Connect with Us

10 personat që luajtën rol kryesor në shkencë për 2019

Bota

10 personat që luajtën rol kryesor në shkencë për 2019

Publikuar

-

Viti 2019 ka qenë një vit i rëndësishëm sa i përket ndërgjegjësimit botëror mbi kujdesin që duhet të tregohet ndaj mjedisit, pasi për shkak të faktorëve kryesisht industrialë por edhe të lidhur ngusht me politikën, planeti ynë është në rrezik. Të shumtë janë emrat që kanë kontribuar në aspektin social dhe shkencor për një mjedis më të pastër, për një natyrë të mirëmbajtur. Revista shkencore “Nature” ka renditur 10 personat me më shumë ndikim gjatë viti 2019, të cilët kanë kontribuar për një jetë të përbashkët e globale më të mirë.

1. Fizikani brazilian Ricardo Galvao ka tërhequr vëmendjen mbarëbotërore kur akuzoiP brazilian të Bolsonaro për faktin se ka ndihmuar në shpyllëzimin e Amazonës. Kjo ka bërë që shkencëtari të humbasë pozicionin e tij si drejtues i Institutit Kombëtar të Kërkimit.

2. Profesoresha argjentinase e ekologjisë Sandra Diaz, kryesoi një panel prej 145 ekspertësh dhe prodhoi raportin më të vlefshëm të vlerësimit të biodiversitetit në Tokë deri më sot. Ajo ka zbuluar rreth një milion specie që janë në prag të zhdukjes.

3. Aktivistja e re suedeze, Greta Tunberg ka ndihmuar që vëmendja e të gjitha moshave të kthehet tek problematika e ndotjes së mjedisit. Ajo ka theksuar se në të gjithë botën përpjekjet e shteteve për të përmirësuar ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike deri më tani janë të pamjaftueshme.

LEXO EDHE:  Deklarata e OBSH/ Nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia

4. Astrofizikantja amerikano-kanadeze, Victoria Caspian, ka bërë të mundur që një teleskop kanadez të mbledhë të dhënat më të sakta deri më tani në lidhje me mistiriozet “breshëri të furishme” radioaktive (FRB) në univers.

5. Profesori amerikan i neuroshkencës Nenad Shestan, vuri në dyshim kufirin e qartë midis jetës dhe vdekjes, duke ringjallur trurin e derrit që kishte vdekur disa orë më parë.

6. Mikrobiologu i Kongos Jean-Jacques Muebbe Tammoum, po udhëheq përpjekjet e vendit të tij për të luftuar virusin Ebola që ka vrarë më shumë se 2,200 njerëz deri tani.

7. Biologu kinez, Hongëei Deng, u bë shkencëtari i parë që publikoi rezultatet e një studimi klinik duke përdorur teknologjinë e fuqishme gjenetike CRISPR për të modifikuar qelizat në një njeri të rritur.

8. Paleoantropologu nga Etiopia, Johannes Haile-Selassie, tronditi pemën familjare të njerëzimit me zbulimin e një kafke të ruajtur mirë prej 3.8 milion vitesh në Australi.

9. Profesori amerikan i fizikës dhe studiuesi i Google, John Martins, lancoi kompjuterin e parë kuantik që shkëlqen në llogaritjr, madje përbën edhe super kompjuterin më të fuqishëm konvencional.

10. Profesori Australian i Etikës Klinike Australiane, Wendy Rogers, zbuloi se disa transplantime organesh në Kinë janë bërë pa miratimin e donatorëve./ Kkathimerini.gr-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Talebanët i japin fund rezistencës së vetme/ Pretendojnë fitore në Luginën Panjshir

Publikuar

-

Nga

Talebanët thanë të hënën se e kanë pushtuar Luginën veriore Panjshir, duke i dhënë fund rezistencës së vetme të armatosur ndaj sundimit të tyre në Afganistan.

“Kjo fitore i jep fund luftës në mbarë vendin dhe hap rrugën për një jetë paqësore dhe përparim në një atmosferë pavarësie,” tha në një deklaratë zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga forcat opozitare, të njohura si Fronti i Rezistencës Kombëtare, (NRF) të udhëhequr nga komandanti Ahmad Massoud.

Talebanët e shpallën fitoren disa orë pasi Ahmad Massoud tha se i mirëpriste propozimet e dijetarëve fetarë për bisedime paqësore me talebanët, nëse ata tërhiqnin forcat e tyre nga vendlindja e tij, Panjshir.

