Connect with Us

Përgjimet e reja/ Policja në hotel me 5 burra, në skemë edhe një gazetare, “Zogu i Tiranës” telefonatë me “Turin e peshkut “ dhe biznesmenin

Kronika

Përgjimet e reja/ Policja në hotel me 5 burra, në skemë edhe një gazetare, “Zogu i Tiranës” telefonatë me “Turin e peshkut “ dhe biznesmenin

Publikuar

-

Një punonjëse policie me inicialet D.B dhe një gazetare me iniciale A.F, kanë qenë pjesë e grupit të vajzave që Hermes Nikaj koordinonte për takime me biznesmenë, duke i çuar në hotel me ta.

Në vazhdim të përgjimeve të publikuara katër ditë më parë, sot “Shqiptarja.com” hedh dritë mbi disa episode të tjera, ku tregohet se me ndërmjetësimin e Hermes Nikaj, njohur ndryshe me pseudonimin “Zogu i Tiranës”, vajzat kanë përfunduar në hotele apo apartamente.

Në një rast del qartë se në 2 gusht 2018 ka përfunduar në hotel “Autostrada” një punonjëse policie, e cila është pikasur nga kolegët e saj, teksa ka hyrë në hotel me “Zogun e Tiranës” dhe pas 3 orë e 30 minuta, ka dalë nga hoteli me 5 meshkuj të moshave të ndryshme. Në përgjimet e sotme, “Shqiptarja.com” hedh dritë mbi biseda të tjera, ku një pronar restoranti me emrin “Turi” flet në mënyrë të gabuar me Hermes Nikaj, ku vajzave u thuhet “kuzhiniere”.

Dy raportet e vëzhgimit për punonjësen e policisë

Sipas një raporti vëzhgimi që mban datën 24 korrik 2019, të kryer nga agjentët e policisë së Tiranës, pjesë e vajzave të eskortës së “Zogut të Tiranës”, ishte dhe një punonjëse e policisë së kryeqytetit. Kjo punonjëse del që ka njohje me Hermes Nikaj dhe është takuar me këtë person në afërsi të prokurorisë së Tiranës, ku së bashku me ta ka qenë dhe një vajzë tjetër, që besohet të jetë F.Sula. Pasi kanë qëndruar dhe kanë biseduar, për disa çaste në një lokal pranë prokurorisë, punonjësja e policisë me inicialet D.B, ka dalë nga lokali dhe ka hyrë në një pallat 8 katësh, duke u futur në një apartament në katin e 5-të.

Prezencën e kësaj punonjëse policie në grupin e vajzave që koordinonte për prostitucion “Zogu i Tiranës”, e ka bërë të ditur para oficerëve gjyqësorë dhe njëra nga vajzat e arrestuara në hotel “Autostrada” me inicialet D.N. Ku mes emrave të vajzave të njohura, ndodhej dhe një punonjëse policie me inicialet D.B. dhe një gazetare me inicialet A.F.

Mirëpo nga një vëzhgim tjetër i datës 2 gusht 2019, agjentët e policisë kanë konstatuar se Hermes Nikaj ka dalë nga shtëpia dhe hipën në një automjet tip “Benz A Class”, ku drejtuese e mjetit ishte një vajzë. Nga ana e policisë ajo është identifikuar shumë shpejt, dhe kjo vajzë ishte punonjësja e policisë së Tiranës, me inicialet D.B.

Në orën 21:05, automjeti ku udhëtonin këta dy persona dhe që po ndiqej nga policia, hyn në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës dhe futet në ambientet e hotel “Autostrada”. Pasi parkuan automjetin, punonjësja e policisë dhe Hermes Nikaj, u futën brenda hotelit. Pasi kanë qëndruar 3 orë e 30 minuta në hotel, fiks në orën 01:20 agjentët e policisë kanë konstatuar se nga ambientet e brendshme të këtij hoteli kanë dalë Hermes Nikaj së bashku me punonjësen e policisë D.B. Bashkë me ta, kanë dalë njëherësh dhe 5 meshkuj të moshave të ndryshme që varionin nga 35 deri në 50 vjeç. Të shtatë personat janë ndarë në dy makina dhe më pas u larguan në mesnatë në drejtim të një clubi nate. Të shtatë personat hyjnë club  dhe dalin në orën 02:40, duke u larguar me makina secili në banesën e vetë.

‘Do heq les*t se jam bërë skandal’

Në 27 qershor 2019, rreth orës 21:04 Hermes Nikaj bisedon me një nga vajzat e grupit shoqëror të tij dhe më konkretisht me B.K, me të cilën zhvillojnë një bisedë, ku B.K në bisedë e sipër i thotë se duhet të depilohet se është skandal në atë gjendje, dhe nga ana tjetër “Zogu” ia kthen që duhet t’i heqë, se nuk i dihet.

Zogu: Hë a je tu ardhë?

B.K: O jeta ime

Zogu: U nise?

B.K: Më dëgjo pak, jo. Se i thashë K***it të bëjë gja gjana, po pa lek se nuk kam lekë i thashë.

Zogu: Po pse do me e rregulluar sot ti?

B.K: O jeta shif ça do me bo, du me hek i çik les*t se jam skandal.

Zogu: Po po se nuk i dihet. Po po bëje. Bëjë mirë pra mirë.

“Të është bërë mëndja lek, o mavri”…

Zogu: Unë e kam një dashnor për qejf, por janë disa pederasta të keqinj…!

Ndërkohë dy ditë pas kësaj bisedë, prokuroria e Tiranës thotë se ka përgjuar një tjetër bisedë me një person tjetër, që identifikohet si A.B. Në këtë bashkëbisedim, Nikaj i mburret këtij personi, të cilin nuk e dëshiron më ta ketë as si shok dhe i ka bërë bllok në telefon. Nikaj i thotë se tashmë kishte zënë një dashnor të vogël bos, dhe ishte në rregull. Biseda është bërë në 12:06 dhe mes Hermes Nikaj (Zogu) dhe këtij personi zhvillohet kjo bisedë, ku Nikaj vetëm për lek flet, ndërsa Beqaj i thotë “…të është bërë mëndja lek, o mavri…”.

Zogu:Po ik ere se unë e pashë shumë mirë se kush je tip o ec. Kam zënë një dashnor bos, ashtu tu ma thyyy…

A.B: O sa budalla je o lumadh. Hiqe bllokun ere.

Zogu: Unë një bos e kam, një dashnor të vogël e kam për qef.

LEXO EDHE:  Arrestohet dhëndri i Vjollca Hoxhës/ Policia fshehu ngjarjen

A.B: I****(përmend një emër) do vijë sot tek shtëpia jote?

Zogu: Ku i ke lekët ti?

A.B: I*** (përmend një emër) do vijë sot tek shtëpia jote?

Zogu: Ej do ma bësh pak atë ofertën e internetit? Shko tek ndonjë nga këto kompanitë dhe ma paguaj nja dy tre muaj, vetëm Hermes Nikaj thuaj atyre.

A.B: Po hiqe bllokun ti…ti bie orë e minut unë.

Zogu: Po për çfarë? Unë çun i vogël 20 vjeç ti pezjetë vjeç, ti shifesh. Për çfarë të merem unë me ty?

A.B: Njizet e, s’je njezet e jo.

Zogu: Po për çfarë të merrem unë me ty? Ja kaq më jep një arsye ti. Se mos je i bukur.

A.B: Ouuu, kot si shok

Zogu: Po çfarë shokë jemi ne, unë do lekë

A.B: O të është bërë mendja lek o mavri

Zogu: Ti nuk je për mua shpirti, unë ta kam thënë

A.B: Ouuuu.

Zogu: Po çfarë si shok, se keq për seks jam unë e?

A.B: Jo për seks o jooo

Zogu: Unë një dashnor për qef e kam edhe nji që më ndihmon e kam. Për ça të kem unë

A.B: Oooo ti, çdo gjë e lidh me lekët

Zogu: Po patjetër

A.B: Eeeee

Zogu: Unë pezjet euro i dua shpenzime ditore zemra. Se janë ca pederasta të këqinj që mund të kenë folur keq ty, po ata s’krahasohen me mua, janë llumi shpirti.

A.B: Kush më ka fol, kush?

Zogu: E di unë. Ti merresh me zhulsa, unë s’jam kategori për dhjetë mijë leksha, që mund të kesh takuar ti.

A.B: Ku flas unë me njeri

Zogu:P o e di unë, po unë i kam marrë vesh të gjitha, kë ke takuar ti

Në 18 korrik 2019, pasi ka shkëmbyer disa telefonata me F.Sula për të gjetur vajza për punë, agjentët e policisë së Tiranës kanë vëzhguar Hermes Nikaj, që shkon në një lokal, ngjitur me prokurorinë e Tiranës dhe pikërisht në këtë lokal ka takuar  F.Sula. “Makina kishte lëvizur”, dhe Zogu kësaj gruaje i kishte gjetur dy vajza nga Kukësi për t’i përdorur në marrëdhënie seksuale. Në raportin e vëzhgimit del se pasi largohet F.Sula, “Zogu” hipën në një automjet tip Benz-Mercedes, ku ndodheshin dy vajza. Pikërisht këto vajza, zbresin nga makina në zonën e Kthesës së Kamzës, dhe pikërisht këtu futen në një hyrje pallati. Ndërsa “Zogu” dhe shoferi i makinës qëndrojnë poshtë. Pasi qëndrojnë gati 1 orë dy vajzat dalin nga pallati dhe hyjnë sërish në automjetin ku ndodhej “Zogu” dhe më pas largohen në drejtim të një restoranti në rrugën e Kavajës.

“Fole me ato vajzat se jam keq për zotin”

Pasi mbarojnë këtë seanca marrëdhënie seksuale, sërish F.Sula hidhet në veprim duke telefonuar Hermes Nikaj, duke i kërkuar që t’i njoftojë të dyja vajzat për ditën tjetër, të jenë gati dhe të punojnë së bashku se është keq nga ana e gjendjes financiare. Mes “Zogut” dhe F.Sula, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Hë shpirti im se isha në dush dhe sa dola

F.Sula: Më fal

Zogu: Asnjë gjë se po laja trupin

F.Sula: Mirë i lajmërove ato gocat

Zogu: Po pra ato, k****ca të thanë për nesër

F.Sula: Nesër i lemë, e mirë s’ka gjë. Më fal se i kam rënë disa herë telefonit.

Zogu: Qyqja s’ka gjë jam fëmija jot.

F.Sula: Mirë do ta lemë nesër, ça ore do ta lemë nesër?

Zogu: Nga pasditja, sa të shkruajnë k****t, s’u zihet besë jau q… r….

F.Sula: Mirë mirë, vetëm thuaji çfarë ore do vijnë, mirë.

Zogu: Pa merak se të shkruaj unë në Whats app.

F.Sula: Aman se na duhet puna se z’ban o Hermes

Zogu: E di e di më raftë pika

F.Sula: Se jam keq…për zotin

Zogu: Po ça shpirti…

F.Sula: Fol me ato, çfarë ore do vijnë nesër mirë

Zogu: Mos u mërzit, më raftë pika

F.Sula: Të puç…

Turi: Ka vend për kuzhiniere

Pa kaluar shumë ditë në datën 22 korrik 2019, Hermes Nikaj telefonohet nga një biznesmen në Tiranës, që menaxhon një restorant peshku, i cili është identifikuar me emrin “Turi”.Të dy së bashku flasin në mënyrë të koduar, dhe sapo mbërrin vajza, “Turi” i thotë Zogut se ka vend pune në restorant për kuzhiniere, dhe mos diskutonte fare asnjë fjalë. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Zogu: Hë zemra

Turi: Hë zemra nga bëhet

Zogu: Hiç të bëfsha…

Turi: Mirë mo mirë

Zogu: Donte të punonte kjo tek ty

Turi: Ça të punonte mo vëlla?

Zogu: A e kupton?

Turi: Lere e mora vesht, të vijë patjetër. Ka vend për kuzhiniere, mos e diskuto fare.

Zogu: Ok, sa të bëjë e përgjithshmja

Turi: Kur do vish sot

Zogu: Jo sot, nesër ose pasnesër.

Turi: Ok, nesër në darkë. Paradite kur të duash, vetëm më lajmëro se po merrem me shpinë e re.

Zogu: A do me njoftu, hajt se të shkruaj unë…(Shqiptarja.com)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media “sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”.

LEXO EDHE:  Lumë droge drejt Greqisë/ Ndalohet mjeti me 86 kg marijuanë

LEXO EDHE:  Përplasja me Policinë/ Basha, thirrje për banorët e Bregut të Lumit

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ilda Bejleri aksidenton rëndë të moshuarën/ Largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 64-vjeçare, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është goditur nga një makinë me targa AA998NY, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i gazetares së sportit në Top Channel Ilda Bejleri, raporton Dritare.net.

Pas ngjarjes, makina është larguar me shpejtësi duke e lënë të moshuarën të plagosur rëndë në rrugë.

Aktualisht e moshuara ndodhet në reanimacion pranë spitalit të Traumës ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

LEXO EDHE:  Prangosen dy persona per dhune ne familje

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat e thotë copë/ Policia e Xhafajt me alibi për krimet qeveritare

Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Zbardhet konflikti mes 3 të rinjve, 2 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Ata kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat e thotë copë/ Policia e Xhafajt me alibi për krimet qeveritare

LEXO EDHE:  Prangosen dy persona per dhune ne familje

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.

LEXO TE PLOTE