Connect with Us

Depresioni gjatë festave të fundvitit/ Këshilla si t’i tejkaloni ndjesitë e këqija

Lajme

Depresioni gjatë festave të fundvitit/ Këshilla si t’i tejkaloni ndjesitë e këqija

Publikuar

-

Përgjithësisht festat e fundvitit japing ndjesi të mirë te njerëzit dhe shpesh i bëjnë ata të lumtur. Por, kjo nuk vlen për të gjithë pasi shpesh festat e kësaj periudhe janë një moment vetmie ose përballje me të afërmit.

Gjithë kësaj i shtohet fakti i stresit për përgatitjet që kërkojnë shumë kohë, por edhe paratë. Rezultati mund të jetë një ndjesi ankthi dhe trishtimi i vazhdueshëm, që manifestohet pikërisht në periudhën që u paraprin festave. Këto gjendje shpirtërore mund të tejkalohen duke vënë në zbatim disa strategji.

Depresioni prej festave Krishtlindjet dhe Viti i Ri për disa persona mund të karakterizohen nga një ndjesi mërzie. Kjo lloj gjendjeje shpirtërore u ndodh veçanërisht atyre që janë të detyruar t’i përjetojnë vetëm festat dhe jo nën ngrohtësinë e familjes. Por, nga ana tjetër, ka edhe nga ata që festat duhet t’i kalojnë si një moment “ballafaqimi” me të afërmit dhe familjarët. Ata ndihen të detyruar për të gëzuar me të afërmit, me të cilët marrëdhëniet janë thuajse inekzistente.

Rezultati konsiston tek emocionet negative, sepse realiteti mbase edhe nuk mund të korrespondojë me pritshmëritë tuaja.

Por, festat e fundvitit, duket se janë edhe momenti gjatë të cilit duhet të manifestoni me patjetër një gjendje shpirtërore pozitive, si dashuri dhe solidaritet. Pra ndiheni thuajse si të “shtyrë” për të provuar afeksion për të tjerët. Gjithsesi, këto sjellje duhet të ndodhin spontanisht dhe jo të ndikuara nga një klimë festive.

LEXO EDHE:  Dekada e sëmundjeve, depresionit dhe kequshqyerjes për shqiptarët

Për këto arsye, ju mbase keni filluar të ndiheni të shqetësuar, përveçse të stresuar nga gjithë përgatitjet që fillojnë një muaj përpara. Edhe blerja e dhuratave apo mosmarrja e tyre, mund të provokojë shqetësim, mërzi dhe ankth.

Këshillat

Përpara çdo gjëje tjetër duhet të niseni nga ndërgjegjja juaj. Është kryesore që të mos i jepni shumë rëndësi ankthit tuaj, duke shmangur edhe ndjenjën e fajit. Është thelbësore që të minimizoni pritshmëritë relative të festave të fundvitit dhe të mos i shihni ato si ditë gjatë të cilave duhet të jeni të lumtur me çdo kusht.

Shmanguni njerëzve me të cilët nuk dëshironi të festoni dhe nuk doni të ndani asgjë. E dobishme mund të jetë edhe shmangia e televizorit, sepse në këtë periudhë ai është i mbushur përplot me spote festash.

Mundohuni që të ruani dhe të bëni po të njëjtat gjëra të përditshme si më parë, në mënyrë që të mos çrregulloni bioritmin tuaj dhe veçanërisht ata që lidhen me gjumin dhe zgjimin. Përkushtojuni kujdesit të vetes, duke praktikuar aktivitete zike në mënyrë të rregullt dhe duke u qetësuar herë pas here.

Shumë e rëndësishme është edhe mënyra e ushqyerjes. Duhet të përpiqeni që të mbani një regjim të ushqyeri të ekuilibruar dhe mos e ekzagjeroni me ushqimet që përmbajnë shumë sheqer dhe yndyra. Përkundrazi zgjidhni ushqime të posaçme, të cilat mund të djegin yndyrat, si qitron, specat djegës dhe perimet e papërpunuara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  5 këshilla mode nga Victoria Beckham

LEXO EDHE:  Shqiptarët "shtegëtojnë" në vendet ekzotike për 28-29 nëntor/ Shtetasit nga Kosova vijnë të festojnë

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE