Connect with Us

Policia Kufitare masa për përballimin e fluksit dhe goditjen e paligjshmërisë

Kronika

Policia Kufitare masa për përballimin e fluksit dhe goditjen e paligjshmërisë

Publikuar

-

55 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri që nga data 23 dhjetor përmes aeroportit të Rinasit, duke krijuar një fluks të shtuar të qytetarëve.

Policia njofton se janë shtuar masat e sigurisë duke rritur edhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë si në hyrje edhe në dalje.

“Policia Kufitare e Rinasit, masa për përballimin e fluksit në hyrje dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë javës së fundit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve.

Prej datës 23 dhjetor e deri sot kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit mbi 55 mijë qytetarë.

Në kuadër të marrjes së masave për përballimin dhe menaxhimin e fluksit gjatë festave, nga ana e Komisariatit Rinas, në zbatim të planit të masave të DPPSH, janë shtuar dhe masat e sigurisë, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë, si në hyrje ashtu dhe në dalje.

LEXO EDHE:  Fier/ Arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

Javën e fundit, si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 13 raste me dokumente të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti, viza të vendeve të BE-së dhe personat që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me këto dokumente janë proceduar penalisht për “Falsifikimin të dokumenteve” dhe për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Policia Kufitare ka marrë masa për përballimin e fluksit edhe në dalje, në ditët e para të vitit të ri, si dhe për një kontroll sa më efikas në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media “sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”.

LEXO EDHE:  Fier/ Arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

LEXO EDHE:  E pazakontë/ Hodhi monedha "për fat të mirë" në motorin e një aeroplani

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ilda Bejleri aksidenton rëndë të moshuarën/ Largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 64-vjeçare, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është goditur nga një makinë me targa AA998NY, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i gazetares së sportit në Top Channel Ilda Bejleri, raporton Dritare.net.

Pas ngjarjes, makina është larguar me shpejtësi duke e lënë të moshuarën të plagosur rëndë në rrugë.

Aktualisht e moshuara ndodhet në reanimacion pranë spitalit të Traumës ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

LEXO EDHE:  Parkimi me kartë në Tiranë, policia rrugore: Zgjidhje për të lehtësuar problemin

LEXO EDHE:  Sherr me thika/ Policia arreston dy persona

Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Zbardhet konflikti mes 3 të rinjve, 2 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Ata kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Vettingu dëmton policinë?/ Ja si përgjigjet ministrit Xhafaj

LEXO EDHE:  Tenton të kalojë drogë në kufi/ Kapet “mat” 29-vjeçari

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.

LEXO TE PLOTE