LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një vit "fitoresh" për Ramën, Bashën dhe Metën

31 Dhjetor 2019, 11:54, Politikë CNA

Do të duhej një analizë shumë e gjatë, renditje faktesh, dështimesh spektakolare, të treshes që kryeson kastën politike në vend. Por, do të përpiqemi ti renditim sa më shkurt, “fitoret” e këtyre njerëzve që me fitoret e tyre, gërr vërret dhe sherret e tyre dhe konfliktet për pushtet kanë çuar Shqipërinë në një rrugë pa krye, në një vend të pashpresë, ku largohen çdo ditë me mijëra qytetarë.

Në një vend ku vetëm në këtë mandat të Rilindjes janë larguar qindra e mijëra shqiptarë. Ku të rinjtë shpresën e shikojnë vetëm në rrugët e Europës, ku ka shpresë për punë. Dhe pas një tërmeti shkatërrimtar të ardhur pas një situate tensioni, përplasjesh politike dhe dhunë , gjithçka duket edhe më e nderë.

Le ta fillojmë nga Edi Rama.

Kryeministri që po përpiqet të menaxhojë pasojat e tërmetit me show. Njeriu që nuk ndalet në 24 orë në ekran. Live në media, me deklarata, qëndrime, ai dhe ministrat, zyra e shtypit. Një kakafoni, zhurmë dhe propagandë që ia kalon edhe Gebëlsit të Hitlerit.

Menaxhimin e tërmetit po e bën me show. Ndërkohë me mijëra qytetarë janë rrugëve, disa në çadra e të tjerë në hotele. Pa shtëpi, pa katandi dhe të pashpresë. Ka kaluar një muaj dhe për ta nuk ka asgjë.

Përtej ndihmës së dhënë deri tani duket se situata është mjaft e zymtë.

Por, përpara tërmetit të 26 nëntorit dhe reagimit të institucioneve shtetërore për të mos bërë këtu diallin, ishte dhe një tjetër tërmet në shtator dhe një tjetër më përpara në Korçë, ku ende ka banorë me shtëpi të pa rregulluar. E përpara tërmeteve ishte situatat e krizës politike.

Zgjedhjet thuejse monopartiake, Edi Rama që merr bashkitë në tavolinë dhe këto të fundit, në vend që pas Reformës Administrative të ktheheshin më aktive, me më pak administratë, dhe më të forta në menaxhimin e teritorit, janë më të dobëta, më të fryra dhe më keqmenaxhuese.

Ende Shqipëria nuk ka marë çeljen e negociatave. Këtë e shpresonte shumë Edi Rama, por dështoi me sukses.

Nuk mundi dot të realizonte reformat e duhura. Bundestagu gjerman vendosi nëntë kushte. Presidenti Francez e kundërshtoi.

Po t?i pyesësh për shqiptarët a e meritojnë të jenë pjesë e BE-së, shpirtërishtt historikisht ata të gjithë thonë Po.

Ndërsa Shqipëria si shtet, për rendin dhe sigurinë në punë dhe nivelin ekonomik ndoshta mund tt?i atashohet vendeve arabe apo Afrikës, se vështirë të krahasohett me ndonjë nga qytetet apo shtetet europiane.

Pra, kriza politike, mos menaxhimi si duhet i tërmetit, ngecja e negociatave, një palë zgjedhje i vetmuar, konfliktet dhe përplasjet, kapja e çdo instittucioni nga kreu i qeverisë janë fitoret e tij gjatë vitit që shkoi.

Le të shkojmë tek Lulzim Basha, kreu i PD-së, për të cilin çfarë të themi e çfarë të lëmë.

Është njësoj si Rama. Shpesh akuzohet si vegël e tij. I kthyer shpesh në qesharak në politikë. Shkon dhe djeg mandatett e deputetëve duke e quajtur një fitore të radhës me shpresën se Edi Rama do të rrëzohet. Zhvillon një tufë protestësh të dhunshme. Deklaron se kryeministri Edi Rama kishte rënë, në fakt Rama vijon ende në detyrë.

Kërcënon me flakë e zjar zgjedhjet e 30 qershorit. Molotov, përplasje me policinë, dhunë, gjithçka ndodhi në Tiranë nga shkurti deri në zgjedhjet e 30 qershorit. Por, një ditë të bukur Luli ndali protestat.

Zgjedhjet u bënë, Basha nuk hyri në zgjedhje, duke i falur në tavolinë 61 bashki kryeministritt Edi Rama, 59 prej të cilave vazhdon ende ti drejtojë. Lëvizi kursin njeriu që kërcënoi, ushtroi forcën dhe pas tërmetit të 26 nëntorit doli në video si të ishte një president i Amerikës dhe me video-mesazh i grimuar, çonte sinjalet e tij pozitive për shpresë për ndryshime dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Njeriu që kishte përdorur kërbacin për muaj të tërë tashmë kishte ndryshuar fytyrën. Ka ndryshuar këshilltarët ndoshta, diçka ka ndodhur.

Por, pasi dështoi me dhunën vendosi të bëjë djalin e urtë, atë që ka bërë kohë më parë. Nga ana tjetër është kthyer në një aneks të qeverisë, ku për disa javë shkonte dhe shëtiste në zonat e tërmetit, a thua se ishtë anëtari i shtabit të Edi Ramës dhe bëntë konstatime.

Ky është Lulzim Basha, një dështim i vërtetë dhe “fitoret” e tij spektakolare të 2019.

Një personazh tjetër është edhe kryetari de fakto i LSI-së, presidenti Ilir Meta.

Njeriu i korrupsionit, i kapur në përgjime. Njeriu i njëmijë e një aferave, i akuzuar nga PS, por edhe nga PD. Një lojtar i fortë në politikë.

Së fundi luajti me debatin kushtetues, ngriti tonet, kërcënoi dhe ishte gati të shkonte në protestë, por ishte tërmeti i 26 nëntorit që e ndali Ilir Metën në hapat e tij të ?çmendur?.

Është kapur pas Kushtetutës, në një pikë për zgjedhjet e anëtarëve dhe vazhdon përplasjen me KED. Por, edhe para kësaj Ilir Meta bëri çmendurinë e tij, ç?dekretoi datën e zgjedhjeve megjithëse nuk e njeh Kushtëetuta, dhe dekretoi një datë tjetër, gjoja për të zgjidhur situatën.

Por, edhe ai si Lulzim Basha ngeli me ?gisht në gojë?. Zgjedhjet u bënë me 30 qershor dhe datën e dekretuar së dyti nga Ilir Meta nuk pati zgjedhje.

Presidenti Ilir Meta shpesh herë hyn dhe i hedh ?benzinë zjarrit?. Në vend që të jetë mbi palët ai është një palë. Bashkëshortja e tij drejton LSI-në, bashkëshortja e tij është në opozitë në krah të Lulzim Bashës.

Pra, Shqipëria në lidhje me institucionin e Presidentit ka bërë shumë hapa pas, pavarësisht se në disa pika dhe qëndrime Ilir Meta ka të drejtë. Por, ?fitoret? e tij janë më të mëdha, siç është ç?dekretimi i datës së zgjedhjeve apo tentativa e tij për të dalë në protestë, pa folur për detajet e tij qesharake me gazetarucë, humoristë, duke u sjellë si Tarzan apo boksier në fotot publike.

Për këtë treshe janë shumë pak ato që thamë më sipër. Janë shumë pak detaje. Por kjo është treshja që sot mban peng Shqipërinë.

Shqipëria është në atë gjendje për shkak të kësaj kaste. Të Ramës, Bashës dhe Metës. Të tre meritojnë duartrokitje të madhe për ?fitoret? e tyre, të cilat kanë çuar edhe më keq situatën ekonomike dhe politike në Shqipëri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga