Connect with Us

Pse puthen njerëzit sapo hyn Viti i Ri?/ Ja mitet që e shoqërojnë këtë traditë

Sociale

Pse puthen njerëzit sapo hyn Viti i Ri?/ Ja mitet që e shoqërojnë këtë traditë

Publikuar

-

Në natën e Vitit të Ri familjet, miqtë dhe çiftet nxitojnë të urojnë, përqafojnë dhe puthin të dashurit e tyre menjëherë sapo akrepi shënon 12:00.

Tani është një traditë e pastër. Por ku filloi ky zakon dhe pse puthja e parë e vitit konsiderohet si më e rëndësishmja?

Sipas miteve të lashta angleze dhe gjermane, personi i parë që puthni në Vitin e Ri, do të luajë një rol kryesor në lumturinë tuaj për pjesën tjetër të vitit. Kështu që, nga ditët shumë të lashta, njerëzit janë përpjekur t’i japin “puthjen e Vitit të Ri” dikujt me të vërtetë të veçantë, në mënyrë që të ndjehen me fat për pjesën tjetër të vitit.

Sipas legjendës, nëse ndryshoni kohën kur puthni dikë që e doni, ju pret një vit me fat për lidhjen tuaj, ndërsa nëse vendosni t’i jepni puthjen e lakmuar dikujt që nuk ju intereson vërtet, universi do t’ju “hakmerret”.

LEXO EDHE:  Kalojmë mbi 20 mijë minuta duke puthur, por cila është arsyeja ?

/Përshati në shqip nga Reader.gr CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizat e motit/ Ja si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Vendi ynë u ndikua sot nga masa ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta ndërsa moti ka qenë i kthjellët në pjesën më tw madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

Temperatura më e lartë për sot u regjistrua 36°C në disa qytete si Shkodër, Durrës, Berat dhe Elbasan ndërsa kryeqyteti regjistroi temperaturën më të lartë me 34°C.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtarenë relievet malore.



LEXO EDHE:  Sara Kapo shokon përsëri/Puthje lezbike në Instagram

Edhe nesër pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 16°C në relievet malore deri në 24°C në ato të ulta. Por në vlerat e mesditës pritet në rritje prej 1-2 gradësh dhe temperatura të parashikuara deri në 33°C deri në 37-38°C në ato të ulta dhe bregdetare.

LEXO EDHE:  Foto/ Jennifer Lopez shkëmben puthje me të dashurin në stadium

Era do të jetë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Qytetarja korrupton infermieren tek Infektivi/ Tomorri: Totalisht neveri!

Publikuar

-

Nga

Së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku një qytetare i jep rryshfet infermieres qe t’i cojë ushqimin familjarit qe ajo ka te shtruar me Covid.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri i cili e quan të neveritshme.
Sipas tij, kjo është dëshmia më e qartë se si sistemi yne shëndetesor publik ka degraduar totalisht.
Tomorri theksin se ky është faji i atyre që menaxhojnë sistemin shëndetësor.



“Nuk e di a do kete gje me te neveritshme se kjo video. Sipas kolegut qe e ka filmuar, zonja po i jep 2 mije leke rryshfet infermieres qe t’i coje ushqimin familjarit qe ajo ka te shtruar me Covid. Eshte e neveritshme dhe totalisht felliqesire ne cdo aspekt. Por eshte deshmia me e qarte se si sistemi yne shendetesor publik ka degraduar totalisht. Mund te jemi vendi i vetem ne planet ku jepet rryshfet qe tu sherbehet pacienteve te infektuar. Dhe nuk eshte faji i atyre infermiereve qe i marrin. Ata apo ato jane ndoshta ca te keqpaguar, por edhe mjerane, pasi kjo nuk e justifikon rryshfetin. Ky eshte faji i atyre qe menaxhojne sistemin shendetesor. Nuk e di ca ndjen kryeministri dhe ministrja e shendetesise kur shohin keto pamje. Por normalisht duhet t’u vije turp.
Neveri. Totalisht neveri”, shkruan Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përfundon misionin ekipi i mjekëve italianë/ Manastirliu vlerëson mbështetjen e Italisë

Publikuar

-

Nga

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiëncën e vyer për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu priti sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë ekipin e mjekëve italianë në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, me praninë edhe të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci.

“Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund t’a fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm. Eksperienca juaj në spitalet COVID dhe këshillat konkrete për organizimin spitalor janë të vyera dhe ndihmojnë strategjinë tonë të përgjigjies së sistemit shëndetësor ndaj situatës, me planin e vjeshtë-dimrit që ne kemi përgatitur për të përballuar një rritje të mundshme të numrit të rasteve. Unë jam e bindur se ky mision nuk do të jetë i vetmi por bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në misione të tjera”, tha Manastirliu.



Mjekët italianë shprehën vlerësimin për ekipin e mjekëve shqiptarë që aktualisht janë në përballje me pacientët e prekur nga COVID19 dhe u shprehën të gatshëm për vijimin e bashkëpunimit.

LEXO EDHE:  Sara Kapo shokon përsëri/Puthje lezbike në Instagram

LEXO EDHE:  Lady Gaga dhe Bradley Cooper gati sa nuk u puthën! Ja si reagoi Irina Shayk pas performancës

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci tha gjatë takimit se: “Ky është vetëm fillimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vijojë”.

Dy javë më parë, Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga shtatë ekspertë erdhi në Shqipëri në mbështetje të vendit tonë në përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID10. Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid. Grupi përbëhej nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria. Ndërsa pritet të vijojë bashkëpunimi me misione të tjera për shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve tona./CNA.al

LEXO TE PLOTE