LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ata që jetojnë pranë detit janë më të shëndetshëm mendërisht

1 Janar 2020, 00:20, Aktualitet CNA
Ata që jetojnë pranë detit janë më të

Sipas studimeve të bëra gjatë kohëve të fundit ka rezultuar, se njerëzit që jetojnë afër oqeanit apo detit janë më të lumtur.

Studiuesit nga Universiteti Exeter, në Mbretërinë e Bashkuar thonë, se njerëzit që jetojnë në zona bregdetare kanë shëndet më të mirë mendor në raport me njerëzit që jetojnë në zona që ndodhen larg detit.

Hulumtuesit studiuan të dhënat nga sondazhe dhe intervista që kishin si subjekt 25.963 njerëz. Subjektet e pyeten se sa të lumtur janë me stilin e tyre të jetës dhe me të ardhurat e tyre. Nga këtu u zbulua se njerëzit, të cilët jetojnë brenda një rreze prej 1 kilomentri afër bregdetit, kanë 22% më pak të ngjarë të shfaqin ndonjë shenjë të problemeve të shëndetit mendor. Ata që jetonin më shumë se 50 kilometra larg bregdetit, nga ana tjetër, kishin më tepër simptoma të problemeve që lidhen me shëndetin mendor.

“Njerëzit në familje të varfëra që jetojnë afër bregdetit kanë më pak simptoma të çrregullimeve të shëndetit mendor”, shtoi gjithashtu drejtuesja i studimit, Dr. Jo Garrett.

Garrett theksoi se bregu duket sikur i mbron njerëzit nga problemet e shëndetit mendor, të pasur a të varfër ekonomikisht qofshin ata.

Studiuesit britanikë i këshillojnë qytetarët që kanë shfaqur probleme apo çrregullime sado të vogla mendore që të shpërngulen sikur edhe për disa muaj në një vend bregdetar./Përshtati nga , breakingnewsenglish.com, CNA.al

Lajmet e fundit nga