Ahmad Massoud e bëri ofertën përmes një postimi në faqen e organizatës së tij në facebook në ditën kur forcat talebane pretenduan se kishin hapur rrugën për në kryeqytetin e provincës, Bazarak, pasi pushtuan pjesën tjetër të provincës.

Burime të shumta konfirmuan gjithashtu vrasjen e zëdhënësit zyrtar të NRF-së, Fahim Dashty, së bashku me kushëririn e Massoudit, gjeneralin Abdul Wudood, gjatë luftimeve të së dielës.

“Fronti Kombëtar i Rezistencës është gati të ndalojë luftimet menjëherë në mënyrë që të arrijë paqe të qëndrueshme, nëse grupi taleban përfundon sulmet dhe lëvizjet e tij ushtarake në Panjshir dhe Andarab”, thuhet në postimin në Facebook duke cituar Massoudin. Andarabi është një zonë në provincën fqinje Baghlan dhe shtrihet në hyrje të Panjshirit.

Deklarata e Massoudit ishte përgjigje të raportimeve në mediat afgane që thanë se një këshill i dijetarëve fetarë u kishte bërë thirrje talebanëve të pranonin një marrëveshje të negociuar për t’u dhënë fund luftimeve.

Panjshiri është zona e fundit e mbetur e rezistencës së armatosur ndaj sundimit të talebanëve që kur ata pushtuan 33 provincat e tjera afgane, përfshirë kryeqytetin, Kabulin, muajin e kaluar në një goditje të rrufeshme, ndërsa forcat qeveritare të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Por, një javë më vonë NRF-ja, në të cilën janë përfshirë pjesëtarë të forcave afgane të sigurimit të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe milicitë fisnore lokale, rimori Andarabin dhe dy rrethe të tjera ngjitur në Baghlan.

Talebanët e dënuan sulmin si një shkelje të amnistisë së tyre të përgjithshme për të gjithë pjesëtarët dhe politikanët e qeverisë së përmbysur afgane. Ata në mënyrë të përsëritur u kishin kërkuar udhëheqësve të NRF-së që të dorëzojnë armët dhe të gjejnë një zgjidhje të negociuar.

Bisedimet përfundimisht u ndërprenë, ndërsa secila palë fajësoi tjetrën për dështimin e tyre, duke bërë që talebanët të ndërmarrin një ofensivë të madhe disa ditë më parë për të rimarrë zonat e humbura.

LEXO EDHE:  Një dimër bërthamor do të shkaktonte uri në mbarë botën/ Ja çfarë do të mund të hamë

LEXO EDHE:  Nga viti 2050, bota do përballet me përmbytje masive/ Në rrezik 300 milionë njerëz

Përparimet gjithashtu u hapën rrugën talebanëve të sulmonin dhe të hynin në Panjshir, shtëpi e pakicës etnike taxhike të vendit që shtrihet në veri të kryeqytetit, Kabul.



Në postimet në rrjetet sociale, zyrtarët talebanë, duke iu përgjigjur ofertës me kushte të bisedimeve, thanë se forcat e tyre po vazhdonin përpara me ofensivën për të pastruar Panjshirin nga rezistenca e armatosur, duke shtuar se luftimet po vazhdonin brenda Bazarakut.

Pretendimi nuk mund të vërtetohej nga burime të pavarura, dhe të dyja palët kundërshtare kanë publikuar të dhëna të fryra mbi përfitimet e tyre që nga shpërthimi i luftimeve.

Babai i Massoudit mbrojti me sukses provincën në kohën kur talebanët sunduan pjesën më të madhe të Afganistanit nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Mungesa e kontrollit mbi të gjithë Afganistanin me sa duket i ka penguar talebanët të shpallin një qeveri të re.

Grupi islamik është nën vëzhgimin ndërkombëtar për të përmbushur premtimet se sistemi i tyre i qeverisjes do të përfaqësojë të gjitha grupet etnike afgane dhe do të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave, ndryshe nga regjimi i tyre i mëparshëm i ashpër në Kabul.

Të shtunën, grupe të vogla të grave dolën në rrugë në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit perëndimor, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe përfaqësimin në qeverinë e re.

Luftëtarët talebanë shpërndanë një tubim të dhjetëra grave në kryeqytet për t’i penguar ato që të shkojnë në pallatin presidencial.

Pamjet në rrjetet sociale shfaqën demonstrueset që ishin përballur me luftëtarët e armatosur talebanë, duke mbuluar gojën dhe duke u kollitur, ndërsa një grua tha se rojet e sigurisë kishin përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimin.

“Talebanët bllokojnë protestën me rrahje dhe gaz lotsjellës: për fat të keq, kjo është shumë e njohur për një grup që mbështetet në forcën brutale për të shtypur kundërshtimet” shkroi në twitter Patria Gossman, nga grupi Human Rights Watch.

Talebanët vendosën një sistem brutal të drejtësisë, ndaluan gratë nga puna dhe parandaluan vajzat e rritura që të shkollohen kur grupi fundamentalist mori pushtetin në Afganistan në vitin 1996.

Udhëheqësit talebanë, megjithatë, kanë premtuar se do të vendosin një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul, për të cilën thonë se do t’i lejojë gratë të punojnë dhe të shkollohen brenda kuadrit të ligjit islamik, ose Sheriatit. Shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e premtimeve të tyre.

“Do të jetë një sistem apo qeveri gjithëpërfshirëse e fortë qendrore dhe e qëndrueshme”, tha për Zërin e Amerikës të premten, Bilal Karimi, anëtar i komisionit kulturor të talebanëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Autori precedent i 133 veprave penale”/ Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares, dëshmia tronditëse e babait

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajoni

Detaje të reja kanë dal nga vrasje e Marigona Osmanit, 18-vjeçares në Ferizaj e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi zbuloi në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Ndërkohë, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar bisedën që ka bërë me të atin e Marigonës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale.



Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

LEXO EDHE:  SHBA në luftën me vetveten, një lajm i mirë për armiqtë e saj

LEXO EDHE:  Deklarata e OBSH/ Nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqipëria vend me rrezik të lartë nga virusi/ Gjermania “shtrëngon” masat anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Shqipëria futet sërish në listën e vendeve mjaft të rrezikuara nga Corona. Për ata që kthehen në Gjermani kjo do të thotë karantinë 10-ditore, që mund të ndërpritet vetëm pas 5 ditësh pas testit negativ.

Rregullisht në bazë të zhvillimit të pandemisë, Instituti gjerman Robert Koch aktualizon të dhënat, në bazë të cilave Ministria e Jashtme e Gjermanisë e vendos ose e heq një vend nga lista e vendeve të rrezikuara.

Nga e diela (05.09) Ministria e Jashtme gjermane e vendosi sërish Shqipërinë në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit, kjo pasi Instituti Robert Koch e kategorizoi Shqipërinë si vend me rrezik të lartë të premten, për shkak të numrit të lartë në rritje të infektimeve.

Në këtë listë rifuten edhe Serbia, Sri Lanka, Azerbajxhani dhe Japonia. Ky kategorizim ka pasoja për udhëtarët që kthehen nga pushimet.

Udhëtarët e pavaksinuar apo ata që nuk e kanë kaluar Coronën dhe kthehen nga zonat me rrezik të lartë të virusit, duhet për 10 ditë të futen në karantinë, edhe nëse paraqesin një test negativ të Coronës.

LEXO EDHE:  Nga viti 2050, bota do përballet me përmbytje masive/ Në rrezik 300 milionë njerëz

LEXO EDHE:  Terrorizmi "gjunjëzon" sërish botën/Të gjithë përkrah spanjollëve



Vetëm pas ditës së pestë të karantinës, ajo mund të ndërpritet pas një testi negativ. Edhe fëmijët duhet të futen në karantinë. Kurse fëmijët nën 12 vjeç nuk ka nevojë të bëjnë test të ri pas pesë ditësh karantinë, ajo mbaron për ata automatikisht pas ditës së pestë.

Të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të mënjanojnë karantinën, nëse paraqesin një dokument të vaksinimit apo shërimit nga Corona.

Përveç karantinës të kthyerit në Gjermani nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë më parë edhe një formular digjital.

Të testuarit, të vaksinuarit plotësisht dhe të shëruarit duhet të ngarkojnë në këtë portal edhe dokumentin që vërteton vaksinimin, shërimin nga Corona apo rezultatin e testimit./DW.

LEXO TE PLOTE