Connect with Us

Berberi që ka një bibliotekë në sallonin e punës

Bota

Berberi që ka një bibliotekë në sallonin e punës

Publikuar

-

I privuar nga mundësia për arsim të mirëfilltë, P. Ponmariappan, një berber në Tuticorin të Indisë, është i vendosur që të motivojë të rinjtë për të lexuar, në mënyrë që t’ua ngulisë si ves një herë e mirë. Ai ka gjetur një mënyrë për ta bërë këtë. Pikërisht në sallonin ku kryen punën si berber, ka ngritur një bibliotekë prej më shumë se 800 librash . Ai nuk ndalet vetëm këtu, por u bën 30% zbritje nga çmimi klientëve që kur shkojnë për të prerë flokët lexojnë librat, apo reagojnë pozitivisht kundrejt tyre.

Për shkak të varfërisë skajshme, 38 vjeçarinuk mundi të studionte përtej klasës së tetë.Megjithatë, etja e tij për njohuri e ka ndjekur gjithmonë. Ai e kultivoi zakonin e të lexuarit pasi lexoi ‘Puthagamae Thunai’ (libri është një shok i mirë) dhe nga aty mori idenë për të mbledhur libra dhe t’i shfaqte në dyqanin e tij.

“Unë nuk pata mundësinë për të ndjekur arsimin e lartë, por kuptova që librat mund t’ju ndihmojnë të shkoni shumë përpara në pasurimin e njohurive tuaja.Kështu që, fillova të mbledh libra dhe inkurajova nxënësit e shkollave dhe të rinjtë që t’i lexojnë ata, “tha Ponmariappan.

Ai u sigurua që të rinjtë të lexonin libra ndërsa prisnin në radhë për të prerë flokët.Shumë të rinj, të cilët ishin të fiksuar me celularët e tyre, në fillim u mërzitën me kërkesën e tij.
“Ne kalojmë kaq shumë kohë me librat tanë shkollorë, dhe tani ai po na detyron të lexojmë libra te berberi,” u ankua një klient.

LEXO EDHE:  Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Për t’u siguruar që studentët të lexojnë të paktën disa faqe nga një libër, ai i bën ata të shkruajnë thelbin e asaj që kanë lexuar në një fletore të vogël që ruan në dyqanin e tij. ”
Kjo i inkurajon të tjerët të lexojnë të njëjtin libër,” tha ai.

Ponmariappan e ngriti koleksionin e tij të librave gjashtë vjet më parë, me 250 libra. Tani ai ka rreth 850 tituj. Ndërsa prëpjekjet e tij janë vlerësuar shumë, Ponmariappan premton se gjatë vitit 2020 do e shtojë edhe më shumë bibliotekën e tij./Përshtati nga timesofindia.com, CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Ritualet ditore të shkrimtarëve të njohur

LEXO EDHE:  Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Ritualet ditore të shkrimtarëve të njohur

LEXO EDHE:  Studentët largohen nga Ministria/ Rikthehen sërish nesër

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE