Connect with Us

Cila ishte lëvizja e bujshme që trazoi ujërat e politikës gjatë këtij viti

Politikë

Cila ishte lëvizja e bujshme që trazoi ujërat e politikës gjatë këtij viti

Publikuar

-

Viti 2019 do të mbahet mend si një vit “i zhurmshëm” përsa i përket politikës në vend.

Ka pasur plot debate përplasje, akuza mes partive kryesore.
Lëvizja më e bujshme që trazoi edhe “ujërat” e politikës, ishte djegia e mandateve nga deputetët e opozitës.

Deputetët e PD dhe LSI zgjodhën të largohen nga parlamenti dhe të djegin mandatin në muajin shkurt të këtij viti.

Mjaftuan vetëm 30 minuta që Këshilli Kombëtar i PD-së, të vendoste lënien e mandateve të deputetëve.

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se vendimi ishte bindje ndaj urdhrit të sovranit.

Thirrjes së Lulzim Bashës iu përgjigjën pa kundërshtime masa e deputetëve të tij, aleatët e vegjël si dhe Monika Kryemadhi e LSI-së. Por, mes dy grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, 3 deputetë nuk pranuan të dorëzonin mandetet.

Nga radhët e PD, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk i kanë djegur ato, gjithashtu dhe Lefter Koka nga LSI. Ndërkohë nuk kaloi shumë kohë dhe 39 vendë të lëna bosh u plotësuan nga kandidatët e listave të PD dhe LSI. Djegia e mandateve hapi debate të ashpra politke.

LEXO EDHE:  Dështimi i Edmond Spahos me aferën CEZ/Si e shpartalloi komisionin hetimor kërmilli i PD

Me djegien e mandateve opozita nuk pranoi të hyjë as në zgjedhjet e 30 qershorit, duke i bojkotuar ato. Ndërkohë nga ana tjetër mazhoranca vijoi me zhvillimin e zgjedhjeve që ngriti akoma më shumë tensionet mes partive.

Më 30 qershor shqiptarët votuan për 61 kryetarët e bashkive në zgjedhjet vendore të 2019.

Zgjedhje jo të zakonshme, për herë të parë pa opozitën. Partia Socialiste i fitoi të gjitha bashkitë në këto zgjedhje për shkak të bojkotit të opozitës, me përjashtim të njërës. Bëhet fjalë për Bashkinë e Finiqit që u fitua nga partia MEGA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  “Shqipëria ka shumë spitale”/ PD i përgjigjet Ramës: Lëri shakatë …

LEXO EDHE:  "Shqipëria ka shumë spitale"/ PD i përgjigjet Ramës: Lëri shakatë ...

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Regres në politikë/ Arta Dade: Kur ishim ne në qeveri kishim këshilltarë me integritet

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ku po diskutohet situata politike ndër vite, u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.

“Nuk flas për programet, apo dokumentet themelorë të forcave politike, por theksoj se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit. Politika ka qenë e kujdesshme që me pëgjegjësitë që mori të ishte konform.

Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na sugjeronin. Edhe shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kjo mund të jetë një regres./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE