Connect with Us

Spektakël fishekzjarresh/ Australia mirëpret Vitin e Ri 2020

Bota

Spektakël fishekzjarresh/ Australia mirëpret Vitin e Ri 2020

Publikuar

-

Australia është shteti i dytë pas Zelandës së Re që feston Vitin e Ri 2020.

Viti i Ri u prit me një spektakël fishekzjarresh në Sidnej, Perth, Kanberra, Adelajde dhe në të tjera qytete të mëdha.

Fishekzjarret e Sidneit, në Australi për Vitin e Ri janë të njohura në të gjithë botën si një nga mënyrat më të mëdha dhe më të ndritshme për të festuar.

Ato zhvillohen në Urën e famshme të Hidrit të Sidneit, Opera House dhe mijëra njerëz ndjekin gjithçka live apo edhe nga ekranet.

LEXO EDHE:  Video/ Terror në Australi, makina futet mes turmës

Kujtojmë se Zelanda e Re në breza kohorë është 12 orë përpara meridianit të Grinuiçit, ndërsa Australia 10 orë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Video/ Terror në Australi, makina futet mes turmës

LEXO EDHE:  Historiku/ Nga vjen origjina e festës së Vitit të Ri dhe Bredhit

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Viti i ri pa kapsolla dhe fishekzjarre/ Policia aksion për sekuestrimin e lëndëve piroteknike

LEXO EDHE:  Fotot fantastike/ Korça mbulohet nga dëbora pas Vitit të Ri

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE