Connect with Us

A do të shkarkohet Ilir Meta në 2020-ën? Meri Shehu surprizon me parashikimin

Politikë

A do të shkarkohet Ilir Meta në 2020-ën? Meri Shehu surprizon me parashikimin

Publikuar

-

Prej disa muajsh mazhoranca ka ndërmarrë një hap të rëndësishmëm për të shkarkuar presidentin Ilir Meta dhe duket se nuk do të ndalojnë, pasi pretendojnë se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën.
Mirëpo një parashikim i astrologes Meri Shehu duket se përmbys gjithçka, sepse ajo deklaron se nuk do të ketë shkarkime, por vetëm marrëveshje.
“Dua të them për parantezë se Ilir Meta kishte vendosur me 8 dhjetor të bënte një referendum popullor. Nuk po flitet më për referendum popullor se u fut gjendja e jashtëzakonshme. Një natë përpara se të ndodhte tërmeti i kam shkruajtur Tedi Blushit dhe i kam thënë që keni këtë referendum se Ilir Meta do të bashkohet me Edi Ramën. Të nesërmen ra një tërmet i madh jo se unë e parashikova tërmetin por kisha kuptuar forcat se këta të dy gjithsesi do të ndodhte diçka që të bëheshin bashkë. Nuk i besoj ndasive të mëdha në politikën shqiptare. Nuk ndodhin nuk besoj të ndodhin shkarkime. Këta kanë interesa të ndërsjella dhe them se këta bashkë do të jenë në 2020. Kjo bëhet në të mirë të Shqipërisë gjithsesi”, tha Shehu për Top Channel./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta pret ministrin e jashtëm turk/ Shqipëria dhe Turqia, potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”, u shpreh Presidenti Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti zbulon pazaret/ Pse mazhoranca ka frikë ta shkarkojë Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, teksa mbati fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka frikë të shkarkojë Ilir Metën dhe se ata po “flirtojnë”, ashtu siç kanë bërë dhe më herët për të ndarë pazaret e pushtetit.

“Mazhoranca pretendon që Ilir Meta ka shkelur kushtetutën por nuk ka guximin ta shkarkojë dhe ta shpie për gjykim shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuse sepse mazhoranca po flirton me Ilri Metën.

Mos kujtoni se janë ndryshe. Edi Rama është njësoj si Ilir Meta, siç kanë qenë në 2003 dhe 2005 kur deshën të mundnin Fatos Nanon, siç kanë qenë në 2007 për të ndarë pazaret e bashkisë, siç u bënë në 2013 duke harruar 21 janarin dhe siç ishin në 2015 për të ndarë  pushtetet. Janë të dy njësoj dhe sot duke qenë se Edi Rama nuk është këtu dhe gjithmonë Edi Rama nuk është këtu, sot të paktën numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka për detyrë ti shpjegojë shqiptarëve përse po e sjellin këtë ligj në këtë parlament.

LEXO EDHE:  Serbia do të ketë të dhënat e shqiptarëve/ Zbardhet marrëveshja Vuçiç – Rama

LEXO EDHE:  Dorëzohet Meta/ Kjo është puna e parë që bën pasi merr postin e Presidentit

A ka shkelur Ilir Meta kushtetutën apo jo! Nëse Ilir Meta ka shkelur kushtetutë ju keni detyrë ta sillni këtë ligj në Parlament duke shkarkuar Ilir Metën, duke e shpënë para gjykimit.

Nëse ju nuk shkarkoni Ilir Metën, i bie që Ilir Meta nuk ka shkelur kushtetutën dhe rrjedhimisht ju po bëni një ligj për ti vjedhur kompetencat Ilir Metës sepse nuk keni guximin ta shkarkoni atë.

Zoti Balla unë ju ftoj ti shpjegoni shqiptarëve pse keni frikë të merrni vendimin për Ilir Metën.” theksoi Përmeti me tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me armë në Shkodër/ PD ngre alarmin: Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ulqinaku ngre alarmin teksa thotë se jeta e shkodranëve po kërcënohet çdo ditë.
Sipas Ulqinakut, kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

“Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm”, shkruan Ulqinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE