Connect with Us

Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares

Lajme

Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares

Publikuar

-

Është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare, profesor Shyqyri Rreli, ish-trajner i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, në vitet 1982-1990.

Mësohet se homazhet në ndërim të Prof. Shyqyri Rrelit do të mbahen sot në orën 12:00-14:00, në “Arenën Kombëtare”.

Për ndarjen nga jeta të Shyqyri Rrelit ka shprehur ngushëllime edhe presidenti Ilir Meta, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se “ Sot u nda nga jeta një personalitet i jashtëzakonshëm i sportit dhe i futbollit kombëtar Prof.Shyqyri Rreli. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të zhvillimit të sportit e në veçanti futbollit.”.

Më tej, Meta thekson se “Kontributi i tij i gjithanshëm si një futbollist kampion, por edhe si një trajner i arritjeve historike në drejtim të Ekipeve Shpresa në nivelet më të larta ndërkombetare, të Ekipit Kombëtar dhe të ekipit të jashtëzakonshem të Tiranës (17 Nëntori) të viteve ’80, meriton nderim dhe respekt.

Edhe sot kemi emocione kur kujtojmë Ekipet Kombëtare Shpresa që me këtë trajner të madh fitonin kampionatet ballkanike dhe mundnin ekipet më të forta të kontinentit, apo Kombëtaren e jashtëzakonshme që nënshtronte 2 me 0 Belgjiken e Pfafit, Shifos dhe Kulemansit, duke guxuar për t’u kualifikuar në kampionatin botëror të Meksikës.

Ne sot kujtojmë Tiranën (17 Nëntorin) e Prof. Rrelit si një kampione e jashtëzakonshme, por edhe fituese ndaj shumë ekipeve të mëdha në ndeshjet ndërkombëtare. Sepse profesori dinte të krijonte frymën e ekipit dhe t’i edukonte me ndjenjën e fitores lojtarët e tij duke e ngritur në një stad të ri futbollin tonë në arenën ndërkombëtare.”

LEXO EDHE:  "Krim kundër njerëzimit"/ Meta tjetër mesazh për masakrën e Reçakut

Po ashtu Meta shkruan se arritjet dhe kontributi i tij do të jenë të paharrueshme dhe frymëzuese për të ardhmen.

“Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm sepse arritjet dhe kontributet e tij mbeten historike dhe frymëzuese për të ardhmen. E ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta me Familjen Rreli dhe gjithë botën e futbollit dhe sportit shqiptar.

U prehtë në paqe shpirti i tij!”-përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Meta kërkon të rikthejë Referendumin/ Berisha: Një betejë tmerrësisht e vështirë

LEXO EDHE:  Foto-Meta rikthehet në bankat e shkollës/ Mesazhi për prindërit dhe mësuesit

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE