Connect with Us

A janë paraardhësit tanë shkaktarë për zhdukjen e Neandertalëve?

Lajme

A janë paraardhësit tanë shkaktarë për zhdukjen e Neandertalëve?

Publikuar

-

Paraardhësit tanë njerëzorë (Homo sapiens) janë më të dyshuarit për zhdukjen e Neandertalëve nga Europa, mirëpo një studim i ri shkencor sugjeron, që “kushërinjtë” tanë mund të kenë rënë thjesht viktimë e fatit të tyre të keq, pa fajësuar veçanërisht Homo sapiens-at për zhdukjen e tyre.

Neandertalët jetuan në Europë dhe Azi për mijëra vjet deri sa u zhdukën 40, 000 vjet më parë, me vetëm disa mbetje që mbijetuan për disa mijëra vjet më shumë në vende të izoluara si Iberia. Studimi i ri konstaton se popullsia e tyre ishte gjithmonë e vogël (mbase 10,000 deri në 70,000 njerëz) dhe ishte shpërndarë në grupe shumë më të vogla në të gjithë Europën, duke i bërë ata të prekshëm ndaj çdo ndryshimi mjedisor apo ndonjë rreziku tjetër.

Shumë shkencëtarë kanë dyshuar se, kur Homo sapiens-at emigruan nga Afrika në Europë dhe takuan Neandertalët, i shfarosën këta të fundit ose thjesht i çuan në zhdukje sepse ishin më të zgjuar dhe më dominantë.

Sidoqoftë, studiuesit e udhëhequr nga Christ Weissen nga Universiteti Hollandez i Teknologjisë Eindhoven, i cili botoi studimin e tij në revistën PLoS One, thonë se bazuar në stimulimet llogaritëse për të analizuar skenarët e mundshëm, arritën në përfundimin se fati neandertalëve u pre për shkak të tre faktorëve: endogamia (e cila grumbullon mutacione gjenetike në mënyrë progresive, mutacione këto të rrezikshme për shkak të marrëdhënieve seksuale midis të afërmve), vështirësi në gjetjen e një partneri të përshtatshëm për shkak të popullatës së vogël gjë që çon në mungesë riprodhimi dhe shtimi të racës, dhe në fund të fundit, për shkak të faktorit të fatit të keq (p.sh. shumë vdekje të jashtëzakonshme që kanë ndodhur, brenda një viti, për shkak të një fatkeqësie natyrore).

LEXO EDHE:  Nga fatkeqësi natyrore në fatkeqësi shtetërore/ Basha dënon veprimet e Qeverisë

Sigurisht, studimi nuk është gjë tjetër veçse një model hipotetik dhe nuk arrin të dëshmojë se paraardhësit tanë janë plotësisht të pafajshëm nga zhdukja e Neandertalëve.

Weissen pranon, se është befasues fakti që Neandertalët u zhdukën kaq shpejt pas fluksit masiv të Homo sapiens në Europë. Por, nga ana tjetër, siç tha ai, “zhdukja e tyre mund të kishte ndodhur gjithësesi pasi është proces natyror që speciet të zhduken./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Shqipëria me konsumin dhe të ardhurat më të ulëta në Europë

LEXO EDHE:  Një shqiptar mes 45 personave më të kërkuar në Europë

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE