LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u vra “murgu i çmendur” Rasputin, që kontrollonte familjen perandorake të Rusisë?

31 Dhjetor 2019, 07:40, Politikë CNA
Si u vra “murgu i çmendur” Rasputin, që kontrollonte

* Pak personazhe në historinë ruse, janë aq të njohura sa mistiku nga Tobolsku, Grigor Rasputin, emri i të cilit lidhet përgjithmonë me skandalet. Ai është quajtur shpeshherë një ?makineri seksi?, dhe ?dashnor? i careshës, Aleksandra Feodorovna. Përshkrimi i parë është ndoshta një teprim, dhe i dyti është thjesht i rremë.

Mendimet e rusëve për të, në atë kohë dhe më vonë, varionin nga ?njeriu i shenjtë? tek ?zvarraniku?. Nofka e gundit, i ishte vënë nga kryeministri reformist i kohës, Pjotër Stolipin. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, pati një histeri të madhe për ?forcat e errëta rreth fronit perandorak?.

Perandoresha Alesandra, gruaja e Car Nikollës II, besonte se Rasputini kishte fuqi mistike shëruese, që mund ta ndihmonin djalin e saj hemofilik, Aleksei, trashëgimtari i fronit. Përkrahësit e aleancës së Rusisë me Francën, që donin mposhtjen e Gjermaninë, dyshuan se Rasputin po sabotonte e politikën e jashtme të Rusisë.

Në fillim të vitit 1914, Rasputin i tha një gazetari italian:?Me vullnetin e Zotit, nuk do të ketë luftë, dhe unë do të angzhohem ajo të mos ndodhë?. Ka ende shumë mistere lidhur me vrasjen e murgut të famshëm. Pse Rasputini shkoi në Pallatin e Princit Feliks në Shën Petersburg?

Sipas dy prej vrasësve, Princit Feliks Jusupov dhe Vladimir Purishkeviçit, deputet i parlamentit rus, princi e thirri Rasputinin mbrëmjen e 30 dhjetorit 1916, me pretekstin se donte ta takonte gruaja e tij Irina. Në fakt, ajo ndodhej atë kohë larg prej andej, në vilën e Jusupovëve në Krime. Jusupov dëshmoi më vonë se e çoi Rasputinin në një bodrum, ku e ushqeu me ëmbëlsira të lyera me helm.

Por Rasputin nuk pati asnjë luhatje, dhe këmbënguli të takonte Irinën. Bashkë-konspiratorët e Jusupovit, po bënin shumë zhurmë në katin e sipërm, pasi po organizonin një festë, dhe kishin vënë në gramafon këngën amerikane ?Yankee Doodle?. Por ky version i historisëm, ngjan i pamundur.

Rasputin ishte vërtetë i paarsimuar, por jo budalla. Jusupovët ishin shumë të pasur, vetë Irina ishte anëtare e familjes mbretërore. Ndaj Rasputini, vështirë se mund ta linte veten të joshej kaq lehtë. Sipas vajzës së Rasputinit, Maria, Ministri i Brendshëm i Rusisë, Aleksandër Protopopov, e kishte paralajmëruar klerikun se kishte një komplot për vrasjen e tij.

Ai e këshilloi të shmangte daljet publike për disa ditë, por Rasputini i tha?:Është tepër vonë!?.

Kështu që mbetet ende një mister se përse vizitoi atë natë Jusupovët. Motivi nuk mund të ketë qenë thjesht muzika dhe atmosfera gazmore. Ato ditë kishte zëra se caresha Aleksandra dhe ministry Protopopov, po planifikonin të shpërndanin parlamentin, të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, dhe të arrinin paqe me gjermanët.

Ka shumë të ngjarë që Jusupov ta ketë joshur Rasputinin, duke i premtuar një takim me aleatët e perandoreshës. Pjesa tjetër e rrëfimit të vrasësve mbi atë që ndodhi, i ngjan skenarit të një filmi horror. Pasi helmi nuk arriti të funksionojë, Jusupov e qëlloi me pistoletë, por sërish Rasputin u ngrit në këmbë, si të ishte një përbindësh.

Ai e ndoqi Jusupovin nëpër oborrin e pallatit. Pastaj Purishkeviç e qëlloi 4 herë në shpinë Rasputin, duke e rrëzuar më në fund përtokë. Po ëmbëlsirat e helmuara? Njerëzit që e njihnin mirë Rasputin, thoshin se ai i refuzonte gjithmonë gjërat e ëmbla, duke besuar se ato ishin të dëmshme për fuqitë e tij të veçanta.

Rojet e marrë në pyetje në lidhje me vrasjen, raportuan se kishin dëgjuar rreth 4 të shtëna të shpejta. Një mjek patholog, përcaktoi se shkaku i vdekjes së Rasputinit ishte një e shtënë në stomak, që i shkaktoi një humbje të madhe gjaku. Ndërkohë kontradiktore ishin edhe dëshmitë mbi veshjen e Rasputit.

Ai mund të jetë vrarë para se të hiqte pallton e tij prej leshi. Vrasësit, e vranë me siguri sapo ai u fut brenda, duke e qëlluar nga një distancë e afërt. Pesë aristokratë, të udhëhequr nga Princi Jusupov u përfshinë në atë vrasje, megjithëse disa spekullojnë se pati dhe njerëz të tjerë. Sipas një miti tjetër, rezistenca e Rasputinit ndaj vdekjes, ishte i tillë që komplotistët u detyruan ta mbysnin në ujërat e akullta të lumit aty pranë.

Por në raportin zyrtar të autopsisë thuhej:?Nuk u gjet asnjë provë e mbytjes. Rasputini kishte vdekur kur u hodh në ujë?. Pas triumfit të Revolucionit Bolshevik të vitit 1917, Feliks Jusupov shkoi në Paris, ku jetoi deri në moshën 80-vjeçare. Purishkeviç u arrestua në Petrograd në vitin 1918, por më pas u la i lirë me urdhër të shefit të policisë sekrete Feliks Xhërxhezinskit. Ai vdiq nga epidemia e tifos në vitin 1920, gjatë Luftës Civile që përfshiu Rusinë.

Dhuna, kaosi i revolucionit, dhe terrori bolshevik, i bënë profetike fjalët e Rasputinit:?Pa mua gjithçka do të shembet!?. Në një letër drejtuar Carit Nikolla II, ai parashikoi edhe vrasjen e vet. Nëse fisnikët e bëjnë këtë, paralajmëronte Rasputini, kjo do të sillte rrëzimin e monarkisë. Dhe në fakt, revolucionarët komunistë, e vranë familjen mbretërore në vitin 1918./ BBC-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga