LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Apokalipsi i insekteve”/ Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e madh

1 Janar 2020, 18:45, Aktualitet CNA
“Apokalipsi i insekteve”/ Shkencëtarët bëjnë

Shkencëtarët thonë, se ngrohja globale nuk është kërcënimi i vetëm serioz për njerëzit.Një kërcënim tjetër i madh është rënia e numrit të insekteve dhe zhdukja e shumë specieve në Tokë.

Shkencëtarët thanë se gjysma e të gjithë insekteve në të gjithë botën janë zhdukur që nga vitet ’70-të. Një paralajmërim i ri është, se mbi 40 përqind e specieve të insekteve mund të vdesin gjatë këtij shekulli. Studiuesit konstatuan se, numri i insekteve po ulet me 2.5 përqind çdo vit. Këtë fenomen e kanë qujatur si një “apokalips të insekteve”.

Shumë lloje fluturash, bletësh dhe mizash të tjera janë zhdukur deri tani. Studiuesit në SHBA thonë se, 23 specie bletësh janë zhdukur në shekullin e kaluar. Shkencëtarët thonë se apokalipsi mund të shkaktojë, “një kolaps katastrofik të ekosistemit të tokës”.
Studiuesi kryesor, Prof. Dave Goulson tha se shumë insekte po vriten nga pesticidet që përdoren për bujqësi dhe kopshtari. Ai u shpreh se më pak insekte, do të thotë më pak ushqim bimor për njerëzit.

“Tre të katërtat e të korrave tona varen nga puna e insekteve. Prodhimet bimore do të fillojnë të pakësohen. Ne nuk do të kemi fruta të tilla si luleshtrydhet. Është e pamundur që 7.5 miliardë njerëz të ushqehen pa impaktin e insekteve”, tha për mediat Goulson.

Ai theksoi se një nga tendencat më shqetësuese është rënia e bletëve. Në SHBA, numri i bletëve nga gjashtë milion që ishte në vitin 1947, ka rënë në vetëm 2.5 milion në vitin 2014, numër që është në rënie edhe sot e kësaj dite./CNA.al

Lajmet e fundit nga