LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Për një Vit të Ri me fat”/ Traditat “fatsjellëse” nëpër botë

31 Dhjetor 2019, 21:30, Aktualitet CNA
“Për një Vit të Ri me fat”/ Traditat

Një element bazë që përafron kulturat botërore me rastin e Vitit të Ri, janë ?ritet? për një fat të mirë. Besohet se, disa rituale apo veprime specifike sjellin fat të mirë dhe prosperitet për vitin e ardhshëm. Cilat janë këto tradita në vende të ndryshme të botës?

AUSTRI – Derri është simbol për fat të mirë për vitin e ri. Ai shërbehet në një tryezë gjithmonë të zbukuruar.

ANGLI? Britanikët e vendosin fatin e tyre për vitin e ardhshëm në duart e mysafirit të tyre të parë. Ata besojnë se vizitori i parë i çdo viti të ri mbart dhuratën që do të sjellë ?fatin? për vitin e ardhshëm. Ndaj vizitorët kanë gjithmonë një dhuratë tradicionale me vete. Dhuratat tradicionale janë qymyr për zjarrin, një bukë, ose pije. Që fati të ecë mbarë, vizitori duhet të hyjë nga dera e përparme dhe të largohet nga dera e pasme e shtëpisë.Vizitorët që janë duarbosh ose që janë të padëshiruar, nuk lejohen të hyjnë të parët për vizitë.

WALES – Në orët e para të mesnatës, dera e pasme e shtëpisë është e hapur dhe më pas mbyllet për të lënë pas vitin e vjetër bashkë me të këqijat e tij. Sapo ora shënon 00:00, dera e përparme e shtëpisë hapetpër të mirëpritur Vitin e Ri me fatin e tij të mire.

HAITI – Në Haiti, Dita e Vitit të Ri është një shenjë e vitit që do të vijë. Vendasit veshin rroba të reja dhe shkëmbejnë dhurata me shpresën se viti do të ecë mbarë.

SIÇILI – Një traditë e vjetër siçiliane thotë se fati i mirë do të trokasë tek ata që hanë lasagna në ditën e Vitit të Ri, por mjerë kush ha spagheti, pasi çdo ?pasta? tjetër përveç lasagnas do të sjellë fat të keq.

SPANJË- Në Spanjë, kur ora shënon mesnatën, spanjollët hanë 12 kokrra rrush, për të sjellë fat të mirë për 12 muajt e ardhshëm.

PERU – Zakoni i Vitit të Ri peruan është i ngjashëm me traditën spanjolle të ngrënies së 12 kokrrave rrush. Por në Peru, një kokërr e 13-të rrushi duhet të hahet për të siguruar fat të mirë.

GREQI – Një ëmbëlsirë e veçantë e Vitit të Ri piqet me një monedhë të shtënë në brumë. Feta e parë është për Krishtin, e dyta për babanë e familjes dhe e treta është për shtëpinë. Nëse feta e tretë mban monedhën, një pranverë familjare do të vijë në fillim të këtij viti. Personi të cilit i bie monedha, do të jetë fatlumi i vitit të ri.

JAPONI – Japonezët dekorojnë shtëpitë e tyre në nder të perëndive fatsjellëse. Një traditë për zbukurimin e shtëpive është ?kadomatsu?, ku në ambient vendoset një degë pishe që simbolizon jetëgjatësinë, një kërcell bambuje që simbolizon prosperitetin dhe një degë kumbulle e lulëzuar që tregon fisnikëri.

KINË- Për Vitin e Ri Kinez, çdo derë e përparme lyhet me një shtresë të freskët me bojë të kuqe, ku e kuqja është një simbol i fatit të mirë dhe lumturisë.

NORVEGJI – Norvegjezët gatuajnë pudding me oriz për Vitin e Ri dhe fshehin një bajame të tërë brenda. Personi që gjen bajamen pritet të ketë ?pasuri të garantuar? për vitin e ri./Përshtati nga english-magazine.org, CNA.al

Lajmet e fundit nga