Connect with Us

Trafik droge dhe prostitucion?/ Detajet tronditëse pas atentatit ndaj kryebashkiakut në Lushnje

Politikë

Trafik droge dhe prostitucion?/ Detajet tronditëse pas atentatit ndaj kryebashkiakut në Lushnje

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar me tone mjaft të forta pas atentatit në Lushnje, ku mbeti i plagosur kryebashkiaku Fatus Tushe dhe sekretarja Erisa Qalliu.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se ngjarja e sotme është pasqyrë e degradimit të qeverisjes, vendore dhe lokale.

Sipas PD-së, ngjarja në fjalë ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës mes kryebashkiakut dhe ish-shoferit të tij.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Bashkinë e Lushnjës është pasqyra e vërtetë e drejtimit të vendit nga Edi Rama në çdo nivel, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale.

Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni.

Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij.”-thuhet në deklaratën e PD.

LEXO EDHE:  U kapën me 50 kg drogë/ Pranga dy vëllezërve në Vlorë

Po ashtu, PD shprehet se ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësohet, ble vota dhe mban pushtetin janë llumi i shoqërisë.

“Për Partinë Demokratike ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo krizë përfaqësimi. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, të cilat do të largojnë nga drejtimi i vendit kryeministrin me rekordet më të zeza të lidhjeve me krimin dhe korrupsionit dhe për t’u dhënë qytetarëve një qeveri që punon për mirëqenien dhe sigurinë e tyre.”-përfundon deklarata./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbatimi i Reformës Zgjedhore”/ Ambasadorja amerikane vlerëson Hajdarin e Gjonin

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari nga grupi demokrat dhe Ralf Gjonin .

Sipas postimit në faqen e ambasadës, Kim ka shprehur vlerësimin e saj ndaj dy deputetëve për qëndrimin në Kuvend dhe faktin që nuk dogjën mandatet.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament.

Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj” shkruan ambasada amerikane./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kanë kthyer në sport shkeljen e Kushtetutës”/ Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Meta u shpreh se shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës, ndërsa theksoi se do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutë. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës.

Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

LEXO EDHE:  U kapën me 50 kg drogë/ Pranga dy vëllezërve në Vlorë

LEXO EDHE:  Prishja e pazareve per drogen, zhduket ne menyre misterioze 38-vjeçari

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur Meta gjatë intervistës për “Euronews Albania”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta pret ministrin e jashtëm turk/ Shqipëria dhe Turqia, potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”, u shpreh Presidenti Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE