LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat 47 gradë celsius në Australi/ 11 viktima nga zjarret, 4000 njerëz strehim në det të hapur

31 Dhjetor 2019, 08:11, Kosova & Bota CNA
Temperaturat 47 gradë celsius në Australi/ 11 viktima nga zjarret,

Australia vijon të përballet me një situatë tepër të rëndë për shkak të zjareve masive, të cilat deri tani kanë shkaktuar 11 viktima.

Që nga fillimi i shtatorit, në Australi, zjarret kanë shkatërruar më shumë se një mijë shtëpi dhe rreth tre milion hektarë pyje.

Shkencëtarët thonë se këto janë pasojat e ngrohjes globale.

Prej ditës së hënë në Australinë Perëndimore, temperaturat arritën në 47 gradë celsius.

Ndërkohë, mësohet se rreth katër mijë persona janë detyruar të kërkojnë strehim në det të hapur në anijet e tyre në qytetin bregdetar të Mallacoota, në juglindje të vendit për t’i shpëtuar zjarreve të dhunshme që kanë shkatërruar të gjithë zonën për javë të tëra./ CNA.al

Lajmet e fundit nga