LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Psikologët zbulojnë të vërtetën pas “planeve” për Vitin e Ri

31 Dhjetor 2019, 21:15, Blog CNA
Psikologët zbulojnë të vërtetën pas

Pas mesnatës së datës 31 dhjetor, do të kalohet nga dita e martë në të mërkurë, pa ndonjë tranzicion me rëndësi të veçantë. Por ne disi kemi vendosur që ky ndryshim, i cili shënon përfundimin e një viti, për të filluar një Vit i Ri, përbën një ngjarje të madhe. Ndryshimi nga data 31 dhjetor në datën 1 janar, na ka nxitur gjithmonë të festojmë dhe të largohemi nga aktiviteti i përditshëm me të cilin jemi gjithnjë të zënë, për të reflektuar, për të shikuar mbrapa, për të vlerësuar veprimet tona, për t?u përmirësuar, për të bërë plane të reja. Përveçse për ditëlindje, në asnjë moment tjetër të vitit nuk e kemi një vetëdije të tillë.

Pse fillimi i Vitit të Ri mbart një simbolikë kaq të veçantë dhe pse është aq gjithëpërfshirës? Kjo sjellje, përveçse është bërë zakon, tregon diçka domethënëse për vetë njeriun.Kjo ditë nuk lidhet vetëm me të festuarit, por lidhet ngusht me një cikël rinovimi, me bërjën e planeve të reja.Megjithatë, e gjitha kjo, sipas psikologëve ka një motiv të thellë në pavetëdijen njerëzore, motivin për të mbijetuar. Një vit tjetër dhe ne jemi ende këtu! Koha për të ngritur gotat dhe për të bërë dolli për mbijetesën tonë.

Po në lidhje me planet dhe objektivat e reja? Edhe planet lidhen ngushtë me mbijetesën, veçse me një mbijetesë me më kontroll dhe më të gjatë. Planet e Vitit të Ri janë shembuj të dëshirës universale të njeriut për të pasur një kontroll mbi atë që fshihet përpara nesh, në përpjekje për të hedhur dritë mbi të ardhmen. Padija mbi atë që pritet të vijë, e zhyt njeriun në pasiguri. Për këtë arsye, njeriu e lufton këtë padije duke u përpjekur të vendosë kontroll mbi të ardhmen e tij.Kështu, ne vendosim të fillojmë një dietë, të lëmë duhanin apo të fillojmë të kursejmë. Për të luftuar atë pafuqi shqetësuese, ne bëjmë gjëra për të marrë kontrollin. Madje nuk ka rëndësi nëse i mbajmë këto ?premtime?. Angazhimi për to, sikur edhe për një moment, na jep ndjenjën e kontrollit mbi ditët e pasigurta që do të vijnë.

Një studim i vitit 2007 nga psikologu britanik Richard Wiseman zbuloi se për shumë prej nesh, ajo që thuhet në këngën e grupit muzikor U2 është e vërtetë: “Asgjë nuk ndryshon në ditën e Vitit të Ri.” Sipas statistikave të studimit, nga 3,000 njerëz, 88% nuk i përmbushen qëllimet dhe planet e tyre për Vitin e Ri, edhe pse 52% prej tyre janë shprehur të sigurt se do t?i arrinin.

Interesant është fakti se planet e Vitit të Ri përfshijnë gjithashtu gjëra të tilla si trajtimi i njerëzve më mirë, krijimi i miqësive të reja dhe shlyerja e borxheve.Kjo ka ndodhur përgjatë gjithë historisë njerëzore. Babilonasit premtonin se do të kthenin objektet e marra borxh. Hebrenjtë kërkonin dhe jepnin falje. Skocezët vizitojnë fqinjët për t’iu uruar një vit të mbarë. Si lidhet i gjithë ky “ndërgjegësim” social me mbijetesën? E thjeshtë: Aristoteli thoshte se njeriu është kafshë politike. Trajtimi i mirë i njerëzve është një mënyrë e mirë për t?u trajtuar mirë edhe vetë.”Silluni me të tjerët ashtu siç do të donit të silleshin ata me ju?funksionon dhe është një strategji e shkëlqyer mbijetese.

Shumë njerëz vendosin që për Vitin e Ri, të luten më shumë. Kjo gjithashtu lidhet me mbijetesën.Lutja ka një fuqi që e bën njeriun në ndihet i sigurt. Hebrenjtë luten që në fillim të Vitit të Ri të futen në “Librin e Jetës” për një vit më shumë. Dhe, megjithëse vdekja është e pashmangshme, gjatë gjithë historisë njerëzit e kanë trajtuar frikën ndaj vdekjes duke u lidhur me fetë që premtojnë përjetësi.Lutuni më shumë dhe vdekja bëhët më pak e frikshme.

Qindra rituale për ?fat të mirë?zënë pjesë në festimete Vitit të Ri. Hollandezët, për të cilët rrethi është një simbol i suksesit, hanë donuts. Grekët pjekin tortën speciale Vassilopitta me një monedhë brenda, duke i dhënë fat të mirë për vitin e ardhshëm atij që gjen monedhën. Fishekzjarret e natës sëVitit të Ri filluan në Kinë mijëvjeçarë më parë, si një mënyrë për të larguar shpirtrat e këqinj. Japonezët mbajnë ?Bonenkai? të Vitit të Ri, për t’i dhënë lamtumirën problemeve dhe shqetësimeve të vitit të kaluar dhe për t?u përgatitur për një Vit të Ri më të mirë. Në Spanjë, kur ora shënon mesnatën, spanjollët hanë 12 kokkra rrush, për të sjellë fat të mirë për 12 muajt e ardhshëm. Mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet mes njerëzve duhet të zgjidhen dhe grindjet duhen lënë mënjanë. Një ritual iVitit të Ri për shumë kultura, është edhe pastrimi i shtëpive, në mënyrë që rinovimi të përfshijë çdo gjë që lidhet me ne.

Të gjitha janë interesante, fishekzjarret, ritet e fatit të mire, planet për të na dhënë kontroll mbi të ardhmen. Kudo, Viti i Ri është një moment për të marrë në konsideratë dobësitë tona e për t?i zvogëluar ato, në mënyrë që të jemi më të forte në përballjen me të panjohurën, që është e ardhmja dhe që duket sikur fillon pikërisht me datë 1 janar. Këto sjellje janë të përbashkëta në historinë dhe kulturën botërore, ndaj është mbresëlënse të kuptosh mënyrat e veçanta që njerëzit zgjedhin për të kaluar në mënyrë unike nga njëra ditë tek tjetra, shumë ndryshe nga së bëhët çdo ditë tjetër të vitit.

Hani donats, Vassilopitta dhe rrush, ndizni fishekzjarret dhe ngrini një dolli: “Për mbijetesë!”/ Pështati nga psychologytoday.com, CNA.al

Lajmet e fundit nga