LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dua një baba shumë të mirë”/ Letra rrëqethëse e 7 vjeçarit për Babagjyshin i përloti të gjithë

1 Janar 2020, 14:15, Aktualitet CNA
“Dua një baba shumë të mirë”/ Letra

Letra e një 7 vjeçari drejtuar Babagjyshit, ka bërë xhiron e rrjetit.

Letra e vogëlushit është shumë e ndryshme nga ato që kanë shkruar dhjetëra e qindra moshatarët e tij në botë.

Dëshira e 7 vjeçarit është të ketë një “baba më të mirë” pasi është rritur në një familje ku ka dominuar dhuna dhe fajtor për këtë është babi.

Edhe pse është vetëm 7-vjeç, në këtë letër, vogëlushi vlerëson nënën e tij për gjithçka që ka bërë.

?I dashur Babagjysh…
Ne duhet të largoheshim nga shtëpia. Babi ishte “i çmendur”. Ne duhet të bënim të gjitha punët. Babi mori gjithçka që donte. Mami tha se ishte koha për t’u larguar dhe se do të na çonte në një vend ku do të ishim të sigurt dhe nuk kishim se përse të kishim frikë. Jam akoma nervoz. Nuk dua të flas me fëmijët e tjerë. A do të vish për këtë Krishtlindje. Ne nuk kemi asgjë nga gjërat tona këtu. A mund të më sjellë libra, fjalor, busull dhe një orë? Gjithashtu dua një baba shumë, shumë, shumë të mirë . A mund ta bësh dhe këtë gjithashtu?
Me dashuri Bale?, shkruhet në letrën e 7 vjeçarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga