LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Alienët ekzistojnë dhe janë midis nesh”/ Çfarë zbuloi profesori korean

1 Janar 2020, 01:10, Aktualitet CNA
“Alienët ekzistojnë dhe janë midis nesh”/

Një profesor Korean, i specializuar për çështjet hapësinore në Universitetin e Oksfordit, ka pohuar se jashtëtokësorët jo vetëm që ekzistojnë, por që tashmë kanë zbarkuar në formën e insekteve dhe  lëvizin midis njerëzve, ndoshta edhe duke krijuar kontakte me ta.

Në veçanti, sipas New York Post, akademiku Jung-Hei Chi argumenton se alienët jo vetëm që janë vendosur për mirë në planetin tonë, por po punojnë për një plan madhështor me synim krijimin e një specie të re hibride nga lidhja midis tyre dhe njerëzve. Tokësorët dhe jashtëtokësoret do të krijojnë kushtet ideale, sipas profesorit, për të shpëtuar planetin nga ndryshimet klimaterike dhe plagët e tjera.

Megjithatë, vizitorët nga planetet e tjera nuk janë altruistë, ata janë të përfshirë në punët tona sepse ndajnë një “biosferë të gjerë” me ne, thotë Dr. Jung Hai Chi, duke shtuar se alienët kanë pamje të larmishme.

Disa janë të vegjël, të tjerë të gjatë, të tjerë tullacë, të tjerët kanë sy të vegjël si gjarpërinjtë, ndërsa disa duken si insekte.

Profesori argumenton se jashtëtokësorët janë të organizuar në hierarki, duke shtuar se qeniet si insektet renditen më lart në shkallë.

“Unë nuk mendoj se janë shumë larg, janë pranë nesh, ne thjesht nuk mund t’i shohim ato”, tha Hai Chi, duke përmendur se perceptimi njerëzor është i kufizuar.

“Ata nuk vijnë për të mirën tonë, por për të mirën e tyre, për mbijetesën e tyre. Por mbijetesa e tyre është në të vërtetë e jona, mbijetesa e gjithë biosferës”, shpjegoi profesori, i cili ka shkruar një libër të ri me titull “Vizitat e huaja dhe fundi i njerëzimit”.

Në të njëjtën kohë, shkencëtari vlerëson se alienët me sa duket e shohin ADN-në tonë të vlefshme për mbijetesën e specieve të tyre dhe duan të krijojnë një lloj krijesë të sofistikuar që mund t’i rezistojë ndryshimeve të ardhshme klimaterike, ose ndoshta dëshirojnë të krijojnë një udhëheqës të jashtëzakonshëm të së ardhmes, një udhëheqës që do i përkasë si tokës, ashtu edhe hapësirës./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Lajmet e fundit nga