sugjeron gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Për shembull, merrni rastin e përpjekjeve për të ndryshuar bindjen e prindërve që refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, pasi besojnë në mënyrë të gabuar se vaksinat shkaktojnë autizëm.

Është vërtetuar se paraqitja e dëshmive të forta që e hedhin poshtë këtë lidhje, ndikon pak për ndryshimin e mendjes së tyre. Përkundrazi, vetëm të fokusuarit në faktin se vaksinat i mbrojnë fëmijët nga sëmundje potencialisht vdekjeprurëse, mund të arrijë qëllimin që prindërit të pranojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Debati i Lleshajt me arkitektin/ Reagon Pjerin Ndreu: Është pallati ku jetoj unë, nuk ka vend për panik

LEXO EDHE:  Foto-Gjyqi ndaj Donald Trump/ Senatorët argëtohen dhe i zë gjumi

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE