Connect with Us

E rëndë në Berat/ 15 vjeçarja i jep fund jetës tragjikisht

Kronika

E rëndë në Berat/ 15 vjeçarja i jep fund jetës tragjikisht

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Urën Vajgurore në Berat, ku një 15-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u helmuar.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasen E. Ç., e cila paraprakisht dyshohet të jetë helmuar me pesticide.

“Më datë 01.01.2020, në Urë Vajgurore, Berat, dyshohet se është vet’helmuar me pesticide shtetasja E.Ç, 15 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e Policisë së Beratit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentohet motoçikleta/ Dy të plagosur në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidentohet motoçikleta/ Dy të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku dy persona që po lëviznin me motor janë aksidentuar.

Sipasojë e aksidentit njëri prej tyre ka rënë nga 40 metër lartësi, duke mbetur i bllokuar poshtë urës.

Ata janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.



Një prej të plagosurve është identifikuar si shtetasi me inicialet F.M 39 vjeç dhe banues në Sukth

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar për të zbardhur më shumë detaje./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte në një karburant.

Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima fillimisht ka debatuar me një person i identifikuar si Arbër Koti, shofer autobuzi, për motive banale.



Më pas, viktima e ka qëlluar me grusht këtë të fundit, ndërsa Koti ka nxjerrë thikën duke e lënë të vdekur.

Mësohet se ka qenë e ëma dhe bashkëshortja që e kanë çuar në spital atë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Durrës/ Zbardhen detajet e para, viktima u konfliktua me shoferin e furgonit

Publikuar

-

Nga

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë është qëlluar me thikë në zemër.

Bëhet fjalë për Idajet Dullën 34 vjeç i cili është gjetur i vdekur te shinat e trenit.

Edhe pse ambulanca e ka marrë menjëherë trupin dhe e ka dërguar në spital, ka qenë shumë vonë që ai të mbijetonte.



Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima është konfliktuar me shoferin e një furgoni për shkaqe banale.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE