Connect with Us

Historiku/ Nga vjen origjina e festës së Vitit të Ri dhe Bredhit

Lajme

Historiku/ Nga vjen origjina e festës së Vitit të Ri dhe Bredhit

Publikuar

-

Edhe festa e Vitit të Ri ka historikun e vet.
Kjo festë ka filluar në Babiloni dhe në Mesopotami.

Kështu u bë zakon pagan i adhurimit të Diellit, 2000 vite p.e.s. dhe u festua në kohën e ekuinoksit të Pranverës, në mes të marsit. Një shumëllojshmëri e datave të tjera të lidhura me stinët janë përdorur edhe nga kultura të ndryshme të lashta, egjiptianët, fenikasit dhe persianët vitin e tyre të ri e fillonin në vjeshtë, dhe grekët e festuan atë në dimër.

Romakët e quajtën atë “Saturnalia”, në nder të Saturnit perëndisë së Bujqësisë. Në mesin e tyre ishte jashtëzakonisht popullor, festohej me aheng, ngrënie, pirje, vallëzim dhe në fund me sakrificë njerëzore. Në vitin 46 para Krishtit, Jul Cezari paraqiti një kalendar të ri, atë diellorë që ishte një përmirësim për kalendarin e lashtë romak. Kalendari Julian vendosi që 1 janarin ta bëjë fillim të vitit të ri.

Një simbol i vitit të ri është e Bredhi.
Bredhi tradicionalisht përdorej për të festuar festat e dimrit (pagane dhe të krishtere) për mijëra vite.

LEXO EDHE:  CityNews sjell urimin e veçantë për lexuesit dhe gazetarët (VIDEO)

Paganët përdornin degët e Bredhit për të dekoruar shtëpitë e tyre gjatë Dimrit, pasi ajo i bënte ata të mendonin Pranverën që do të vij. Romakët përdornin degët e Bredhit për të dekoruar tempujt e tyre në festivalin e Saturnalia-s. Të krishterët e përdorin atë si një shenjë e jetës së përhershme me Perëndinë. Paganët besonin se Bredhi do t’i mbajë larg shtrigat, fantazmat, frymërat e liga, dhe sëmundjet.

Në hemisferën veriore, dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit bie më 21 ose 22 dhjetor dhe quhet Dimri solstic. Shumë njerëz të lashtë besonin se Dielli ishte një perëndi dhe se Dimri erdhi çdo vit për shkak se zoti Diell ishte sëmurë dhe i dobët Degët Bredhit iu kujtonin atyre të gjitha bimët e gjelbra që do të rriten përsëri kur zoti Diell të ishte i fortë dhe kur do të kthehej Vera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  CityNews sjell urimin e veçantë për lexuesit dhe gazetarët (VIDEO)

LEXO EDHE:  Në prag të takimit historik Trump-Kim

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE