Connect with Us

“Bëmat” e Kinës/ Klonimi i parë i një maceje

Bota

“Bëmat” e Kinës/ Klonimi i parë i një maceje

Publikuar

-

Një kompani kineze ka arritur të klonojë për herë të parë një mace, ngjarje që përbën një përparim shkencor në klonimin e mëvonshëm të gjithçkaje, kryesisht kafshëve që janë bërë një simbol global si specie në zhdukje.

Shtatë muaj pas vdekjes së maces të tij “Ajla”, pronari i saj, Huang Yu, e gjeti vetën përsëri përballë një maceje të adhurueshme, të bardhë dhe të porsalindur.

“Ato duken njëlloj, janë 90% të njëjta”, siguroi 23-vjeçari Yu, i cili konstatoi se kotelja e lindur në korrik, ka pamje dhe personalitet të njëjtë si Ajla.

Ajla është macja e parë që u klonua nga “Sinogene”, një kompani me bazë në Pekin që ka klonuar rreth 40 qen nga 2017 e deri më sot.

Pronarët e kafshëve shtëpiake shpesh janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të “ringjallur” shokun e tyre të dashur pas vdekje: klonimi i një qeni kushton 48,000 euro, ndërsa i një maceje 32,000 euro.

Menaxheri i përgjithshëm i Sinogene, Mi Jingong, tha se pavarësisht çmimit të lartë, klientët e tij nuk janë të gjithë me ekonomi të mirë.

LEXO EDHE:  Konflikti tregtar mes SHBA-ve dhe Kinës/ Ja parashikimi i Sekretarit të Shtetit

“Shumë prej tyre sapo janë diplomuar në kolegj. Sido që të jetë raca e kafshëve, pronarët e tyre i konsiderojnë ata si anëtarë të familjes së tyre. Klonimi i kafshëve i përgjigjet kërkesës së brezit të ri për dashuri ”, u shpreh Jingong.

Sipas një raporti të organizatës profesionale Pet Fair Asia dhe faqes Goumin.com, shpenzimet për kujdesin e kafshëve shtëpiake vitin e kaluar arritën në 22 miliardë euro.

Klonimi i maceve mund të hapë rrugën për klonimin e gjithçkaje. Muajin e kaluar Chen Daiyuan nga Akademia e Shkencave Kineze kishte zbuluar se kompania mund të konsideronte klonimin e të njëjtës mace si një “nënë” alternative.

Klonimi i kafshëve konsiderohet i paligjshëm në shumë vende, por lejohet në të tjera, të tilla si Koreja e Jugut dhe SHBA. Vitin e kaluar, këngëtarja Barbara Strizand klonoi qenin e saj.
Gjitari i parë që u klonua ishte një dele në Britani, në vitin 1996. Në 2005, studiues nga Korea e Jugut klonuan për herë të parë një qen. Instituti i Kërkimeve Bioteknologjike Sooam Sooam, ka njoftuar se ka klonuar 800 kafshë shtëpiake./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA përshëndet ngritjen e SPAK/ Merr fund pandëshkueshmëria, drejtësi për shqiptarët

LEXO EDHE:  Kinezët e ndryshojnë emrin lumit/ Arsyeja është e padëgjuar

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA përshëndet ngritjen e SPAK/ Merr fund pandëshkueshmëria, drejtësi për shqiptarët

LEXO EDHE:  Kultivimi i kafesë në Kaliforni

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE