Connect with Us

Pse i përvëlon sondazhi i “Brrylit”, Lulzim Bashës

Politikë

Pse i përvëlon sondazhi i “Brrylit”, Lulzim Bashës

Publikuar

-

Dy ditë më parë në mbrëmjen e ditës së dielë, “Brryli Brodëay”, një faqe memesh në rrjetet sociale, publikoi një sondazh.

Një sondazh me një pyetje të thjeshtë: A ka bërë opozita, opozitë?

Duke vendosur dy foto të Lulzim Bashës, kreut të PD-së, me alternativat, PO  ose JO.

Rezultatet ishin thuajse tronditëse. Mbi gjashtë mijë votues, dhe reth 84% e tyre, thonin se Lulzim Basha nuk ka bërë opozitë. Një detaj mjaft domethënës.

Është një sondazh i një faqeje kritike të qeverisë, e cila ironizon dhe tallet keqazi me çdo anëtar të kabinetit, duke filluar që nga kryeministri Edi Rama e deri tek i fundit. Dhe është më e kujdesshme me opozitën.

Por, mesa duket edhe atje ku janë ndjekësit më të mëdhenj antiqeveritarë, me më shumë like, komente dhe shpërndarje. Me shumë kritika dhe ironizime ndaj qeverisë, me akuza ndaj qeverisë, Lulzim Basha nuk fiton dot.

Ky është rasti kur Lulit i përvëlon një sondazh. Nuk i djeg. Se ndoshta sondazhet e tjera ai i shikon me një tjetër sy. Por ky në një faqe memesh ku sulmohet agresivisht qeveria, e cila sipas vetë autorëve apo personazheve që fshihen pas asaj faqeje, disa herë ka tentuar tua mbyllë apo raportojë, tregon se Lulzim Basha është vërtetët i pabesueshëm. Tregon se Lulzim Basha nuk është personi i duhur për të qënë në krye të opozitës.

LEXO EDHE:  Zyrtare/S'ka takim Basha-Meta

Kreu i Republikës së re, kur humbet sondazhin te “Brryli”, vallë çfarë ndodh në terren. Ai është i pabesueshëm dhe në një grup fansash që është me mijëra, të cilët nuk e besojnë dhe nuk e duan qeverinë me Ramën në krye, Lulzim Basha është i pabesueshëm edhe për shkak të kauzave të tij të humbura dhe të dështuara, ndryshimit të sjelljes çdo tre muaj nga një sjellje në një tjetër, por kjo tashmë duket se është e pavlerë. Njerëzit nuk e besojnë më atë dhe as opozitën që ai bën. Sondazhi na e tregon të vërtetën. Atë të vërtetë që i përvëlon më shumë se çdo gjë tjetër Lulit./ CNA.al

Sondazhi nga faqja e memeve/ Basha përbuzet dhe masakrohet nga shqiptarët

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbatimi i Reformës Zgjedhore”/ Ambasadorja amerikane vlerëson Hajdarin e Gjonin

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari nga grupi demokrat dhe Ralf Gjonin .

Sipas postimit në faqen e ambasadës, Kim ka shprehur vlerësimin e saj ndaj dy deputetëve për qëndrimin në Kuvend dhe faktin që nuk dogjën mandatet.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament.

Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj” shkruan ambasada amerikane./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kanë kthyer në sport shkeljen e Kushtetutës”/ Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Meta u shpreh se shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës, ndërsa theksoi se do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutë. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës.

Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

LEXO EDHE:  Zyrtare/S’ka takim Basha-Meta

LEXO EDHE:  7 kushtet për integrimin/ A qëndrojnë shqetësimet e Gunther Krichbaum?

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur Meta gjatë intervistës për “Euronews Albania”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta pret ministrin e jashtëm turk/ Shqipëria dhe Turqia, potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”, u shpreh Presidenti Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE