Connect with Us

Shpallet foto e vitit

Politikë

Shpallet foto e vitit

Publikuar

-

Shumë media vendosin sondazhe, votime për personazhin e vitit, foton e vitit, fotot më të bukura, e të tjera mënyra për tu bërë më atraktive dhe që qytetarët të zgjehdin të preferuarit e tyre.

Ne të CNA.al zgjodhëm një mënyrë tjetër. Një grup i vogël gazetarësh, duke vendosur disa kritere përzgjodhëm foton e vitit 2019. Kjo jo pa qëllim.

U zgjodh mbi disa kritere. Mbi arrogancën që tregonte fotoja, mbi gënjeshtren që kishte fotoja, mbi të vërtetën që tregonte fotoja dhe mbi atë që kjo foto na tregon dhe që ne nuk e dimë dhe nuk e shohim në jetën tonë të përditshme.

Në foto, siç e shikoni janë disa info të lexurshme. Është kreu i opozitës, Lulzim Basha në avion, duke udhëtuar në business class. Njeriu i cili quhet “hollandezi fluturues”, për shkak se pjesën më të madhe të jetës së tij e kalon në Hollandë gjatë gjithë vitit. Që nga Janari, Luli nuk do të quhet më Lulzim Hollandezi fluturues, por fluturues i vendeve të ulta, pasi Holanda nga 1 janari, pritet të ndryshojë emrin si shtet.

LEXO EDHE:  Foto-Fluturimi i gazetarëve me “Lasgushin”/ Të rinjtë e Pogradecit mesazh të fortë Ramës

Por, përtej kësaj nga ana tjetër, Luli vjen në Shqipëri dhe bën opozitë kundër qeverisë. Një opozitë e mefshtë, pa vlerë. Lulzim Basha një njeri fasadë dhe i pabesueshëm në opinionin publik. Një njeri që udhëton në business class, vjen dhe ankohet për të varfërit.

Në krah të tij ndodhet bashkëshortja Aurela Isfufi Basha. E cila në fakt është qytetare hollandeze dhe ajo shpesh në korridoret e PD-së thuhet se është njeriu më influent në krah të Bashës dhe njeriu që merr vendimet për drejtimin e PD-së.

Gjithësesi përtej kësaj, mjafton kjo foto e kryetarit të opozitës me bashkëshorten e tij në krah, e cila ngre këmbët përpjetë në biznes, duke na treguar arrogancën, pasurinë dhe hallet e tyre të zgjidhura.

Pra, ajo fot flet më shumë se çdo gjë tjetër. Na tregon se ata janë për veten e tyre, fluturojnë për qejfet e tyre, ndërsa Shqipëria vuan dhe ka nevojë për një opozitë për të larguar sa më parë Edi Ramën nga pushteti./ CNA.al

Këmbët përpjetë të kunatit dhe humoristëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Foto-Fluturimi i gazetarëve me “Lasgushin”/ Të rinjtë e Pogradecit mesazh të fortë Ramës

LEXO EDHE:  PD vijon akuzat/ 3 arsyet pse shqiptarët braktisën Edi Ramën në 30 Qershor

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Foto-Fluturimi i gazetarëve me “Lasgushin”/ Të rinjtë e Pogradecit mesazh të fortë Ramës

LEXO EDHE:  PD vijon akuzat/ 3 arsyet pse shqiptarët braktisën Edi Ramën në 30 Qershor

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE